MENU
thesari.com © 2001

Kurthe, intriga dhe hakmarrja per drejtesi - Thesari

E Premte 28 Tetor, 2016
Kurthe, intriga dhe hakmarrja per drejtesi

kurthi

Nëse do të kisha qoftë edhe një iluzion që kryegjyqtari i Shkallës së Parë, ish, Guximtar Boci, do të kishte shfrytëzuar postin për të kënaqur epshet e tij, unë do të isha i pari që do ta kryqëzoja, por faktet flasin për të kundërtën.

Një grua e divorcuar, nënë e dy fëmijëve, e cila gjatë jetës së saj nuk ka treguar asnjëherë ndershmëri me vetveten, me familjen e saj, apo me prindërit e ish bashkëshortit të saj, ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të "groposur" mikun e babait të saj, vetëm për një arsyje, sepse Guximtari nuk pranoj të bëhet palë në një gjykim për të bërë të paligjshme të ligjshme.

Historia e videos ka nisur jo pesë muaj më parë, siç thotë Eni Cobani, por shumë, shumë,... shumë muaj më parë, kjo fal teknologjisë së ofron Policia e Shtetit.

Duke dashur t’i qëndroj larg "skandalit", Guximtar Boci, ka bërë vetëm një gabim dhe për këtë e meriton të shkarkohet, pasi ai besoi tek "ndershmëria" e vajzës së mikut të saj.

Gjëja më e poshtër në këtë histori është se janë përdorur pajiset e Policisë së Shtetit për të groposur një gjyqtar, ndërsa poshtërsia e Eni Cobanit është se asaj i ka pëlqyer videoja dhe për të bërë "show" ka thërritur tek emisioni i saj "Shihemi në gjyq" njerëzit më të pambrojtur, ish vjehrrën, ndërsa denoncuesja që nuk ka lënë dy gurë bashkë për të "groposur të gjallë" gjyqtarin, nuk kishte "mundësi" të përballet me realitetin.

"Miqësia" midis gjyqtarit dhe denoncueses ka lindur shumë vite më parë. Ata ishin deri në atë pikë që bisedat e tyre të ishin shumë "familjare", për shkak të besueshmërisë që kishin midis njërit-tjetrit. Disa muaj pas divorcit të mikeshës së saj, natyrshëm lindi një konflikt pronësie.

Fakti është se zonja duhet të gëzoj disa të drejta të saj pasurore, për të rritur fëmijët e saj, por Guximtar Boci nuk ka asnjë faj që denoncuesja dhe ish-burri i saj, nuk kishin lidhur një kontrat ligjore, por fiktive.

Në Gjykatë fiton ai që ka një kontratë (provë) të noterizuar, jo fiktive, por për këtë kishte menduar mikesha e gjyqtarit. 

Ende pa nisur mirë seancat gjyqësore, kjo i shkon në zyrën e kryegjyqtarit dhe i kërkon të bëhet "palë" për ta ndihmuar në procesin gjyqësor.

Guximtari vërtetë ka dashur ta ndihmoj mikeshën e tij, por e kishte të pamundur të jepte një vendim në favor të saj, pa pasur të paktën një provë ligjore.

Kaq ka mjaftuar që mikesha të bëhet armikja e mikut të saj. Ajo ka kërkuar ndihmë tek Sajmir Tahiri, gjë që ky i fundit ka ofruar teknologjinë e Ministrisë së Brendshme për të nisur intrigën, madje është trajnuar se si të sillet me gjyqtarit.

Ndërsa seancat shtyheshin qëllimisht pafund, denoncuesja e ka provokuar mikun e saj, duke e joshur në zyrë, ndërsa Guximtari vazhdimisht ka mbajtur të njëjtën nivel bisede, sepse kështu ishin ndërtuar marrëdhëniet midis dy "aktorëve".

Në fund, pasi procesi gjyqësor nuk ka qenë e favorshëm për miken e tij, i ka dalë përpara Guximit dhe e ka kërcënuar hapur se unë do të shkatërroj.

Guximtari nuk e ka marrë seriozisht "inatin e femrës", madje ai është informuar për videon vetëm disa orë përpara se të publikohet tek emisioni "Stop".

"Nuk e di pse jam prekur unë në këtë histori, pasi personalisht nuk kam bërë asnjëherë një veprim të tillë", ka thënë Guximtari, dhe sakaq ka ngelur pa fjalë ku ka marrë vesh emrin e vajzës.

"Ajo është mikja ime. Ne kështu i kishim ndërtuar marrëdhëniet, njerëzore, me humor dhe me thumba", ka shtuar ai.

Sot, gjyqtari është shkarkuar nga detyra, kjo për meritë të "ndershmërisë" së videos, e cila kaq shumë e kanë "investiguar" çobatët dhe tahirat, sa babain e vajzës e bëjnë të vdekur, ku në fakt ai është si kokrra e mollës, por i turpëruar përjetësisht nga hakmarrja e vajzës së tij.

Jeta vazhdon!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?