MENU
thesari.com © 2001

Dhunë e grabitje që burojnë nga institucione "lirie"! - Thesari

E Hënë 18 Nëntor, 2013
Dhunë e grabitje që burojnë nga institucione "lirie"!

erjon_brace_1

Ndodh edhe kështu!!

Është një familje në këtë qytet, familje e vjetër, e madhe, plot me njerëz të mire, të ndershëm. Familja Hysa.

Çdo institucion në këtë vend, agjenci shtetërore dhe gjykatë, madje gjykata më e lartë në këtë vend, i ka njohur pronësinë e truallit, pronë e tyre në kinostudion “Shqipëria e Re”.

I kanë vjedhur, i kanë grabitur, i kanë dhunuar deri fizikisht për të mos i lenë të gëzojnë pronën e tyre.

Nuk gjejnë kund të drejtë!

Kam më shumë se 3 vite që e njoh hallin e tyre dhe ndihem tërësisht i pafuqishëm të mund lukuninë e dhunuesve, të gjej haëesirë kund për të folur publikisht për hallin e tyre.

Publiku vetëm mund të jetë aleat në këtë çështje. E dini përse? Sepse pronën e tyre e kanë zaptuar një grup televizionesh private: Klan, Ora News, më tej të tjerë që duket se kanë respektuar kontratën e qerasë dhe kanë mbetur brenda godinave, A1 (pa u bërë A1 Report), Scan TV, më tej akoma një mori biznesesh të tjera përfshirë edhe shkollën “MARUBI” (kjo e fundit vazhdimisht projekton filma mbi të drejtat e njeriut në një festival.

Të gjithë në truall të kësaj familje.

Për shkak të tyre dhe marrëdhënies me median të çdo lloj pushteti, kjo familje jo vetëm që nuk gjen dot të drejtë, por as hapësirë për të komunikuar me publikun për hallin

As unë s’e gjej dot këtë hapësirë.

Kurrkund!

Meqë e di që këtu, në këtë hapësirën time, lexojnë shume njerëz, me dhe pa pushtet, media të përfshira në këtë çështje dhe jo të tilla, dua të bëj një apel:

Grupe mediatike! Respektoni të drejtën e kësaj familje! E meritojnë! Jeni në pronën e tyre, jeni bujtës në një farë kuptimi edhe pse në më të shumtën e hapësirës jeni të paligjshëm aty, tërësisht, nga kati i parë deri në të fundit!

Kur këtë e bëni ju, më thoni kush do besojë se ju mbroni interesa të drejta e parimore të kujtdo qytetari. Mund të ndodhë që dikush të gjejë tek ju dhe këtë, por dy standarde nuk mund të ketë! Ligji duhet të jetë për të gjithë.

E them këtë sepse kam në duar një tjetër dosje të kësaj familje, në brendësi të së cilës më shfaqet një tjetër projekt privat i TV Klan që pushton dhe të paktën 14 mijë metra katrorë të tjera, pronë e kësaj familje, të kthyera nga AKKP vetëm pak muaj më parë, të cilat po bëhen rrugë e lulishte private!!!

Në pronë të familjes Hysa gjithnjë!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?