MENU
thesari.com © 2001

Ja kush është autori i skemës abuzuese Qeveri – UET dhe roli i Sali Berishës - Thesari

E Premte 09 Shtator, 2016
Ja kush është autori i skemës abuzuese Qeveri – UET dhe roli i Sali Berishës

kastriot-myftaraj-e

Ish-Kryeministri Sali Berisha, që nga foltorja e Kuvendit, e quajti Universitetin Europian të Tiranës, të Henri Çilit, Universiteti Antieuropian i Tiranës. Me të drejtë Berisha e denoncoi Henri Çilin se me mbështetjen e Kryeministrit Rama ka ndërtuar një skemë fitimprurësë të llojit monopol për shitjen ekskluzive të doktoraturave, fitimet nga e cila llogariten në 8 milionë euro. Berisha e përshkroi me saktësi ngritjen e kësaj skeme, kur tha se Kryeministri Rama, ndërsa e ndaloi dhënien e doktoraturave në universitetet publike, ia dha këtë të drejtë UET, të cilin Berisha e quajti Universiteti Antieuropian i Tiranës. Por Edi Rama nuk e bëri këtë për kortezi ndaj Henri Çilit, megjithëse ky i fundit është bërë një nga lakejtë më të mëdhenj të Kryeministrit Rama.

Rama e bëri këtë për shkak se në UET është praktikisht bashkëpronar ndihmësi i tij i afërt, Endri Fuga, me anë të të atit, Përparim Fugës, që është prorektor i UET. Një emërim i çuditshëm ky se Përparim Fuga është profesor në fizikë, dhe specialist në fizikën bërthamore dhe në UET nuk ka një departament të fizikës, aq më pak të asaj bërthamore. Por Henri Çili, si sharlatan që është e ka vënë Përparim Fugën që sa për sy e faqe të jetë në UET lektor për sigurinë kombëtare dhe statistikën, ndonëse profesor Përparim Fuga nuk ka asnjë kualifikim për këto lëndë. Por Henri Çilit nuk i interesojnë standardet akademike, pasi ai universitetin e shikon thjesht si biznis.

Pse Sali Berisha, i cili nuk trembet t’ ia përmendë emrin Saimir Shullazit, nuk ia përmend emrin perparim-fugaPërparim Fugës, babait të Endri Fugës? Për këtë duhet të përgjigjet Berisha, i cili nuk nguron që të përmendë emrat e familjarëve përfitues të zyrtarëve të “Rilindjes pink”.

Por Sali Berisha duhet të kishte kërkuar falje për veprën e tij, Universitetin Antieuropian të Henri Çilit. Sepse babai i UET është vetë Sali Berisha. Një nga punët e para që bëri Berisha kur erdhi në pushtet në 2005, ishte që t’ i jepte një licencë për universitet privat Henri Çilit. Sali Berisha e di shumë mirë që është e vërtetë kjo që do të them unë më poshtë. Që UET të mund të jepte doktoratura për jurist duhet të kishte një jurist që të kishte titullin shkencor profesor doktor. Vajza e Sali Berishës, Argita i kërkoi prof. Paskal Haxhit që të shkonte në UET për këtë qëllim. Dhe Paskali shkoi atje ku i thanë se në atë kohë Berisha ishte Kryeministër dhe kompanitë greke që përfaqësonte Paskali kishin interesa që lidheshin me qeverinë.

Me ndihmën e Kryeministrit Berisha, Henri Çili mori një kredi bankare prej 18 milionë euro në Bankën “Credins”, nga të cilat një pjesë supozohet të ishin për UET dhe pjesa tjetër për një fshat turistik në bregdet, që i kishte mbetur në dorë bankës nga një debitor dhe nuk dinte çfarë të bënte me të.

Henri Çili nuk kishte ndërmend që t’ i paguante vetë borxhet, por donte që ato t’ i paguante Qeveria për të, sido që të ishte ajo me Berishën, apo Ramën në krye. Për këtë qëllim Henri Çili ka bërë servilizma të pashëmbullt ndaj Berishës dje, dhe Ramës sot. Henri Çili librin me kujtime të David Smiley, oficerit britanik i cili ka qenë në Shqipëri në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe me këtë rast i kërkoi Berishës që të shkruante parathënien. Ceremonia e promovimit të librit, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Berisha, u mbajt në Hotel “Sheraton” në 2012. Këto spektakle i duheshin Çilit që zyrat e shtetit t’ i bënin lëshime sa i përket detyrimeve tatimore dhe pagesës së energjisë elektrike dhe ujit. Për të gjitha këto Henri Çili do të akumulonte miliona euro detyrime.

Ndryshimi i pushtetit në 2013, nuk ndryshoi ndonjë gjë për bizniset e Henri Çilit. Me Ramën ai kishte lidhje të forta me anë të babait të Endri Fugës. Me të ardhur në pushtet Rama, Henri Çili e nxorri si njeriu i vitit në anketën e revistës së tij “Mapo”.  Favoret për Çilin vazhduan edhe me qeverinë e re. Atij iu falën detyrimet financiare që kishte, ose për to u bënë kontrata me kushte shumë favorizuese, që do të thotë se praktikisht shteti paguante për llogari të Henri Çilit. Ato 8 milionë eurot që Henri Çili ka marrë nga Qeveria “Rama”, i ka marrë ndër të tjera për të shlyer këstet e kredive bankare me shumë milionë euro që mori me ndërhyrjen e Berishës, kur ky ishte kryeministër. Për të gjitha këto Berisha do të duhej që të shprehte pendesë e të kërkonte falje.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?