MENU
thesari.com © 2001

Disidenti i djathit: Burri i vajzës por dhe historiani personal i vjehrrit Sali - Thesari

E Hënë 16 Dhjetor, 2013
Disidenti i djathit: Burri i vajzës por dhe historiani personal i vjehrrit Sali

shenasi_rama

Sapo mora vesh se Disidenti i Djathit, dhëndri i Familjes, ka dhënë një intervistë të zgjeruar në të cilën përshkruan me “thellësi parimore” dhe me një informacion të bollshëm, fillimet e tranzicionit dhe rolin e Vjehrrit të tij. Ajo që të bën përshtypje është sjellja e tij sipas parimit nastradinian, “qëndra e botës është ku e ka lidhur gomarin Vjehrri im.” Është një shenjë e mirë kur dhëndri e respekton vjehrrin kaq shumë sa thotë cka i thonë që të thotë dhe e bën vjehrrin, që ka qënë një vegël e cmuar e sistemit të kaluar, dhe njw kriminel ordiner, hero të larë nga gjynahet. 

Mirëpo, cekani edhe kur bëhet me ar, sërish shërben vetëm për të ngulur gozhda, d.m.th. edhe kur të bën dhëndër Berisha, nuk të lë pa të përdorur si do vetë. Nga ana e ime, nuk shoh ndonjë arsye që të merrem me këtë njeri që unë nuk e di as ku ka qënë, a ka qënë pjesë e masës apo nëse ka qënë gjallë, dhe që duket se nuk ia ka idenë se si kanë rrjedhur punët… E si ta dijë? Nga sa lexohet këtu, shihet se ky nuk e ka ditur as cila ka qënë puna, as kush ka qënë i përzjerë në atë punë. Pra, kush e bëri punën e kujt i mbeti në dorë! Këtij I mbeti në dorë, më duket. Kështu që, duke mos u marrë me këtë burrin e vajzës së Saliut, d.m.th. mirëpres cdo reagim direkt të vetë Sali Berishës. Nuk kam kohë të humbas duke rendur mbas pleshtave të tillë që janë të rëndësishëm sepse janë dhëndurë të dikujt. 

Mirëpo, duhet të merremi me Saliun dhe këtë disidentin e Djathit. Së pari, në lidhje me kontributin e këtij njeriu anonim,edhe këtë vetë, edhe gruan që ka, edhe nja 648 vetë të tjerë I mori dallga e hynë në grevën e Urisë në mëngjezin e 18 Shkurtit, pikërisht kur Vjehrri I tij e kishte marrë komisionin e studetëve dhe I mbante duke iu bërë presion në zyrën e Skëndër Gjinushit. Në listën e mëngjezit kanë qënë vetëm 108 vetë dhe aty s’ka qënë as ky e as Argita. Kaq sa për kontributin heroik e familjes Malltezi. Në atë greve I futën vajzat e djemtë shumë veta që donin kapital politik, dhe ka një listë interesante me emra edhe pedagogësh. 

NË lidhje me kontributin e Vjehrrit të Malltezit, mbas një histerie 23 vjecare ku ka mbizotëruar rrena e mashtrimi, menoj se ka ardhur koha që të fillojmë një debat serioz për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen. Dhe në atë debat ka dy anë ku Saliu sapo e paraqiti të vetëm. 

Shkurt, në këtë shkrim përmes Dhëndërit, Saliu ka vënë piketat të paktën në disa gjëra. Mirëpo me kryesorja është kjo: kush e kërkoi pluralizmin? Saliu thotë se ai e bëri. Po kujt ia tha Saliu??? Mua jo e jo, sepse unë kam qënë më i kulturuar dhe i ditur për atë punë se Saliu. E këtu vjen edhe dëshmia e Gjinushit që thotë se e kemi trajtuar si leckë dy ditë me rradhë. Po kujt do ti besonim ne që të na mësonte, një njëriu që e kemi degjeneruar qysh në momentin e parë? Seepse pluralizmin e kam kërkuar unë e jo Saliu. Saliu e pati rastin në takimin me intelektualët dhe nuk e hapi gojën. Unë e para rastin dhe e kërkova si hqiptar e si patriot kombëtarist, me argumente e me qetësi. 

Sa për të tjerat, nuk do të zgjatem se kjo ka rëndësi tani. Unë jam ai që e ka ideuar PD-në. Saliu është ai që i mblodhi fundërrinat në PD. Tani, në këtë pikë, mendoj se ka ardhur koha që të fillohet nga pika zero. Natyrisht nuk fillohet nga fundërrinat, por me idenë dhe me shpresën. Shpresa dhe ideja janë aty, si janë edhe fundërrinat e të gjithë sistemeve si kjo Familje kriminale dhe ky mashtrues që e vë një papagall të thotë cka i intereson atij sot për nesër.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?