MENU
thesari.com © 2001

Vërtet besoni se e duan integrimin këta? - Thesari

E Enjte 27 Gusht, 2015
Vërtet besoni se e duan integrimin këta?

adriatik_lapaj

Sot ndodhi ajo c'ka pritej, Rama doli foto ne krah te Kancelares Angela Merkel ndersa Vucic mori premtimin se ne vjeshte per Serbin do te hapen bisedimet e antaresimit ne BE. Secili mori ate qe kerkoi. Ne fakt Rama kerkoi dhe para, por ne e dime se parate nuk dhurohen ato fitohen. 
Ne fakt Rama me te veten shkoi ne Vjene per te arritur pikerisht ato rezultate. Per cfare i duhet klases sone udheheqese antaresimi ne BE? Joooooo ai eshte makthi me i keq i tyre. Antaresimi ne BE eshte shprese me te cilen ata mbajne pushtetin, eshte si vaji i kandilit per driten qe leshon. Nuk e keni vene re?!!!!!! Gjithe diskursi politik vertitet rreth antaresimit ne Bashkimin Europian, ajo eshte endrra qe mban me shprese shqiptaret. Nje antaresim i shpejte do vriste dhe endrren dhe shpresen. Antaresimi do i zgjonte shqiptaret nga gjumi, pasi te nesermen e antaresimit do shikonin se prape nuk do kishte uji, prape nuk do kishte drita, prape do kishte korrupsion, prape mezi do e nxirrnin muajin, prape do vriteshin per nje gardh se gjykatat benin padrejtesi, prape me te fortet do ishin me te forte dhe prape femijet e kastes do zinin vendet me te mira ne shkolla dhe administrate, pra shqiptari i ndershem do vuante. E pra ate cast fabula e antaresimit ne BE si cast i mbarimit te halleve do te binte si kala rere, aty klasa jone udheheqese do dilte lakuriq, aty refreni i tyre do zhvleresohej e per pasoje populli do i zbythte sa hap e mbyll syte. A jeni ne vete ju, per Ramen dhe te vetet antaresimi eshte makthi me i keq, eshte dita e apokalipsit, eshte casti ku vdes shpresa e shqiptarit te stermunduar, dhe te te vdes shpresa do te thote qe do rrafshosh cdo gje, e do e nisesh se pari nga ata qe ta bene jeten sketerr. Per kete lloji politike nuk ka makth me te keq se antaresimi ne BE, eshte si temjani per djallin, eshte dita e se vertetes, dita kur shqiptari do kuptoj se nuk te ben europian organizmi ku merr pjese, nuk te ben europian flamuri me yje qe valvitet ne institucione, nuk te ben europian dhe te jetosh si europian antaresimi, perkundrazi europian behesh kur nuk e shet voten, kur nuk e korrupton gjyqtarin, kur nuk ben favore jashte ligjit, kur nuk i nenshtrohesh presionit politik, kur e zbyth politiken mashtruese. Europian behesh kur ti punon me dinjitet, kur mbjell token, kur nuk pret pyllin e shkaterron malin, kur nuk ndot me plehra. europian behesh kur si qytetar merr pergjegjesite per te ndertuar vendin tend demokratik, kur perballesh me te verteten, kur i thua jo keq qeverisjes dhe zbyth kullarot e korruptuara.

JO vellezer mos u mashtroni me, ai ate donte….foton krah Merkelit…..antaresimin JO, ai per keta eshte si temjani per djallin.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?