MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

A po i gënjen kryeministri Rama banorët e Zharrëzës me shkresa ligjore? - Thesari

E Hënë 27 Shkurt, 2017
A po i gënjen kryeministri Rama banorët e Zharrëzës me shkresa ligjore?

ilir-sinanaj

Banorët e zonës së Patos-Marinzës, prej më shumë se 5 vitesh kanë përjetuar shkatërrimin e pronave të tyre si edhe rreziqe shëndetësore, të shkaktuara nga lëkundje të vazhdueshme të tokës dhe ndotje mjedisore. Për këtë, banorët e zonës fajësojnë veprimtarinë disavjeçare të operatorit te nxjerrjes së hidrokarbureve, “Bankers Petroleum”.

Kulmi i vuajtjeve  arriti aty ku nuk mbante më gjatë këtyre ditëve, kur banorë të Zharrëzës marshuan në këmbë drejt Tiranës, duke u vendosur përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për të kërkuar të drejtën e tyre njerëzore: për të mbajtur frymën gjallë.

Megjithatë qeveria “Rama” me mbëshetjen konsensuale të  Ilir Metës, as nuk e vë ujin në zjarr për t’u dhënë këtyre banorëve atë që u garanton ligji: të jetojnë! Ndërkaq e gjithë kjo histori duhet parë nga prizmi ligjor. Nëse shohim disa shkrsa të dikastereve të këtyre 2 viteve të fundit, jo vetëm se nuk ka një vullnet për zgjidhjen e çështjes, por madje përdoren labirinte ligjore për ta mbajtur çështjën pezull dhe pa një zgjidhje për banorët e Zharrëzës. Media gjithashtu ka qenë palë, pasi nuk kanë pasqyrura këto probleme jetike të këtyre banorëve.

Raportimi i parë për Zharrëzën

Për vuajtjet e banorëve të Zharrëzës, për të cilat fajësojnë veprimtarinë naftënxjerrëse të “Bankers Petroleum”, kam shkruar fillimisht në dhjetor të vitit 2013. Mendova se do të zgjidhej problemi. Por ndodhi një gjë “e çuditshme”! Pak më vonë në gazetat print të asaj kohe në faqet e tyre u botuan reklama të “Bankers Petroleum”, e për rrjedhojë politikat editoriale të mediave nuk kishin më interes për çfarë po ndodhte me banorët e Zharrëzës.

Dhjetor 2016

Në dhjetor të vitit 2016 banorët e Zharrëzës hynë në grevë urie, pasi vazhdonin lëkundjet e tokës të shkatuara sipas tyre nga veprimtaria naftënxjerrëse e “Bankers Petrolium”. Këto lëkundje kanë vite që ndodhin në atë zonë, duke rrezikuar jetën e banorëve. Asnjë reagim nga qeveria për të zgjidhur problemin dhe asnjë përpjekje nga kompania naftënxjerrëse për të diskutuar për problematikën. Edhe lajmi për lëkundjet e tokës në dhjetor të vitit 2016 u censurua nga mediat. Kjo bëri që banorëve të Zharrëzës të mos u mbetej gjë tjetër, përveçse të hynin në grevë urie për të ndërgjegjësuar opinionin publik për rrezikun që u kanosej jetëve të tyre.

Parlamentari që denoncoi

Ndërsa banorët e Zharrëzës i kaluan Krishtlindjet e vitit 2016 në grevë urie, si pushtetarët ashtu edhe pjesa më e madhe e mediave, po bënin çmos për të censuruar grevën e banorëve të Zharrëzës. Ndërkaq, falë rrjeteve sociale pati një ndërgjegjësim të publikut lidhur me gjendjen në Zharrëz.

Ndër të vetmit parlamentarë që u prit masivisht nga banorët e Zharrëzës dhe denoncoi ashpër veprimtarinë shkatërrimtare të nxjerrjes së naftës nga “Bankers Petrolium” ishte deputet i LIBRA-s intelektuali Ben Blushi, duke u radhitur përkrah qytetarëve e duke shprehur gadishmëri për t’i ndihmuar në emër të LIBRA-s.

“Duhet të tregoni që i gjithë populli i Zharrëzës është në një mendje. Mblidhuni këtu bëni një marshim lëni një orar! 3 mijë veta shkoni në këmbë në Fier! Ajo është gjëja që mund të bëni. Sepse e gjithë Shqipëria nuk e di (çfarë po ndodh në Zharrëz). Mediat nuk e japin, ju kanë bojkotuar. Media dhe qeveria janë me palët e “Bankers”, janë me të pasurit. Kjo është çështja dhe ju kanë bojkotuar! Ju nuk duhet të vdisni! Ju duhet të sensibilizoni Shqipërinë se jeta juaj është në rrezik! Dhe qeveria që ju përfaqëson nuk është me ju, nuk ju mbron, por është me palën që rrezikon jetën tuaj! Por përse është kështu? Për shkak të rryshfetit natyrisht! Një naftë e përzier me gjak ne nuk na duhet! Kjo është naftë me gjak!”, theksoi Blushi më 27 dhjetor të vitit 2016, përpara anorëve të Zharrëzës.
Dhe banorët e Zharrëzës në shkurt nisën marshimin në këmbë nga shtëpitë e tyre për të mbërritur në Tiranë përpara Mnistrisë së Energjisë (25 shkurt 2017)!

Letra për z. Wu Fengliang

Më 26 dhjetor 2016, Presidenti dhe Drejtori i Përgjithshëm i “Bankers Petrolium”, z. Wu Fengliang, mori një shkresë, me numër protokolli 7270/6 nga Ministria e Energjisë, të nënshkruar nga zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja. Në këtë shkresë i kërkohej “Banker Petroleum” që:

1. të ndërpritej menjëherë injektimi i ujit teknologjik në puste e lokalizuar përreth fshatit Zharrëz, deri në një njoftim të dytë;

2. të niste dialogu i përbashkët me përfaqësues të “Bankers Petroleum” dhe Grupin e Punës së ngritur nga Urdhri i Ministrit nr. 426 për të gjetur shkaqet e lëkundjeve të tokës në zonën Patos-Marinzë;

3. të ndiqen proceduara për të mundësuar angazhimin e ekspertëve të huaj për vlerësimin situatës.

Urdhri i Kryeministrit

Nën presion nga grevistët e Zharrëzës (dhjetor 2016), si edhe nga fakti se deputiti i LIBRA-s, Ben Blushi, i dha jehonë në opinionin publik, kryeministri Edi Rama nxori me shpejtësi Urdhrin nr. 178, datë 27.12.2016 për të ngritur një grup ndërministror për vlerësimin e gjendjes në Zharrëz, pas lëkundjeve të tokës. (Çuditërisht Urdhri i Kryeministrit Rama del në të njëjtën ditë, pasi deputeti Blushi u prit masivisht nga banorët e Zharrëzës).

Sipas këtij Urdhri të Kryeministrit, pak a shumë kërkoheshin të njëjtat gjëra që i ishin kërkuar z. Wu Fengliang, pak më parë.

Sipas pikës 4, të Urdhrit të Kryeministrit nr. 178, dt 27.12.2016 kërkohej që të ngrihet një grup ndërminitror që:

1. të vlerësojë dhe të përcaktojë masat që duhet të merren nga operatori që kryen aktivitet hidrokarbur në zonë (Patos-Marinzë) sipas rekomandimeve të raporteve mujore të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedist (IGJEUM);

2. të vlerësojë dhe të përcaktojë masat që duhet të merren nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile për përmirësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet;

3. të nisë bashkbisedimin e përbashkët me përfaqësues të operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur për të sqaruar shkaqete lekundjes së tokës;

4. të vlerësojë kërkesat e bëra nga IGJEUM-i për vlerësimin, dokumentimin dhe monitorimin e aktivitet sizmik, në zonën ku kryhet aktiviteti hidrokarbur;

5. të ndjekë procedurat për angazhimin e ekspertëve të huaj për përcaktimin e shkaqeve të lëkundjes së tokës.

Po kështu duhet thënë se, sipas pikës 5, Urdhrit të Kryeministrit nr. 178, dt 27.12.2016, kreu i qeverisë, Edi Rama, duhet të ishte informuar më 30 janar 2017, për masat e marra dhe propozimet lidhur me pikat të lartpërmendura. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi në rast se do të kishte ndodhur, atëherë do të kishim një zgjidhje për Zharrëzën, dhe banorët e zonës nuk do të ishin duke protestuar përpara Ministrisë së Energjisë (duke filluar që nga data 25 shkurt 2017).

Me pak fjalë, nëpërmjet shkresave dhe aktet nënligjore, qeveria “Rama” me konsensusin e Ilir Metës thjesht nuk jep zgjidhje për qytetarët e Zharrëzës, por përpiqet të zhvendosë vëmendjen publike nga situata, si edhe të mundësojë ushtrimin e aktivitetit hidrokarbur në zonën e Patos-Marinzës, duke përpdorur të njëjta metoda; pa e vrarë mendjen për jetën e banorëve.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?