MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

AP: Të lejohen martesat gay, do propozohen ndryshime në kodin e familjes - Thesari

E Premte 25 Tetor, 2013
AP: Të lejohen martesat gay, do propozohen ndryshime në kodin e familjes

largea_igli-totozani1378800072

TIRANE - Avokati i Popullit Igli Totozani deklaron qartazi se do t’i propozojë institucioneve më të larta të shtetit ndryshimet në kodin e familjes për t’i hapur rrugën martesave gay dhe jo vetëm. 

I pranishëm në një seancë organizuar nga Komiteti Europian Ekonomik dhe Social, Avokati i Popullit ka kërkuar mbështetjen e të gjithë spektrit të shoqërisë civile në këtë sipërmarje që ende ska gjetur zbatim në asnjë nga vendet e rajonit. 

Avokati, Totozani u shpreh se: "Legjislacioni jonë nuk është ende gati, ka një ligj për anti-diskriminimin, por natyrisht ka nevojë për ndryshime të tjera. Në Shqipëri ka një frymë që po ndryshon ndaj komunitetit LGBT, pra nuk ka më atë urrejtjen e madhe, të zotërisë në fjalë apo të ndonjë zotërie tjetër që ishte i gatshëm të vriste djalin e tij, nëse zbulonte që ishte gay, por sot gjërat kanë ndryshuar, kanë ndryshuar për mirë, unë po shoh sot komentet që njerëzit po bo bëjnë në blogje , në “Facebook” janë vërtet ndryshe. Janë aq ndryshe, saqë unë nuk e di se çfarë po më mban, ndoshta vetë shoqatat po më mbajnë, se si institucion i avokatit të popullit sa më shpejt ta propozojmë martesën, dhe do ta bëjmë këtë gjë. Dhe të jemi një shembull pozitiv, në Shqipëri dhe në Ballkan, jemi duke u përpjekur dhe deri në fund të vitit do të kemi një përgjigje për një ndryshim në kodin e familjes së Republikës së Shqipërisë. Dhe jemi midis një dileme për të diskutuar mbi mënyrën e zgjidhjes së kësaj çështje, pra të bashkëjetesës apo të kërkesës së martesës. Natyrisht kjo është një çështje që më shumë sesa avokatit të popullit, ju takon vetë organiztatave LGBT të japin mendimet e tyre”. 

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka bërë një bilanc të punës së institucionit që drejton në mbrojtje të interesave të grupeve me vulnerable të shoqërisë duke veçuar romët, për të cilët tha ai është përpiluar edhe një raport i posaçëm që do t’i dërgohet për shqyrtim parlamentit ditën e hënë. 

Theksi u vu edhe tek mosshpërndarja prej muajsh e pagës së paaftësisë për invalidët, të pastrehët, si dhe situata e rëndë që po përjetojnë personat që vuajnë nga gjakmarrja. 

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?