MENU
thesari.com © 2001

Arian Çani 6 muaj pa patentë, kaloi me të kuqe, fyeu policinë - Thesari

E Hënë 06 Janar, 2014
Arian Çani 6 muaj pa patentë, kaloi me të kuqe, fyeu policinë

arjan-cani-berisha

Prezantuesi Arian Çani është përfshirë pak ditë më parë në një incident me policinë rrugore, duke humbur për 6 muaj të drejtën e të qenit shofer.

Lajmi konfirmohet për “A1Report” nga burime në policinë rrugore, ku gjithçka ka nisur me një mosrespektim semafori nga Arian Çani, e duke përfunduar më pas në një përplasje mes tij dhe shefit të trafikut rrugor të kryeqytetit, Ervin Dervishi.

Nga hetimet e kryera deri më tani ka rezultuar se Çani ka kaluar me shpejtësi të madhe semaforin me të kuqe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në krah të Galerisë Kombëtare të Arteve, duke mos u ndalur dhe duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve tek vijat e bardha.

Dhe pse i është kërkuar të ndalojë nga shefi i patrullës, Çani ka vazhduar të shijojë shpejtësinë maksimale, duke bërë që në ndjekje të tij të vihen edhe patrullat e rendit.

Çani është ndjekur për disa minuta me radhë në rrugët e kryeqytetit, pasi ai i ka rënë kryq e tërthor bulevardit, duke sjellë vërdallë policët që i ishin vënë në ndjekje, të cilët kanë mundur ta ndalin diku në afërsi të Pallatit të Kulturës.

Kaq ka mjaftuar që Çani të nisë të ofendojë policët, e më pas të mos pranojë shkeljen rrugore që kishte bërë.

Arian Çani ka kërkuar që të mos ndëshkohet, duke telefonuar edhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për të shmangur ndëshkimin e policisë. Por as telefonata me ministrin nuk e ka ndihmuar Çanin, që t’ia hedhë kësaj here.

E ndërsa rrugorët i kanë bllokuar patentën dhe lejen e qarkullimit, Çani vazhdon të qarkullojë me automjetin e tij edhe pse nuk ka patentë dhe leje qarkullimi!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?