MENU
thesari.com © 2001

Kur katunaria zbret m'qytet - atdheu osht m'rrezik - Thesari

E Martë 08 Shtator, 2015
Kur katunaria zbret m'qytet - atdheu osht m'rrezik

pirro_prifti

Kjo e ashtuquajtur aforizmë e thënë para 70 e ca vitesh më parë nga Qazim Mulleti (gjithmonë sipas komedisë me të njëjtin emër të luajtur mjeshtërisht nga Robert Ndrenika), mbetet pak a shumë në të njëjtin nivel vigjilence ashtu sikundër ishte thënë në atë kohë por me kontekst të ndryshëm. Në atë kohë Qazim Mulleti hidhte idenë e rrezikut nga ana e fshatarësisë (katundarisë) e cila ishte lidhur me komunizmin dhe lufta e tyre do të rrezikonte sipas tij rregjimin fashist por dhe të atij.

Aktualiteti i kësaj pseudo-aforizme është i pranishëm në Shqipërinë e sotme jo në rrezikun realisht të shëmbjes së rregjimit të sotëm por në shëmbjen dhe rrezikun që erdhi pas viteve `90, nga mentaliteti katundaresk në drejtimin e vendit, nga mungesa e profesionalizmit në drejtimin e vendit, nga rreziku qe vjen nga prania militantizmi partiak në drejtimin e vendit, nga prishja e hierarkisë profesionale, dhe në përgjithësi nga copëtimi i  zinxhirit të përgatitjes së specialistëve në çdo fushë bazuar në eksperiencën profesionale në raport me moshën.

Shmangia dhe largimi nga drejtimi i vendit dhe i sektorëve të vëndit, i teknokrateve dhe meritokratëve dhe në përgjithësi i sistemit teknokraik dhe meritokratik i drejtimit të vëndit në të gjitha fushat si ato ekonomiko-financiare, mjekësore, arsimore, inxhinjerike të të gjitha llojeve, administrative, ushtarake politike,  po shkakton pikërisht po atë që thamë më sipër rrezikimin e vendit që të ecë në mënyrë të stabilizuar për tu integruar në BE duke plotësuar detyrat e lëna nga Bashkimi Europian.

Dihet se këto detyra të lëna nga BE mund të realizoheshin shumë më përpara por edhe sot me sukses, nëse në drejtim të fushave respektive do të ishin specialistë, profesionistë, teknokratë, dhe meritokratë të këtij vendi.

Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur, dhe përpjekjet që po bëhen sot nga maxhoranca respektive megjithëse janë serioze, e kanë të pamundur të realizojnë në mënyrë të shpejtë  `detyrat e shtëpisë`  të lëna nga BE, uljen e papunësisë, uljen e nivelit konfliktual politik, dekriminalizimin e politikës.

Faktorët e tjerë të rëndësishëm se përse  mbetet `atdheu në rrezik për shkak të zbritjes së të ashtuquajturës `katundari` , shpjegohen me :

- Futjen ne poste drejtuese jo-politike, të personave pa eksperiencen e duhur dhe pa profilin e duhur,
- Futjen ne poste drejtuese politike të personave militantë dhe të inkriminuar,
- Futjen në poste politike dhe jo-politike të individëve për arësye klienteliste dhe korruptive, me qëllim që të shmangen ata me eksperiencë të cilët mund tu prishin aferat e ideuaa nga drejtuesit politike sepse do të kërkonin zbatimin e ligjit,
- Prishjen e institucioneve të rëdësishme si ai i urbanistikës, i ndërtimit, i bujqësisë, të cilëtë orientonin dhe sugjeronin zgjidhje të arësyeshme të zhvillimit të vendit,
- Përvehtësimi i pasurive të shtetit dhe të popullit nga grupe të rëndësishme politike nëpërmjet nxjerrjes së këtyre pasurive në ankande jo të rregullta,
- Funksionimi i pushtetit të tretë- i Drejtësisë jo si pushtet i pavarur por i pushtet jo-cilësor e jo-profesional, dhe ndërhyrja e politikës në çështje të caktuara duke dhënë vendime të padrejta,
- Emigrimi masiv i popullatës dhe i brezit të ri për të gjetur punë duke shkaktuar një humbje të madhe të fuqisë puntore por dhe të inteligjencës.
- Çvendosja masive e popullatës rurale për në qytetet e mëdha për një jetesë më të mirë.

Argumenti i të ashtuquajturës `katundari` sipas Qazim Mulletit i cili shpreh me këtë term një përbuzje ndaj popullit të thjeshtë dhe më saktë ndaj fshatarëve të varfër që u bashkuan në atë kohë me luftën nacional-çlirimtare, në komentin tim ka një kuptim simbolik duke përdorur fjalën `katundari` me idenë e ardhjes në pushtet pas viteve `90 e këtej të intelektualëve ruralë të cilët u dyndën në qytete për të gjetur jo punë -por punë si drejtuesa, duke u përfshirë në politikë dhe npërërmjet saj të futen në drejtim të vëndit (me bekimin e politikës anormale shqiptare të drejtuar nga ish komunistët e sigurimsat së bashku me spiunët); erdhën për të drejtuar dhe jo për të punuar so cdo njeri tjetër nëpërmjet punës së ndershme dhe jo nëpërmjet konkurimit,  por nëprmjet futjes në parti, militantizmit partiak duke rrënuar me dashje hierarkinë profesionale, teknokratët, eksperiencën në punë, duke shamngur njerëzit me eksperiencë në punë të cilët mund të drejtonin me maturi vendin.

Termi `katundari` ka të bëjë sot (sipas mendimit tim), me kuptimin e futjes në drejtimin e shtetit të njerëzve pa eksperiencë, militantë dhe me mentalitet fshataresk e duke lënë në hije dhe duke nënvlerësuar e shmangur hierarkinë profesionale të përgatitur me aq mund gjatë viteve.
Kjo në fakt ka vënë në rrezik stabilitetin e vendit për shkak të mungesës së drejtimit me eksperiencë të vëndit por edhe të dhënies së zgjidhjeve të matura e të zgjuara në rastet e vështira ekonomiko-politike të vëndit.

Ka qënë ndihma e BE dhe e SHBA që ka shmangur gjakderdhjet dhe rrënimin e destabilizimin e Shqipërisë nga veprimet e nxituara apo korruptive të drejtuesve politikë dhe të tjerë.

Kjo vërteton edhe një herë se `katundaria` e dyndur në drejtimin e vendit, e vendosur aty pa asnjë lloj kriteri vite me rradhë, vazhdon të shkaktojë edhe gjatë kësaj periudhe, një rrezikim të fateve të vëndit në kuptimin e vonimit të integrimit, mosbesimit nga ana e partnerëve të huaj, dhe vazhdim e konflikteve politike brënda vendit për shkak të aferave korruptive e klienteliste, të cilat pengojnë progresin normal të Shqipërisë dhe integrimin e saj sa më parë në BE.

Le të shpresojmë që Maxhoranca në fuqi nëpërmjet reformave tërësore që mendon të realizojë, të arrijë të stabilizojë vëndin duke i dhënë përparësi drejtimit të vëndit me anë të teknokracisë, meritokracisë, dhe rivendosjen e hierarkive profesionale ashtu si e kanë dhe vëndet perëndimore.

[email protected]

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?