MENU
thesari.com © 2001

A e dini cfare eshte te bllokosh? - Thesari

E Martë 08 Nëntor, 2016
A e dini cfare eshte te bllokosh?

rama-bregu-905x395

Gazetari i News24 Bledian Koka ka reaguar pas lajmit të përhapur mbrëmë nga Partia Socialiste se PD votoi që Komisioni Europian të mos hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.

Në një status në Facebook, gazetari Koka i kujton deputetit të PS Taulant Balla se të bllokosh integrimin e vendit është të bësh bësh grevë siç bënte PS në opozitë.

Reagmi i gazetarit Bledian Koka:

Te bllokosh rrugetimin drejt BE-se eshte te besh greve 19 ditore per hapjen e kutive nje vit pas zgjedhjeve, sic beri Taulant Balla me shoke nen urdherat e Edi Rames.

Te bllokosh rrugetimin drejt BE-se eshte qe pasi nuk te del gje me greven e urise te bojkotosh kuvendin pse Ilir Meta nuk te jep mundesin per te zgjedhur Kryetarin e Keshillit te Qarkut Fier, sic beri Taulant Balla me shoke nen urdherat e Edi Rames.

Te bllokosh integrimin eshte te besh proteste nje jave pepara se Keshilli i Atlantikut te Veriut te merrte vendimin historik pro anetaresimit te Shqiperise ne NATO, sic beri Taulant Balla me shoke nen urdherat e Edi Rames.

Te bllokosh eshte te besh protesten e 21 Janarit kunder Ilir Metes ku humben jeten 4 qytetare dhe 2 vjet me pas ta marresh Ilir Meten ne qeverisje, sic beri Taulant Balla me shoke nen urdherat e Edi Rames.

Nuk eshte qendrim bllokues kur te pyet BE-ja a ka hashash dhe ti te thuash po mor zoteri ka dhe ka me shume se uji qe permbyti Shqiperine sot, sic tha Bumci sot.

Nuk eshte qendrim bllokues kur te pyet BE-ja a jane te rrezikuara zgjedhjet nga blerja e tyre me parate e hashashit permbytes, dhe ti pergjigjesh po mor zoteri eshte e vertete, sic tha Bumci sot.

E nuk eshte qendrim bllokues qe kur BE-ja te pyet a vazhdon te kete elemente kriminal ne politikeberjen e larte shqiptare edhe pas ligjit te dekriminalizimit, ti te thuash po more zoteri ashtu eshte, sic beri Aldo sot!...

P.S. Ndersa sa per ate qe po ben Majlinda e kam thene qe para ca kohesh. Nuk komentoj dot nje deputete te PD-se qe ka kohe qe flet si ministre e ardhshme e PS-se, apo qofte edhe si kryenegociatore po me votat e PS-se 

 

 

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?