MENU
thesari.com © 2001

Arroganca fyese e intelektit tim! - Thesari

E Mërkurë 09 Shtator, 2015
Arroganca fyese e intelektit tim!

enida_bozheku

Me emailin “durim plasur” të shkruar nga Kryeministri Rama, apo kush për të, që ja drejtonte stafit të tij ministror, staf ky që para dy vjetësh do të trumbetohej me të madhe si stafi më i mirë i 25 viteve anarki - pseudo demokratike shqiptare, kush shkruan e konsideron vërtet grotesk.  Në mbështetje të kësaj një teori zbërthimi deduktiv do të ishte sa më poshtë: I nderuar Z. Kryeministër, efekti i krijuar nga përhapja e këtij emaili “scoop”, mbart me vete edhe një sërë përgjegjësish, të cilat nuk mund të anashkalohen me një të rënë të tastierës dhe tërheqje “veshësh” ndaj kujt punon me ju, pra, janë sytë, veshët dhe duart tuaja. E thënë kjo, sipas mendimit të kujt shkruan, do të kish pas qënë mirë sikur Ju, të kishit ruajtur privatësinë e këtij emaili, që duket të jetë tendencioz, provokator dhe fyes për këdo lexues që ende ka pak integritet moral, shoqëror dhe intelektual. Si pasojë, i nderuar Z. Kryeministër mund të themi  fare pastër dhe me ndershmëri qytetare se durimi i njerëzve ka dy vjet që është shuar, ku mjafton të shohim mijra azilkërkues, të cilët enden dyerve të Gjermanisë, për të kuptuar se pseudokeqardhja e arrogancës pushtetare është thjesht një fars. Ju, jam e bindur, që  jeni koshient që talljet në kafene, apo ambiente dipllomatike vjen pasi ju, jeni i pari që keni një përgjegjësi morale dhe politike për subjektet që keni përzgjedhur për të rrugëtuar në drejtimin e një shteti të drobitur si ai shqiptar dhe për t’i rikthyer atij shpresën. Pra, barra e dështimit, apo suksesit varet nga Ju, si fytyra dhe imazhi i një vendi. Jeni ju Z. Kryeminister, pa janë ata; e thënë ndryshe, ju jeni i pari që shperfillni, tallni dhe fyeni të tjerët (debatet parlamentare, niveli i tyre, komunkimi shumë herë jo istitucional), bëjnë që “dishepujt tuaj” ministror t’ju ndjekin dhe imitojnë shëmtimshëm. Gjithashtu, nëse flasim për arrogancë, këtu duhet të bëjmë paqe me veten dhe të pranojmë se ajo gjendet kryesisht në genet e kujtdo “analfabeti funksional, qofte edhe i mirëshkolluar”, të cilit i jepet pakëz pushtet  dhe nga hiçi ai kujton se u bë mbret, mbi këtë argument. Erasmo da Rotherdam, na mëson. Ju i nderuar Z. Kryeministër flisni për mungesë pasioni në punë, më falni: - po si mund të ketë pasion në punë dikush që punës s’i ka thënë “Ta”, apo punën në administratën publike, apo në qeverisje, e sheh si biznes personal dhe jo si një vlerë e shtuar mbarëkombëtare?! Ju i nderuar Z. Kryeministër  flisni për dreka, darka, aperitiv dhe moskokëçarje, kur ju jeni i pari që në vend të merreni me çështje konkrete popullore, merreni me zbukurime të objekteve trashëgimi kulturore edhe atëhere kur nuk duhet. Nga këtu mund të thuhet hamendishëm se dhe “delfinët tuaj” do t’i kushtojnë kohë, më shumë aktiviteteve rikrijuese shplodhëse jashtëministrore, se sa vetë qëllimit final, atij të të ndërtuarit një shtet e Shqipëri përparimtare. Gjithashtu,  i nderuar Z. Kryeministër, më lejoni të shtoj se imazhi juaj, nëse ende nuk e keni kuptuar,  është prishur që ditën kur trafikantët e femrave, të korruptuarit, të paaftit, sahanlëpirësit u bënë pjesë integrale dhe simbiotike e skuadrës suaj. Nëse në një moment do të ndaleshim e të rishihnim historinë forma e propagandës, apo më saktë thirrjes autokritike ndaj stafit ministrore përngjan në memorie me praktikat e njohura që partia e punës aplikonte për anëtarët e saj, ndoshta, në demokraci, kjo është e tepërt.  Përsa i përket më pas Turkmenistanit apo “Albanistanistanit”, vlera është minimale, genet e deformuara të injorancës arrogante të stafit tuaj janë tashmë të konsoliduara, në mendjet e miletit. Interesante duket dhe fakti që ju i nderuar Z. Kryeministër, në një pasazh të emailit flisni për “njerëz të vegjël”, nga këtu arsyetimi llogjik bien mbi këtë aksiom mendimi pyetës: “Në momentin që ju na servirni si njerëz të vegjël, pushtetasit e vegjël, që me arrogancën e tyre nga xhuxhmaxhuxha - ju i bëtë “gjigand”, faji i përzgjedhjes a nuk bie mbi ju dhe veç mbi ju?! I nderuar Z. Kryeministër, në citimin e reflektimit pasqyror të vetndërgjegjes vepruse të ministrave tuaj, ju i drejtoheni atyre në termat e këshilluesve që duhet t’i zbresin më këmbë në tokë, nga këtu i nderuar Z. Kryeministër, më lejoni t’ju them se edhe ju, kur dilni e flisni, nuk jeni etalon i përulësisë, shpirtmirësisë, apo dashurisë ndaj popullit, mos dëgjoni ç’ju thonë për t’ju bërë qejfin, ashtu si në përrallën e Andersen - Rrobat e Reja të Mbretit, apo taksistin e turnit të natës, por lexoni vështrimet e njerëzve në ambjentet e kafeneve. Gjithashtu, për të parë arrogancën e një pushteti të ngritur në Piramidë, sikundër ju vetë pohoni, mjafton përdorimi i vazhdushëm i fjalës kërcënuese “burg” për fukarenjtë dhe “tallava” për arrogantët e stafit tuaj, për të nxjerrë konkluzionin. Ndaj, i nderuar Z. Kryeminister, tentativa e dëshpëruar, totalisht false për të matur pulsin në popull, se sa ju duan, apo nuk ju duan, si dhe hedhja e grepit të autokritikës për të "përmirësuar" një imazh tashmë të shkatërruar, nuk mund të riparohet as me këtë email, që më ngjan me Letër nga një e Panjohur e Cvajg - versjon Portokallie, e as me terminologjin e rievokimit të terbiateve genetike shqiptare, siç janë ato otomane. Nëse Shqipëria do të ketë zhvillim, ai bëhet me njerëz me integritet, përulsi dhe pune, të tjerat janë thjesht fjalë, që i merr era.
Përzemërsisht, një mikesh që i do të mirën inteligjencës së saj dhe  inteligjencës të popullit mbarë.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?