MENU
thesari.com © 2001

Kur Hajdutëria në emër të "Patriotizmit" refuzon Reformën - Thesari

E Shtunë 16 Korrik, 2016
Kur Hajdutëria në emër të "Patriotizmit" refuzon Reformën

pirro_prifti

Shqipëria mbetet një nga vëndet e rralla në të cilat për 25 vitet e fundit nuk është respektuar ligji, hajdutët nuk janë ndëshkuar por mbeten në drejtimin e vëndit, të korruptuarit i janë shmangur me sukses drejtësisë  dhe mbetën drejtuesit faktikë të vëndit, dhe ku vrasjet politike kanë mbetur pa përgjigje dhe ku populli largohet nga sytë këmbët nga vendi për shkak të mungesës të drejtësisë.

Këto 25 vite nuk janë të vetmet kur qeverisjet e kanë patur të pamundur të stabilizojnë vendin. Sigurisht edhe në shkrime të tjera kam përmëndur se në një vënd të vogël si Shqipëria çdo 7-11 vjet ndodh një rrëmujë, një anarki e cila gjithmonë ka shërbyer për të justifikuar vjedhjet, hajdutërinë, ose edhe vrasjet.

Kështu që pas ngjarjes të gjithë fajtorët dalin pa u lagur, të gjithë fajtorët mbeten në drejtim, të gjithë fajtorët bërtasin se fajin e ka komunizmi dhe këlyshët e komunistëve (duke harruar se edhe ata janë pjesë e këlyshëve). Edhe në kohën e komunizmit çdo 7 –maximumi 11 vite bëhej një `katarrsis` vrastar, nga të cilat  udhëheqja justifikonte fajet dhe gabimet e veta para syve të popullit. Po kështu në kohën e Zogollit gjithashtu çdo 7-11 vitet  ndodhte një zallamahi dhe klani drejtues nëpërmjet zallamahisë vrastare forconte pushtetin dhe humbte gjurmët e hajdutllëqeve dhe të vrasjeve.

Sigurisht në kohën e periudhës osmane paria drejtuese e sanxhaqeve shqiptare përdorte të njëjtën metode por në një mënyrë më dinake duke vendosur në krye të fshatrave dhe zonave të ashtuquajturit "kaçakë" apo trimat e zonës të cilët kishin dorë të lirë në vrasje, çpronësime, vjedhje, largime të njerzve nga vëndi në emër të fesë, të sulltanit, dhe të drejtuesit tradhtar të sanxhakut.

Këto hilera anadollake madje dhe bizantine kanë zënë rrënjë në klasat drejtuese në kohë të ndryshme në Shqipëri. Madje në kohët e turbullta që po kalon Shqipëria ( kur ka patur Shqipëria ndonjëherë kohë të kthjellët e të qetë?) sot,  klasat drejtuese në Shqipëri vazhdojnë të rrëmbejne, vjedhin, vrasin, detyrojnë të emigrojnë njerëzit, dhe në çdo marifetllëk anti-ligjor përdorin armën e suksesëshme të shpifjes e cila shprehet në gjuhën e zakonhme popullore "hajduti thërret kapeni hajdutin".

Dhe kjo melodi zhurmuese vazhdon që prej 26 vitesh demokraci, melodi të cilën e kanë mësuar dhe të varfërit, dhe të papunët, dhe servilët, madje dhe intelektualët seriozë të cilët megjithse e kanë ngrënë një shqelm bythëve nga drejtuesit për tu mënjanuar nga politika, por ashtu të varfër e  pa perspective të ardhmeje, kanë filluar të këndojnë këtë melodi me qëllimin e vockël për të mbajtur vehten me bukë sepse sigurisht "paraja e bardhë për ditë të zezë" është.

Dhe këto paradokse që nuk ndodhin në asnjë vënd tjetër të botës, nuk kanë të sosur, duke e lënë vendin dhe popullin jashtë integrimit, pa ligje, pa ndëshkueshmëri, pa të ardhme.

Klasa drejtuese shqiptare e ka kaluar ylberin dhe këtu zënë vënd fjalët e Nolit e Koncës ku Tradhtari nderohet si Hero në vënd që të ishte në burg ; Hajduti që vjedh miliona bëhet Deputet, ku katundari bëhet Rektor, ku vrasësi bëhet ligjvënës, ku i korruptuari blen votat e elektoratit dhe përqesh të ndershmin për paaftësi dhe turma e paguar nën dorë e duartroket.

Çudirat nuk kanë të sosur kur shikon në historinë e këtij vëndi të bekuar nga Zoti për pasuritë e tij (por të mallkuar gjithashtu nga Zoti për shkak të klasave drejtuese hajdute) se turmat që përkrahin këto klasa drejtuese ngatërrohen për popull, kur mediat tv dhe ato gaztareske dhe digitale, te blera po nga kjo klasë drejtuese nxijnë të bardhën dhe përpiqen të zbardhin të zezën sterrë të veprimit të zotërve të tyre.

Qëllimi i kryesor i klasave drejtuese është mbajtja e pushtetit por në kapitalizëm rotacioni i pushtetit ka sjellë risi në Shqipëri përsa i përket zënies së posteve por pa të prekur ligji sepse siç dihet në kapitalizëm "Hajdut nuk është ai që vjedh por ai që kapet". Përplasja e madhe përsa i përket Reformës në Drjetësi qëndron pikërisht në atë që kërkon BE dhe SHBA: rregullimin e ligjeve dhe zbatueshmërinë e tyre në mënyrë që të mos ketë më të "pandëshkueshëm" dhe "mbi ligjin", pra që Shqipëria para se të integrohet të futet më në fund në binarët e zbatimit të ligjeve të njëjta me ato europiane. Dihet që në Shqipëri që kur ajo është krijuar e deri më sot eështë zbatuar ligji vetëm ndaj pambrojturve, të varfërve, njëlloj si te vargjet e Nolit tek "Marshi i Kryqëzimit":

Dy kusarë të vegjël i zumë në lak.
Kryqësoji këta, se na vothnë fort pak,
Kryqësoje këtë, se s’na vodhi aspak:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.

Sot SHBA dhe BE kërkon  që ligji të veprojë pikërisht mbi ata që kanë dëmtuar pronën, që kanë rrëmbyer miliona, që kanë  dëmtuar pasuritë kombëtarë, që kanë penguar drejtësinë, që i a kanë hedhur pa u lagur, për hir të postit.

Kjo ka shkaktuar pas vitit 2013 një zallamahi të madhë në Shqipëri pasi PS u përpoq dhe po përpiqet të pastrojë pusetën e krimit dhe të babëzisë 25 vjeçare, pasi Rama hapi kapakun e kutisë së Pandorës. Por të hapësh kutinë e Pandorës pa lejen e perëndimorëve duhej një guxim i madh. Sidoqoftë perëndimorët e kuptuan dhe e pranuan që ky kapak i krimit duhej hapur, dikush duhet ta hapte.

Por ashtu si në shah, të bësh një lëvizje të guximshme duhet patjetër të mendosh kundërlëvizjet me imtësi sepse mund të humbësh lojën, edhe në këtë qeverisje përpjekjet e guximshme për të vënë trenin e shtetit në binarët e BE dhe SHBA, nuk kanë kaluar pa pasoja, madje të rrezikshme.
Askush nuk e mendonte që gati me shumë se gjysma e klasës politike shqiptare nuk ishte e pastër madje e përlyer prej vitesh në llumin e keqqeverisjes dhe të pandëshkueshmërie.

Të justifikuar nga disa parrulla të hershme të viteve 92-95 për  të krijuar klasën e pasur e cila nuk egzistonte në Shqipëri për shkak të politikave komuniste të barazitizmit, të apollogjetizuar nga BE dhe SHBA për gafat e vogla  e deri tek faje të rënda pikërisht për shkak të  disa interesave gjeostrategjike të disa vëndeve të BE gjatë viteve të pas komunizmit, duke përfituar nga dëshira e fqinjëve për ta mbajtur Shqipërinë e pa-stabilizuar, duke u pasuruar  nga droga dhe prostitucioni,  shitja e armëve dhe, amullia në pronat- një pjesë e madhe e klasës politike dhe e servilëve që u vinin pas ashtu si korbat pas kërmës u pasurua padrejtësisht, përdori rotacionin qeverisës dhe disinformimin nëpërmjet mediave të blera dhe zhurmimit artificial për probleme e ngjarje që u interesonte, për ti u shmangur ligjit dhe për të dalë të pastër ashtu si mund të jetë i pastër para ligjit të deformuar të drejtësisë shqiptare dhe prokurorisë shqiptare të ndotur nga pa-aftësia dhe shkelja e ligjit.

Sot, kjo  masë politike agresive qoftë nën emrin e Opozitës  të sotme qoftë nën maskën e kritikëve të maxhorancës të cilët po përdorin kartën e fundit që u ka mbetur për tëë luajtur atë të  Patriotizmit (sigurisht korruptiv), po përbën një rrezik serioz për të ardhmen e Shqipërisë., integrimin e saj, dhe nën maskën e patriotizmit korruptiv  po kundërshton SHBA dhe BE, e cila vetë ka ngelur e habitur se si këta pinjollë të ish-komunizmit të cilët vetë ajo i përkrahu për të drejtuar vendin- sot kundërshtojnë BE dhe SHBA duke e luftuar me të njëjtën monedhë të cilën e morën plot servilizëm në fillimet e tyre.

Paradoksi i madh qëndron gjithashtu edhe në  guximin dhe arrogancën e paraqitur jo vetëm ndaj kolegëve të maxhorancës por ndaj ndërkombataëve duke treguar qartë se janë fajtorë totalisht për ngjarjet e kaluara, të tanishme , madje dhe për të ardhmen, nëse Reforma në Drejtësi nuk do të miratohet.
Shpresa e tyre është në mosmiratim- zgjedhje të parakohëshme-dhe  fitore përsëri e paligjëshmërissë në zgjedhjet e ardhshme të supozuara.

Hipokrizia në sjelljet e Opozitës dhe një pjese të Maxhorancës tregon edhe njëherë se Shqipëria nuk mund të drejtohet vetë por duhet një Trojkë Europiane që të vendosë në binarë një Shqipëri Europianë të ardhshme, ndryshe nostalgjia për  të kaluarën nën Perandorinë Osmane dhe Perandorinë Komuniste, do të eklispojë çdo përpjekje  një të ardhme më të mirë.

Ashtu sikundër thuhet që të dhënat e pasurisë dalin me Shpirtin ashtu dhe lufta kundër korrupsionit, hajdutllëkut, vrasjeve, prostitucionit, drogës do të jetë shumë e vështirë. Kjo mund të sqarohet vetëm me një shëmbull të thjeshtë, qeverisja e kaluar i fshehu popullit se sa borxhe i kishte biznesit duke e zhytur Shqipërinë në deficit të madh buxhetor. 

Por gjithashtu i fshehu popullit se i gjithë vendi ishte mbjellë me kannabis duke keqinformuar atë se ishte vetëm Lazarati.

Mungesa e Transparencës e ka vendosur me shpatulla për muri qeverisjen aktuale sepse siç thamë më sipër dis-informimi nëpërmjet analistëve të paguar dhe mediave e shtypit mediatik, dalja pa u lagur nëpërmjet drejtësisë se korrutpuar e ka bërë të pamundur ecjen përpara pa ndihmën e BE dhe SHBA.

Kjo djallëzi e një grupi të madh drejtuesish dhe ish-drejtuesish, ka shkaktuar konfuzion të plotë në popull i cili megjithse e kupton se ndërkombëtarët dhe qeverisja aktuale po përpiqen për të nxjerrë vëndin nga bataku anti-ligjor, është shumë e vështirë për të dënuar dhe vënë në vënd drejtësia nëse nuk ngulmohet në mënyrë që e mira të mundë të Ligun e parfumosur me erën e parave të vjedhura, të  pispillosur me veshjet e ylberistëve, të  helmatisur nga droga, të degjeneruar nga prostitucioni, të arsimuar në shkollat e larta të pa-edukimit, e të diplomuar në Programet e Shpifjes e të Spiunllëkut.
Shpresojmë pa fund tek ndërkombëtarët të cilët ashtu si çliruan Kosovën,  ndihmuan Shqipërinë të zerë një vend të respektuar në arenën ndërkombëtare, le të marrin seriozisht e të ndihmojnë Shqipërinë të kalojë pengesën e momentit- mungesën e dëshirës për të bërë Reformën në Drejtësi nga ana e klanit të Padrejtësisë që i ka bllokuar të ardhmen vëndit tonë.

Mendimi juaj
03 Tetor, 2016 07:28 UTC
doni
Ose je rrot Hajdari qeshkruan. Keshtu ose je Prezervativ shume perdorimsh se nuk ka sesi qe nje kryekriminel hajdut qe ka 18 vjet vec vjedh permes ligjeve skandaloze e ne shkelje te tyre.Por ti cop. Muti kujjton se shqiptaret e kane trurin te lavazhuar dhe do hane mbrrokulla e tua. Ai plehu qe ti po shkruan mori bandite e I beri Deputet gje qe skishe nddodh kurr,kanabizoi gjith shqiprine,solli plerat dhe thote kushe eshte kunder eshte kunder rrenformes ne drejtesi
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?