MENU
thesari.com © 2001

Analiza e Lolitës - Thesari

E Premte 21 Tetor, 2016
Analiza e Lolitës

lolita-x

REPLIKE PER ARDIAN VEHBIUN:

Lexuam nje analize te Ardian Vehbiut per faqen dhe buzeqeshem. Buzeqeshem sepse ne lumin e piste te fyerjeve, denigrimeve, poshterimeve dhe komenteve te frustruara seksuale ky shkrim ishte i vetmi qe rrekej ta analizonte kete faqe tonen ne facebook si nje fenomen social. Kurre s'e mendonim se mund te preknim jetet e kaq shume njerezve me ane te nje rrjeti social por ne shoqerine e nderlidhur dhe te tejlidhur te sotme ulesh ne log vetem nqs ben login. Ne pranveren e luftes me tastiere askush s'duhet te habitet nese revolucioni i vjen si notification.

Por le t'i leme pershtypjet dhe te hyjme ne thelb te shkrimit. 
Shkrimi ishte i ndertuar mbi dy ide. 
E para ishte qe Loli eshte lolo. (lol) 
E dyta qe "helmi" i Lolites eshte melhem. Sipas tij ironia ndaj realitetit eshte nje subversion i zgjuar i diktatures per t'i mpire njerezit me humor.

Per te paren ide jemi te zhgenjyer qe duhet te zhgenjejme kaq shume njerez. Na vjen keq per secilin qe e di veten me pak naiv se te gjithe dhe i peshperit vetes "hajt se edhe keta hane diku". Ne nuk jemi lolo te asnje oborri. Ne nuk veshim rrobat e ylberit per t'i pelqyer asnje princi. Perkundrazi ne duam te zhveshim mbretin e lakuriqte nga makeup-i i rende dhe kitch-i si strategji komunikimi (mesa duket e vetmja strategji e implementueshme me zell). 
Eshte e vertete qe ne jemi nje maske. Por kjo maske jashte fijeve te pushtetit eshte maske qe e vene te gjithe ata qe na ndjekin. Eshte maska qe thote te vertetat qe ka frike t'i thote studenti ose nepunesi. Eshte nje maske me e madhe se ne qe e administrojme. JANE SHQIPTARET QE E VESHIN KETE MASKE.

Ndersa ideja e dyte ka nje problem ne arsyetim dhe nje problem praktik. Problemi ne arsyetim eshte problemi i subversionit. Batuta, barsaleta, meme-ja eshte nje thike me dy teha. Mund te marrim shembull barsaletat per Stalinin ose batutat shkodrane kunder regjimit. Mund te marrim shembull emisionet humoristike ne televizion qe kane bere politike me shume se mijera fjalime. Mund te marrim shembull shkrimtare te medhenj veprat e te cileve i kane mbijetuar censures pikerisht per shkak te nentekstit. Mund te marrim shembull shperthimin e meme-ve ideologjike marksiste ose alt-right qe arriten deri te fushata e Hillary Clinton. Kahu nga pret thika me shume del ne drite po ta zhveshesh humorin nga figurat dhe te shikosh permbajtjen, thelbin. Ketu dalim te problemi i dyte. Forma dhe permbajtja e humorit tone (jo vetem tonit) mesa duket ka shqetesuar njerez te pushtetshem. Njerez qe nuk tolerojne t'i ironizosh. Njerez me ego te krahasueshme me ate te sulltan Erdoganit dhe te mbretit te Tajlandes. Njerez qe egersuan zagaret e tyre kunder nesh me fantazi identitetesh, degjenerimesh, konspiracionesh. Njerez qe nuk kuptojne se nuk jane nje grup personash qe lindin nje fenomen. Ne nuk e shpikem humorin. Ne nuk jemi gazetare. Ne nuk jemi reportere as analiste. (edhe pse ne kohen e I-reporterit fotot e nje urgjence ne mjerim, te nje grumbulli plehrash aty ku duhet te ishte nje park, te nje te semuri qe injorohet nga shteti dalin me te pafiltruara te ne se ne mediat tradicionale).
Ne thjesht shperndajme investigimet brilante te gazetareve te tjere dhe mu per kete shperndarje jemi censuruar.
Ne u beme nje nga mjetet ku u kanalizua dufi i njerezve qe nuk flasin dot.

Vehbiu e mbyll shkrimim duke thene se "Ka edhe nje te mire tjeter, Lolita: duke u specializuar ne nje lloj te caktuar fshikullimi, qe nuk i respekton rregullat tradicionale te komunikimit publik, personazhi ua lehteson punen madje ua hap rrugen te tjereve, ose te gjithe atyre qe kritiken regjimit duan t'ia bejne ndryshe."

E falenderojme Vehbiun. Nese ne arritem te plotesojme kete mision (qe s'ia vume vetes), atehere do te thote qe çdokush mund te besoje te fjala e lire. Madje dhe klasa e gazetareve me goje te mbushur mund te çlirohet dhe te zbraze gojen.
Kjo na jep kurajo. Ne vendin ku qindra mijera kerkojne azil dhe shprehja me e degjuar ne kafet turke eshte qe "ky vend nuk behet" çdo xixellojne shprese eshte nje fanar.

https://www.facebook.com/Lolita16112015

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?