MENU
thesari.com © 2001

Demokracia është dhunë - Thesari

E Premte 12 Maj, 2017
Demokracia është dhunë

demokracia

Në Demokraci, ligjin e bën shumica. Nqs shumica vendos që shtëpia jote i duhet atyre, ata mund ta marrin shtëpinë ty.

Ndërsa në një Republikë, shtëpia jote është pronë e jotja dhe nuk i takon askujt tjetër përveç teje dhe nuk ta merr dot askush pa lejen tënde, me ligj.

Ne jemi Republikë Kushtetuese me rend Kushtetues. Kushtetuta është ligji themeltar që mbron të gjithë qytetarët, përfshirë edhe pakicën. Në Republikë çdo individ mbrohet nga dhuna e shumicës, me ligjet e Kushtetutes.

Demokracia shumë kollaj mund të kalojë në një sistem rregullash të tipit mafioz. Prandaj një Republikë me një qeveri të zgjedhur nga shumica, ka edhe shtyllën e Kushtetutës për të ndaluar kthimin e shumicës në grupim mafioz që tenton të mendojë vetëm për përfitimet e grupit të vet duke shkelur mbi liritë dhe të drejtat e qytetarëve që nuk e mendojnë njësoj si qeveria.

Për kuriozitetin tuaj, në Deklaratën ë Pavarësisë dhe në Kushtetutën Amerikane nuk përmendet në asnjë instancë fjala "demokraci". Ajo nuk përmendet as në kushtetutat e asnjë prej 50 shteteve të bashkimit. Baballarët e kombit Amerikan kanë bërë më të mirën e tyre për ta ndaluar Amerikën që të bjerë në Demokraci. Ata e krijuan shtetin Amerikan si Republikë që drejtohet nga rregulli i ligjit dhe jo në Demokraci që drejtohet nga rregulli i shumicës.

Sokrati, babai i filozofisë së lashtë Greke nga ku lindi dhe demokracia, kishte shumë rezerva ndaj demokracisë, edhe pse ne fillimet e saj ajo solli një zhvillim të lartë dhe emancipim të shoqërisë. Ai e analizonte demokracinë në këtë mënyrë; Ai e krahasonte shtetin me nje anije të madhe që do nisej në lundrim dhe të gjithë qytetarët e shtetit i konsideronte si pasagjerë të kësaj anije. Atyre u duhej një ekuipazh që do drejtonte anijen dhe një kapiten. Dhe Sokrati ngrinte pyetjen: kush do te ishte kapiten më i mirë për të drejtuar anijen? -
kushdo njëri që dilte nga rezultati i votave të gjithë pasagjerëve apo një lundërtar që do dilte nga votat e vetëm atyre që kanë njohuri nga arti i lundrimit? Dhe përgjigja ishte padiskutim e dyta. Vetëm një njëri i zanatit të lundrimit mund ta drejtonte të sigurtë anijen dhe këtë mund ta zgjidhnin vetëm ata që kishin edukimin e duhur në fushën e lundrimit. Po atëhere - pyet Sokrati, pse kushdo ka të drejtë të gjykojë duke votuar për të zgjedhur kush do jetë forca që drejton shtetin. Nuk do ishte rezultati i kësaj zgjedhje i gabuar për vendin?

Pra Soktrati mendonte se votimi në zgjedhje është aftësi dhe jo intuitë. Vota është përgjegjësi e madhe që ndikon te jeta e çdo qytetari, duke zgjedhur atë që ka aftësitë e duhura për ta bërë punën më mirë në drejtimin e shtetit, dhe si rrjedhojë ai që voton duhet të informohet, edukohet dhe të trajnohet sistematikisht. Përndryshe lërja drejtimin e anijes një grupi njërëzish të pashkolluar të zgjedhur me votë dhe anija me siguri do mbytet në furtunën e parë. Dhe Sokrati mendonte se e drejta e votës i duhej dhënë vetëm njërëzve të shkolluar e të aftë për ta kuptuar qëllimin e votimit në interes të gjithë shoqërisë. Pra Sokrati ishte për demokraci mbi bazën e intelektit dhe jo për demokraci mbi bazën e çertifikatës lindjes (kushdo që ka shtetësinë), sepse ai dhe filozofët e dinin se ku çonte kjo lloj demokracie, pikërisht tek ajo që ata i trembeshin më shumë, në demagogji.

Dhe dëshira për pushtet do nxjerr në pah shumë demagog, të cilët duke ushqyer njërëzit me premtime boshe dhe iluzione të rreme, i mbushin mëndjen atyre se ai është njëriu i duhur për ti drejtuar dhe për ti shpëtuar ata nga e keqja që i ka zënë, duke i mashtruar vetëm me fjalë.

Supozoni dy kandidatë, nga të cilët njëri është doktor dhe tjetri një pronar supermarketi. Pronari i supermarketit i drejtohet votuesve duke u thënë se doktori i ka shkaktuar shumë dhimbje atyre duke i shpuar për ti bërë gjilpëra, duke i dhënë ilaçe të hidhura dhe duke i ndaluar të hanë çfarëdolloj ushqimi që ata duan, dhe kurrë nuk do u shtronte atyre festa me tavolinën plot. Ndërsa po të zgjidhnin atë, ai do i lintë të hanin çfarë të donin nga dyqanet e tij plot. Në këtë supozim Sokrati mendonte se turma e pashkolluar do të preferonte pronarin e supermarketit që i premtonte ushqim e mirëqënje, sepse doktori nuk mund ta fitonte këtë garë dukë i thënë turmës se ai do ti shkaktonte ca dhimbje kur ti çante barkun me thikë gjatë operacionit për ti shpëtuar jetën, sepse kjo do sillte acarimin e turmës së paditur e cila do ta skualifikonte atë në çast.

Prandaj njërëzit sot akoma mashtrohen e besojnë te premtimet e gënjeshtrat elektorale. Prandaj turma e pashkolluar e Shqiptarëve dikur besonte se do hanin me lugë floriri, por në të vërtetë hëngrën me breza të tërë vetëm dru mbas qafe. Prandaj akoma ka njerëz sot që besojnë se ata që na vdiqën me vite të tëra do na rilindin duke hapur 300 mijë vënde pune. Prandaj akoma ka njerëz sot që besojnë se pikërisht ata që i sollën në këtë derexhe do i nxjerrin nga situata duke bërë "Republikën e Re".

Sepse votimi miqt e mi ashtu siç e kanë thënë edhe baballarët e demokracisë, është i lidhur ngushtë me formimin dhe edukimin shkollor të votuesit. Dhe prandaj sot ne e kemi mbushur parlamentin tonë vetëm me gomerë, pronar kioskash, dhe me shumë pak ose aspak doktorë dhe lundërtar.

fb/jvasili

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?