MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Problemi real i Ramës me Trump - Thesari

E Dielë 20 Nëntor, 2016
Problemi real i Ramës me Trump

soros-rama-trump

Fitorja e Donald Trump, duket se e ka zënë krejt të papërgatitur Edi Ramën. Opinion publik është rreshtuar kundër tij, duke marrë hera-herës edhe forma folklorike tipike shqiptare, duke i kujtuar atij, se tani presidenti i ri amerikan do të hakmerret për deklaratat ekstreme kundër këtij të fundit.

Në fakt, angazhimi i Edi Ramës në debatin e brendshëm politik amerikan, ishte vërtet i paprecedent. Çdo politikan, dhe çdo kryetar shteti, me siguri që ka pasur një preferencë dhe një qëndrim ndaj dy kandidatëve për president, por akti i Edi Ramës ishte i pashembullt.

Fillimisht u shpreh në Klan Kosova kundër kandidaturës së Trump, por nuk u mjaftua me kaq. Në mënyrat që vetëm ai i di, Rama gjeti rrugën për tu paraqitur edhe në studion e CNN, nga ku jo vetëm që nuk u tërhoq nga deklaratat e tij, por shkoi edhe më larg.

Tre fjali të artikuluara nga Rama do të mbeten përgjithmonë në memorien politike, në raport me këtë çështje: i) ‘Mos e dhëntë Zoti që Trump të zgjidhet president”, ii) ‘Trump është fyerje për civilizimin’, dhe iii) ‘zgjedhja e Trump do të përkeqësoje marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-ve’!!

Më vonë, edhe politikane të tjerë botërorë u artikuluan kundër tij, por asnjëri në mënyrë kaq brutale. Vetëm Edi Rama, foli si Zarathustra dhe futi Zotin dhe Djallin në mes. Edi Rama nuk është budalla. Madje ka një nuhatje të fortë politike. Deklaratat e tij nuk ishin as emocionale dhe as të pa-kalkuluara. Por jo nga Rama. Parashkrimi ishte bërë, nga sponsorët e tij në Washington. Edhe tani pas fitores së Trump, Rama vazhdon në të njëjtën linjë. Sigurisht që gjithçka është mbajtur shënim në Washingon, dhe nuk do të kalojë pa pasoja të paktën për Ramën si individ politik, por ky nuk është problemi i tij më i madh.

Problem i tij i vërtetë është, George Soros. Pikërisht, ai që e urdhëroi dhe e përdori të bënte deklarata të tilla. Gjithsesi, fakti që Soros e detyroi Ramën të pozicionohej botërisht me qëndrime të tilla, nuk përbën problemin e tij të vërtet, atë më të madhin. Problemi real qëndron në humbjen e aksesit dhe mbylljen e dyerve në Washington.

George Soros, nga aset i është kthyer në barrë dhe “njollë në biografi”. Publikimi nga Wikileaks i emaileve të Clinton nxori edhe raportin e ngushtë, midis saj dhe Soros. Në një email, pas 21 janarit, Soros i kërkon Clinton të përfshijë nivelet më të larta të politikës amerikane në krizën politike në Shqipëri, duke ju kundërvënë haptazi kryeministrit Sali Berisha.

Madje, aty del qartë që edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak, për të ndërmjetësuar krizën në Shqipëri ishte propozim ekskluziv i Soros. Ne dimë vetëm këtë element sporadik të bërë publik, por edhe vetëm kaq pak nga maja e ajsbergut sorosian, na ndihmon për të kuptuar rrjetin e gjerë të fijeve që janë luajtur nga miliarderi spekulant në favor të Edi Ramës: nga Washingtoni në Londër, nga Roma në Bruksel e Beograd.

 Vetë-ofrimi i Ramës për të pranuar lëndët kimike siriane në Shqipëri thuhet se ka qenë ide e Sorosit. Për rrethana që tashmë dihen, kryeministri i refuzoi ato, në momentin e fundit. Pas kësaj Edi Rama bëri disa ece-jake dëshpëruese në SHBA, por pa mundur të shkelte në Washington. Pas një ndërhyrje konstante dhe të fuqishme nga ana e Soros dhe lidhjeve të tij, në fillim të prillit 2015, Shtëpia e Bardhë ktheu përgjigje negative për një vizitë të mundshme të Ramës. Atëherë, miqtë e tij, dolën me idenë se vetëm një nder i madh nga ana e qeverisë shqiptare, do të mund të hapte portën e përplasur syve disa herë, të Shtëpisë së Bardhë. Dhe ky nder, ishte pranimi i të gjithë anëtarëve të organizatës  MEK, apo të ashtuquajturve muxhahedine iranianë, deri pak kohë më parë në listën e zezë të terroristëve nga Departamenti i Shtetit.

Ky vetë-ofrim shoqëruar me organizimin e vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë përkoi, edhe me kandidimin e vështirë brenda partisë të Hilary Clinton, për presidente. Tashmë, Soros bashkëpunëtor dhe mik i vjetër i ish Zonjës së Parë, ishte kthyer jo vetëm në financuesin më të madh të fushatës së saj, por edhe si ‘Guru-ja” personal dhe njeriu më i afërt i presidentes së ardhshme, siç besonte shumëkush.

Aq shumë influencë kishte Soros tek Clinton, sa që mediat kundër saj shpreheshin, se në rast fitoreje, presidenti real i SHBA-ve nuk do të ishte Hilari, por vetë George Soros. Afërsia e tij me Clinton, dhe armiqësia me Trump nuk është vetëm politike, por pikë së pari ideologjike. Filozofia, ideologjia, linja politike dhe ekonomike e Donald Trump është krejtësisht e kundërta, e asaj të George Soros. Idetë e Karl Popper, babait shpirtëror të Soros mbi Shoqërinë e Hapur, dhe Demokracinë Liberale janë e kundërta e qëndrimeve të Donald Trump mbi ekonominë, financat, emigrantët, kufijtë e hapur, angazhimi amerikan në botë, politika e jashtme etj.

George Soros është akuzuar publikisht nga mediat, si financuesi i protestave kundër Trump, nëpërmjet organizatës së tij moveon.org dhe mbi 130 organizatave të tjera anë e mbanë Amerikës. Jo vetëm kaq, por edhe Clinton dhe Obama kanë shprehur mbështetjen e tyre, për këto protesta për të cilat së fundmi u zbulua se pjesëmarrësit paguheshin me 15-20 dollarë ora. Është e qartë se beteja elektorale po transferohet në një betejë afat gjatë midis dy kampeve. Është një betejë e fortë, e ashpër dhe konsekuenciale, e cila përplas jo vetëm dy kampe, por edhe dy ideologji. Bëhet fjalë për atë, se si do të jetë bota në të ardhmen.

Duke e parë nga lartë këtë betejë, George Soros gjendet në mes të vorbullës së saj si një nga 2 aktorët kryesor, por tashmë në mbrojtje duke pritur fundin e epokës së tij. Kurse Edi Rama, as si individ dhe as si kryeministër nuk rezulton as në periferi të ciklonit, sepse faktikisht ai është askushi dhe nuk përfaqëson asgjë në gjithë këtë panoramë gjigante. Dhe për këtë arsye, momentalisht mund të vazhdojë të delirojë i qetë.

Por nuk është i qetë aspak dhe ai e di më mirë se të gjithë, se përse. Krijuesi dhe sponsori i tij, po shkërmoqet. Trump dhe  republikanët që kanë nisur betejën për të zhbërë përgjithmonë oktopodin Soros, ndoshta nuk i kanë fare në listë vezët e vockla që ai ka pjellë nëpër cepa të botës, si është edhe Shqipëria. Prandaj përsërisim që problem i vërtetë i Ramës, nuk është frika se mos Trump merret direkt me atë si individ. Ai e di që është thjesht një krijesë e Soros, ashtu si dhe u bind që më 8 nëntor, krijuesit të tij i ka nisur numërimi mbrapsht i ditëve që i kanë mbetur. Vezët nuk ka më kush ti ngrohë dhe ti çelë...Ky është problemi i vërtetë i Kryeministrit tonë!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?