MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Dje sokëllinte Withers, ndërsa sot hesht Lu - Thesari

E Premte 10 Mars, 2017
Dje sokëllinte Withers, ndërsa sot hesht Lu

elvi-fundo

Thuajse fiks 9 vite më parë ambasadori amerikan Uidhërs bëri namin mediatikisht dhe diplomatikisht, sepse deputeti Tom Doshi e qëlloi me shpullë gazetarin Besart Likmeta. Ishte fat i madh për deputetin Doshi, që ca ditë më pas shpërtheu Gërdeci dhe Uidhëersi i ngratë se kishte më hallin te shpulla anti Likmetë, por te gjurmët e përgjakura të Gërdecit, që sipas majorit amerikan L.D.H. II shkonin deri te vllehet e luleve te “Rilindja Ridge.” (për më shumë mund të konsultohen procesverbalet e Komisionit të Mbikqyrjes të Senatit dhe të Reformës Qeveritare të kryesuar nga Senatori Henry Waxman-demokrat i Shtetit të Kalifornisë)

Pak ditë më parë gazetari Elvi Fundo në mes të ditës, në zemër të Tiranës u godit me levë dhe u bë për spital nga persona “të panjohur.” Ndonëse Elvi shquhet si gazetar kritik ndaj qeverisë rilindase, vetë minsitri i brendshëm Tahiri shkoi dhe e vizitoi në spital. Prezenca e OSBE-së në Tiranë reagoi fort dhe zyrtarisht duke dënuar aktin barbar të rrahjes së gazetarit. OJF të ndryshme ndërkombëtare të fokusuara në mbrojtje të medias dhe gazetarëve si psh. Committee for the Protection of Journalists protestuan fuqishëm, kundra këtij akti barbar.

Ambasada Amerikane në Tiranë dhe vetë ambasadori Lu “sokëllinë” fuqishëm me heshtjen e tyre. Asnjë deklaratë, asnjë mesazh në Twiter, asnjë telefonatë apo SMS përkrahje për viktimën. Absolutisht asgjë! Kjo ambasadë amerikane madje ka dënuar edhe barbarinë e vrasjes së qenve të rrugës nga gjuetarët e paguar me fondet e bashkive të ndryshme shqiptare, ndërsa për rastin Fundo heshtje! Me sa duket të drejtat e kafshëve kanë më shumë prioritet e rëndësi sesa të drejtat e njeriut për diplomatët amerikanë aktualisht në Tiranë. Më troc, më shqip gjaku i Elvi Fundos ka më pak vlerë sesa gjaku i qenvce rrugacë!

Sa kontraston kjo burracakëri diplomatike e vartësve të z. Lu krahasuar me sjelljen prej xhentëllmeni të shkolluar në Sandhurst të majorit anglez Simcox në vitin e largët 1944, kur paraardhësit politkë dhe boliogjikë të Rilindasve të sotëm vranë duke rrahur me shufrat e pastrimit të topave kal. 47mm Zai Fundon paraardhësin e lavdishëm të Elvit tonë ( O Zot cfarë Koincidence!!!!!!). Një sjellje e tillë e personelit diplomatik amerikan në Tiranë kontraston ndjeshëm me sjelljen e ministrit Tahiri (të kritikuar shpesh dhe ashpërsisht nga Fundo dhe Cityneës.al i Fundos), të kryeministrit Rama, gjithashtu të sulmuar ashpër nga shkrimet e Fundos dhe bashkëpunëtorëve të tij mediatikë apo edhe me gazetarin dhe botuesin italian Carlo Bollino (edhe ky i sulmuar fort nga Fundo dhe agjensia e lajmeve e Fundos). Si Tahiri, si Rama, si Bollino formalisht dhe zyrtarisht dënuan aktin barbar të kryer nga sikarë të blerë me para të fituara nga import-tranzitimi i “mielli të kuq.”

Binomi Lu-Ndroqi

I vetmi TV relativisht i rëndësishëm shqiptar, që mbajti heshtje totale për rrahjen e Fundos (njëlloj si Ambasada Amerikane në Tiranë) ishte Ora News TV. Me sa duket Sh. T. ambasadori Tongzhi (同志) Lu është në të njejtën gjatësi vale me Sh. T. Ylli Ndroqi, konsullin e nderit të Republikës së Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, njëkohësisht pronar i TV Ora News. Një koincidencë e tillë e cuditshme mund të shpjegohet vetëm sipas kuptimit të proverbit anglez: Birds of the same feather flock together!

Një qëndrim i tillë me dopjo standard i ambasadorit Lu do të brejë edhe më shumë imazhin e shkëlqyer të Amerikës ndër shqiptarët. Një sjellje e tillë po ashtu fare mirë mund të interpretohet se ambasadori Lu si në rastin Fundo edhe në rastin e reformës së drejtësisë në Shqipëri e ka me të futur dhe me dopio standard. Pra hapni sytë o shqiptarë, se nuk mund t’i zihet besë asaj që thotë e deklaron Sh.T. ambasadori Tongzhi (同志) Lu.

Madam ambasadorja Vlahutin

Normalisht edhe madam ambasadorja Vlahutin për rastin Fundo ka qenë e heshtur si fija e barit. Kjo heshtje e madam ambasadores Vlahitin nuk na cudit aspak. Jo sot, që Romana është goxha ambasadore e BE-së, por edhe 25 vite më parë, kur ishte thjesht një “novinarkë sto jedno”, ka qenë konseguente në mos vlerësimin e gjakut të gazetarëve, qoftë edhe atyre kroatë, jo më të gazetarëve shqiptarë si Elvi Fundo! Në këtë kontekst i kujtojmë lexuesve sesi kafshët cetnike të Milloshevicit gazetarin hero të Vukovarit, kryeredaktorin e “Radio Vukovar,” të ndjerin Sinisha Gllavasevic e mbytën me dajak për koincidencë duke përdorur shufra hekuri për pastrim topi “Trocevac” tamam njëlloj si partizanët e Enver Hoxhës mbytën Llazar Fundon në vitin e largët 1944.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?