MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Unë dhe PD - Thesari

E Enjte 29 Qershor, 2017
Unë dhe PD

shinasi

Ka mjaft miq e shoke, te cilet i falenderoj, qe thone se ia vlen qe te hedh kandidaturen edhe une per ndryshimin qe mund te ndodhe ne PD. po, eshte e vertete qe kam qene njeri nder themeluesit e pare e te paket te saj, eshte e vertete qe kam bere shume per ndertimin e asaj partie ne momente kritike te fillimit, por me te vertete qe nuk jam i interesuar. Dhe kjo per arsyet e meposhtme:

1. PD eshte prone e peng i familjes Berisha, vegel e tyre politike dhe iu sherben vetem e vetem interesave te asaj familjeje. kushdo qe hyn ne kete loje duhet qe me se pari e mbi gjithcka te behet sherbyes i asaj familjeje. 

2. PD eshte e pareformueshme sepse eshte nje mase familjesh e klanesh kriminale te Trustit te Geshtenjave te Tropojes dhe te tjera po aq e me shume kriminale, qe nuk kane asnje lloj ndjesie sherbimi publik e kombetar por qe bejne te 99-tat per interesat e tyre. 

3. PD ka nje te shkuar te frikshme dhe se bashku me PS e LSI edhe pergjegjesi historike per deshtimin e tranzicionit dhe per fatkeqesite qe iu kane rene shqiptareve.

4. PD eshte pa asnje medyshje vegel e interesave antishqiptare dhe te huaja, greke, serbe, dhe te tjera, dhe si ka bere ne te shkuaren kur nuk ka lene gje pa shitur e shkaterruar per para, do te beje edhe ne te ardhmen. 

5. PD i sherben PS, si kur eshte ne aleance me PS ashtu edhe ne opozite sepse ne nje ane kur jane ne aleance formale e joformale, i jep force, dhe ne anen tjeter, kur jane ne opozite te mirekuptuar nuk lejon daljen e nje opozite te vertete. 

6. PD eshte nje strukture pa ideologji, pa vlera morale e shteterore dhe qe sherben vetem si nje bande qe thith nga shteti dhe qe ushqen strukturat kriminale. 

7. me vjen keq per militantet dhe atdhetaret qe jane pjese e asaj partie por kane qene, jane e do te jene te mashtruar sepse askush nuk punon ne interes te tyre e te kombit. njerezit e mashtruar jane te verber. verberia politike dhe ideologjike eshte vdekjeprurese per cdo njeri e cdo shoqeri.

8. Misioni i saj historik ka mbaruar dhe ka deshtuar pa nder. PD nuk arriti asnje nga objektivat historike. nuk ia vlen qe cilido qe kerkon ndryshimin te duhet te perballet me llahtaren qe kjo strukture, sepse vetem parti nuk mund te quhet, iu ka shkaktuar shqiptareve. 

9. Koha kerkon nje parti te re, nje strukture te re, me njerez te rinj, me vetedije politike kombetare, me aftesi qe te veprojne ne kohen e veshtire ne te cilen jetojme dhe ne situaten ne te cilen gjendemi në sherbim të kombit, për të mirën e kombit dhe në interes të shtet-kombit e të gjithsecilit shqiptar. 

10. edhe molla më e bukur përfundon si jashtëqitje. Tani PD është jashtëqitja morale e kombit. Ata që duan të shkojnë mbas karabushave që shiten si të aftë e të ditur por që janë të zgërlaqur e shitblerë nga cdo kodosh politik si Berisha, Topalli, Basha, Imami e shumë zabërhane të tjerë, duhet të vazhdojnë të shtyjnë këtë karrocë muti që është PD e sotme.

Duke i falenderuar përzëmërsisht të gjithë miqtë e dashamirët, unë për vete nuk kam asnjë lloj interesi me u marrë me njerëz që edhe kur duan me të dhanë vajzën grue, sigurohen një herë që e kanë shtatzanë që me ta lanë kopilin tek dera.

Shqiptarët kanë nevojë për një fillim të ri, me njerëz të rinj, me ideologji të qartë dhe me përkushtim ndaj kombit. PD nuk mundet me kenë kjo forcë, dhe ajo duhet rikrijuar nga fillimi. e dhimbshme por nuk ka rrugë tjetër.

fb/shenasi.rama

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?