Kuq e zi jemi Ne, jo Digitalbi, Elvana apo ai provokatori qe hedh flamurin ne fushe.
Kete punen e Nacionalizmit qe kalon kufinjte e Patriotizmit po e shnderroni ne maskarade. U kapet pas nje portieri serb te shkrete qe nuk beri asgje kunder flamurit tone, madje eshte aq “i mbaruar” sa qe luan ne kategorine tone te degjenerimit futbollistik.
Ne kete situate te shiturish, nje “i panjohuri” provokator qe hodhi flamurin, u be vip mes injoranteve, e i dukej veta si Dronisti i Beogradit.
Elvana Gjata me Flor Mumajesin realizuan nje kenge qe s me jep minimumin e emocionit patriotik, dhe kush nuk e pelqen, ajo e quan antishqiptar ne facebook. Antishqiptar jeni ju perfituesit nga ndjenjat tona kombetare.
Digitalbi mes monopoleve te krijuara tenton te gllaberoje dhe kombetaren tone. Ekskluziviteti i TVSH-se u harrua. Himnet e vjetra po zhduken, fanellat dhe gjithcka u deformuan. Ndoshta na nderrojne emrin, nga shqiptare ne shqipriane.
Nacionalizmi si streha e fundit e maskarenjve eshte zaptuar nga keto te fundit. Kombetarja ka himnet e veta, jo keto pacavuret fasada.
