MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Vajzat shqiptare në politikë, velina dhe manikina të paradës politike - Thesari

E Enjte 01 Qershor, 2017
Vajzat shqiptare në politikë, velina dhe manikina të paradës politike

grate-ne-politike

Gradualisht kryetaret e partive po kristalizojne listat e perfaqesuesve te kuvendit. Midis ketyre listave figurojne edhe femra te cilat jane futur ne kete vorbull jo per ndonje aftesi te madhe apo per ndonje mbrese ne inteligjence. Absolutisht jo. Jane thjesht numra qe i duhen politikes. Me vjen keq qe ne emer te emancipimit keto vetem perdoren duke patur benifite per kryetarin dhe perfitime materiale per veten e tyre.

Ne gjithe keto vite nuk me ka mbetur ne kujtese ndonje prej tyre ( edhe pse vete jam femer) qe ti flas kurajoja ne te mire te ketij vendi. Jane te gjitha te folese te dubluara me nje plastifikim te muskujve te fytyres dhe mendesi te nje pozicioni inferior karshi gjinise mashkullore. Edhe pse shekulli i 21 , ato e kane lejuar perdorimin me vetmohim luftarak deri ne gara cmendurie me njera-  tjetren duke zevendesuar sjelljen e bute te femres me klonim mashkullor per nje komplimentim te enderruar nga kryetari i partise.

Mendoj se asgje nuk u fitua me numrin e rritur te perfaqesimit te tyre, por vec nje shtim te velinave dhe manekinave ne paraden e politikes sone mediokre. Jane pikerisht keto femra ku as komshinjte e vete nuk i njohin, ku dhe per fisin e tyre kane qene thjesht numra…

/perqasje/

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?