MENU
thesari.com © 2001

Prokuroria, Krimi dhe Krimbat - Thesari

E Shtunë 04 Shkurt, 2017
Prokuroria, Krimi dhe Krimbat

drejtesia-munguar

E mbani mend çfarë ndodhi me Dritan Priftin kur akuzoi Ilir Metën për korrupsion? Ndodhi që Prokuroria jonë e pakapur fare vuri nën akuzë për korrupsion dhe për shkelje të privacisë për regjistrimin vet akuzuesin Dritan Prifti. Ndërsa të akuzuarin me zë dhe me figurë e nxorrën pa- lagur si burrin më të mire të shtetit nga i cili duhet të marrim shembull për ndershmërinë e tejskajshme që e karakterizon. Për më tepër Dritanin dhe ata që do guxonin të bënin si Dritani, i shantazhuan siç dijnë të bëjnë vetëm ata, me video intime që ata i mbajnë nëpër sirtare për ti përdorur kur dikush ngre zërin dhe i demaskon. Asnjë hetim nuk bëri Prokuroria për prejardhjen dhe publikimin e asaj video. Ndoshta kur të fillojnë të dalin videot e dashunorëve te "Santa Quaranta" mund edhe të kujtohen që ka një ligj diku për privacinë në këtë Republikë bananesh ku jetojmë. Eshtë ai ligji me të cilin Ylli Pango fitoi një gjyq dikur, kur përpiqej të ulte ca "breçka".

Po Tom Doshin a e mbani mend, kur akuzoi Ilir Metën për tentativë vrasje ndaj tij, çfarë bëri Prokurori ynë katundar i Përgjithshëm? Bëri atë që din të bëjë më mirë. Dënoi prap akuzuesin për kallzim të rremë, edhe pse zyrtarisht Tom Doshi nuk kishte dorëzuar në Prokurori asnjë kallzim. Por mesazhi ishte i qartë, mësimi u mësua.

Për analogji sot, përvec fakteve të përditshme me zë e me figurë e me shifra, pasi kemi dëgjuar edhe akuzat shumë lehtë të provueshme të Ylli Manjanit drejtuar Edi Ramës, të del vetvetiu e njejta pyetje. Çfarë do bëjë Prokuroria për këto akuza të bëra publikisht nga Ministri i Qeverisë? Kush do dënohet në këtë rast nga këta të dy, Ylli Manjani për kallzim të rremë apo Edi Rama për veprime anti-ligjore dhe anti-kushtetuese? Sipas standarteve të deritanishme të Prokurorisë Shqiptare, më shumë shance ka që të dënohet akuzuesi Ylli Manjani për kallzim të rremë sesa i akuzuari me pras në dorë. Por sidoqoftë, në qoftë se Prokuroria jonë e shitur "për ca dollarë më shumë", akoma e mban veten si respektuese të Kushtetutës dhe të Ligjit, duhet që ose njërin ose tjetrin ta denojë? Duhet të respektoje të pakten standartin që kanë vendosur vetë ata, të njejtët ata që çirren sikur japin jetën për Kushtetutën, a nuk mendoni?

fb.me/vasiliilir

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?