MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Dy fjale per LIBRAn e Ben Blushit dhe SFIDEN e Gjergj Bojaxhiut! - Thesari

E Shtunë 01 Prill, 2017
Dy fjale per LIBRAn e Ben Blushit dhe SFIDEN e Gjergj Bojaxhiut!

blushi-bojaxhiu-galdini

Qe ne krye te heres po them se nje PS me Blushin do te ishte shume me e mire dhe me gjasa te larta per te qene parti me prirje per te bere edhe interes publik.Te njejten gje them edhe per PD ne raport me Gjergj Bojaxhiun. E them kete jo vetem per PD dhe PS, por edhe per Kuvendin e Shqiperise dhe gjithe institucionet publike dhe shteterore shqiptare.

Kemi kaq shume nevoje per njerez te mireshkolluar, sprovuar, qytetare, intelektuale dhe te vlere sic jane Blushi, Bojaxhiu dhe shume te tjere. Nuk eshte se nuk i kemi pasur keta njerez ne Institucione apo Parti. I kemi pasur dhe i kemi provuar.

Ka nder ne qe mendojne se keta kane bere mire e lene gjurme pozitive aty ku keta kane sherbyer, ka nder ne qe mendojne se keta e kane shperdoruar shansin e tyre dhe kane bere keq, e ka nder ne, perfshire ketu edhe vete keta qe thone se së paku nuk kane bere dem. E verteta eshte se nje Shqiperi pa Ben Blushin dhe pa Gjergj Bojaxhiun, behet nje Shqiperi e Elvis Rrosheve dhe ketij soji majtas dhe djathtas.

As Beni e as Gjergji ndoshta nuk kane bere ndonje gje mbreselenese kur kane patur shansin aty, por numerikisht kane ruajtur aty se paku sasine e atyre qe jane aty pse dine e lexojne e mendojne, jo pse kane muskuj e bejne trafiqe.

Afermendsh qe rivaliteti dhe konkurenca mes shkolluarve, e perziere me kulturen tribale autoritariste te mbizoterimit te njerit mbi te tjeret, sjell qe ata te shkolluar qe dalin ne krye, bejne viktima te tjeret poshte tyre. Kesisoj, ikin nga politika njerez si Arben Malaj, Marko Bello, Besnik Mustafaj, etj, etj, dhe vijne Elviset e krimit dhe Taulantet e grimit…

Keqardhja ime eshte shume e madhe sepse do te doja te shihja nje Kuvend ku ka vendin e tij te merituar edhe Bamir Topi, edhe Gjergj Bojaxhiu, edhe Bardhyl Londo edhe Arben Malaj, edhe Marko Bello edhe Besnik Mustafaj, edhe Ben Blushi, edhe Gjergj Bojaxhiu, edhe Nebi Bardhoshi, edhe Romeo Gurakuqi, edhe Tonin Gjuraj, edhe, edhe, edhe…

Jane kaq shume emrat e njerezve te vlere qe ka shoqeria jone, e kaq pak perfaqesohen apo jane keta ne Kuvend e Institucione. Jane asgjesuar te gjithe nga cdo mundesi per te qene aty ku eshte nevoja me e larte e shtetit dhe kombit shqiptar.

Partite tona mbushen me kalamaj pa integritet, pa ngjyre, pa boje, e te mbushur vetem me ambicje idiote. Partite tona prodhojne personazhe publike qe zene hapesirat e perfaqesimit dhe komunikimit publik vetem me kokeboshesine e tyre dhe zetrashjen kur shajne kundershtaret e zecjerrjen kur levdojne Kryetaret.

Keta personazhe publike partiake nuk lene vend per askend qe ka vlera e integritet, dinjitet e fuqi mendimi. Keta jane fuqia e imazhit publik partiak qe vret fuqine e mendimit intelektual.
Keta gershetohen edhe me Pretorianet e Krimit qe veprojne si operatore elektorale terreni dhe nuk lene drite te kaloje kurrkund.

Ndaj e riperseris, se jam ne krah te Ben Blushit dhe Gjergj Bojaxhiut, Bamir Topit dhe Arben Malajt, Nebi Bardhoshit dhe Romeo Gurakuqit, ne te drejten dhe meriten e tyre ultimative per te qene perfaqesuesit tane politike ne Kuvend, Parti, Qeverisje dhe Institucione. Ama, ketu dua te them 2 fjale per Ben Blushin si Kryetar i LIBRA dhe Gjergj Bokaxhiun si Perfaqesuesi Politik i Sfides.

Se pari, te dy kane zgjedhur te njejten gje. Te dy kane bere parti te reja dhe i kane shpallur partite e tyre si parti antisistem dhe qe synojne te marin votat e te pakenaqurve me shprese. Te dy jane kritike e kundershtare te ashper te Partive te medha e tradicionale e duket se e kane me te gjithe barazvlefshmerisht. 

Ne rregull. Kjo eshte e drejta e tyre sovrane dhe e respektuar. Ceshtja qe sipas meje ka interes te larte publik eshte deklarimi i te dyve per gatishmeri per te mare pjese ne zgjedhjet e 18 qershorit. A kane te drejte ta mbajne kete qendrim? Sigurisht qe po. As qe e ve dot une ne dyshim kete drejte. Publikut sidoqofte i duhet terhequr vemendja per nje te vertete edhe sipas ketij kendveshtrimi qe une e konsideroj si jetik per te ardhmen e vendit tone.

1. Opozita votohet. Pra eshte e zgjedhur me vote nga qytetaret. Opozita eshte Institucion. Nuk e zgjedhim dot as ne vete te jemi Opozita, e as Qeveria nuk na zgjedh dot neve qe te jemi Opozita.
Duam apo nuk duam ne, ne qershor 2013 shqiptaret kane votuar si Opozite zyrtare Partine Demokratike.

2. Ne te tjeret, pra Partite e reja, mund te zgjedhim te jemi Parti Opozitare apo antisistem, me vullnetin tone te lire. Por duhet te bejme durime derisa te kete zgjedhje te lira e te ndershme qe te votohemi nga shqiptaret si fitues per te qeverisur apo si metonjes per te bere Opoziten. Pa kaluar neper procesin e votimit, ne nuk mund te pretendojme nje rol qe nuk na e ka dhene askush. Sepse lind dyshimi qe ose ne jemj aq fodulle sa i japim vetes autorizimin per role qe nuk na e japin me vote qytetaret, ose jemi aq dyshimte saqe mund te duket sikur rolin na e ka caktuar Qeveria….

3. Opozita zyrtare, sot po proteston prej shume e shume ditesh, pikerisht sepse nuk do qe ne zgjedhjet e 18 qershorit, te jete Qeveria ajo qe e percakton me zgjedhje te akaparuara nga kanabisi e pretorianet e krimit, se kush do te jete Opozita e neserme. 18 qershori eshte data kushtetuese dhe ligjore se kur duhet te mbahen zgjedhje te lira dhe te ndershme. Kushtetutshmerine dhe ligjshmerine e kesaj date nuk e ka cenuar Opozita me protesten dhe qendresen e saj. Perkunderazi. Qeveria po e zhben kete date, sepse po kerkon ta ktheje ne daten e Panairit te Votave nepermjet te cilit Qeveria dhe Krimi se bashku do te zgjedhin edhe Opoziten e neserme.

Qendresa e Opozites nuk po kerkon pushtetin nga Protesta apo nepermjet Protestes. Opozita po kerkon kushtetutshmerine dhe ligjshmerine e 18 qershorit si dita e zgjedhjeve e jo si dita e Panairit te Votave. Nese ka zgjedhje te lira dhe te ndershme, atehere nese Opozita mbetet Opozite, atehere ashtu qofte. Nese LIBRA dhe Sfida behen me vota te lira e te ndershme Opozite, ashtu u befte. Por nuk mund ti lihet Qeverise dhe Krimit qe te caktojne Opoziten e neserme.

Ndaj, ju lutem bejeni te qarte qendrimin tuaj. Jeni parti antisistem apo parti revizioniste te Rilindjes Edhe Parti Antisistem edhe Parti me stenden tuaj ne Panairin e Votave te organizuar nga Qeveria e Mafias Estetike, nuk mund te jeni dot..

Koha kerkon rrezimin e Qeverisjes se Mafias estetike per ti rikthyer kushtetutshmerine dhe ligjshmerine 18 qershorit si dite e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Kushtetuta e cdo ligj shkelet, nese 18 qershori behet thjesht panair votash. Ketu ne jemi si Opozite ne nje frekuence me SHBA dhe BE.

Ne nuk po bojkotojme as Institucionet e as Zgjedhjet. Ne po bojkotojme perdhosesit e institucioneve, demokracise dhe zgjedhjeve. Ne po kerkojme rikthimin e institucioneve dhe zgjedhjeve ne kushtetutshmeri dhe legjitimitet.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?