MENU
thesari.com © 2001

Protesta e Bashës nuk largon Ramën, por studentët. - Thesari

E Enjte 17 Janar, 2019
Protesta e Bashës nuk largon Ramën, por studentët.

kreshnik-spahiu-2

Ka 2 muaj që ai sheh ëndrra, si mund ti prijë levizjes studentore, por ata nuk e pranojnë!

Pas 1 vit protestash popullore Lulzim Basha kishte mbetur spektator. Ai i ndiqte nga media protestat e Kalimashit, Teatrit, naftëtarve, emigrantëve dhe aktualisht të studentëve. Por askush nuk e pranonte, askush nuk e merr më seriozisht, askush nuk do që të bëhet pis protesta e tyre me prezencën e tij.

Në fakt dhe ai nuk i ka me qef protestat, por nuk e mban hiç presionin e Berishës. Çdo ditë Berisha i ngërdheshet dhe i çirret me të drejtë: "Të besova partinë dhe s’mund të ma shkatërrosh duke fjetur në Hollandë”

Basha duroj sa duroj, dhe dje bëri mbledhje me opozitën e lodhur 28 vjet në pushtet dhe parlament. Dje doli dhe paralajmërmi për “fundin” e Edi Ramës, por askush nuk e besoi dhe askush nuk e mori seriozosht sepse:

1 - Opozita nuk i fiton dot zgjedhjet me këtë Kod Zgjedhor, që falë marrveshjes famkeqe që bëri me Ramën, ai nuk flet kurrë më për votën elektronike!

2 - Opozita nuk ka një ofertë të re, por sërish ofron ish-ministrat 28 vjeçar që i urren mbarë populli dhe s’kanë fijen e popullaritetit.

3 - Protestat e Bashës janë më qesharaket në Europë, pasi organizohen si koferenca shtypi në natyrë. Mbahet një fjalim bajat i përsëritur i Bashës dhe më pas i shpërndan militantët me qetësi.

4 - Paneli dhe liderët miliardera të opozitës kryesojnë protestat me syze Cartier dhe kostume Hermes. Deri dje jetonin në mal me lopët dhe tani kanë justifikuar pasurinë duke shitur gomarin apo kosheret me bletë.

5 - Tradhëtitë që Basha i bën vazhdimisht çdo kauze dhe proteste radhazi kanë lënë shijen e besëprerit. Le të kujtojmë:
- Në protestën e fundit i la mitingashët në shesh dhe drekonte me muzikë tek Restorant Piaca
- Në protestën e parafundit me çadër hyri në bashkqeverisje me Ramën etj etj ...

6 - “Zjarrfikës protestash” e quan gjithë populli, madje edhe Monika Kryemadhi dje deklaroi: “Opozita smund të jetë më Zjarrfikse.”

Për të gjitha këto arsye Lulzim Basha po del në protestë jo për të rrëzuar Ramën, por për të rrëzuar studentët e për ti shmangur nga kërkesat politike, sepse po i rrëshqet nga dora flamuri opozitar. 

Prandaj ai ska rrugë tjetër, veçse të bëj sërish zjarrfiksin dhe të largojë studentët. Në të kundërt, ai dhe ish-pushtetarët që ai mban në çadrën e tij, do bien së bashku me Ramën, sepse një opozitë revolucionare po lind në Shqipëri.

Unë e di fundin e kësaj proteste. Ajo po shkatërron shpresën rinore dhe lëvizjen studentore.

Koha e dyshes Rama-Basha ka skaduar. 

Loja e tyre është konsumuar.

fb.com/spahiukreshnik

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?