MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Kanadaja drejt legalizimit të marijuanës - Thesari

E Martë 28 Mars, 2017
Kanadaja drejt legalizimit të marijuanës

marijuana-canada

Sipas njoftimeve te fundit, kryeministri kanadez Justin Trudeau është duke planifikuar legjislacionin për legalizimin e marijuanës.

Portali Independent.co.uk raporton: Qeveria e kryeministrit kanadez Justin Trudeau po planifikon të shpallë legjislacionin që do të legalizojnë përdorimin e marijuanës në të gjithë vendin.

Sipas propozimeve, prodhuesit do të jenë të licencuar dhe kufiri i moshës kombëtare për të blerë do të jetë 18 vjeç, edhe pse provincat që duan mund ta vendosin kufirin e moshës së lejuar më të lartë se aq.

Kanadezët që duan të rrisin marijuanë do jenë të kufizuar në katër bimë për familje.

Sipas Canadian Broadcasting Corporation (CBC), e cila për herë të parë ka raportuar planin e kryeministrit, provincat do të kontrollojnë vet çmimin, së bashku me rritjen e drogës së blerë dhe të shitur.

Nëse marijuana legalizohet me ligj, atëhere kryeministri do të përmbushë premtimin e bërë gjatë fushatës së Partisë Liberale të z.Trudeau gjatë Nëntorit 2015 për zgjedhjet e përgjithshme të vendit.

Në atë kohë ai premtoi se ishte e nevojshme të "legalizohet, rregullohet dhe të kufizohet aksesi ndaj marijuanës", në mënyrë që të mbahet droga larg "nga duart e fëmijëve dhe nga fitimet e klaneve kriminale."

Linku origjinal: www.independent.co.uk

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?