MENU
thesari.com © 2001

Dritan Hila: Lu përfaqëson Amerikën. Nuk ka sovranitet me hajdutë - Thesari

E Dielë 05 Shkurt, 2017
Dritan Hila: Lu përfaqëson Amerikën. Nuk ka sovranitet me hajdutë

dritan_hila

Për analistin dhe drejtuesin e emisionit “Arena” në RTV Ora News, Dritan Hila dalja e kryeprokurorit Adriatik Llalla për të kundërshtuar ambasadorin amerikan është bërë me urdhër politik. Në studion e lajmeve të Ora News, Hila tha se ishte Llalla ai që doli jashtë kornizave  dhe jo ambasadori Lu. Sipas analisteti është e pashembullt që një Prokuror të dalë kundër aletatit më të madh të Shqipërisë.

Hila: Sa i përket daljes së Llallës, ata që e vunë…sepse Llalla nuk është ai që e meritonte Prokur të Përgjithshëm, ka një karrierë modeste në drejtësi, ka pasur gjithmonë emërime politike. Ka qenë shefi i ILDKP më parë, është një figurë e panjohur i cili u promovua për shkak të lidhjeve që kishte me politikën dhe e çuan në Prokurori të Përgjithshme që të mos bënte asgjë. Llalla nuk ka bërë gjatë 5 viteve asgjë. Tani i thanë: Të çuam, hidhu në kundërsulm. E kanë urdhëruar politikisht, sepse ështe e pashembullt që një Prokuror i Përgjithshëm të dalë të kundërshtojë aleatin më të madh të Shqipërisë. Po të mos kishte një shtytje të tillë, të jeni të bindur që Llalla do të kishte vazhduar politikën e tij të 4 viteve dhe nuk do kishte dalë fare të prononcohej. Anonçimi i tij është i pashembullt. Prandaj them që kjo është diçka që shkon përtej një konflikti banal të Llallës me të tjerë, me ambasadorin amerikan.

Donald Lu nuk ka dalë fare nga kornizat normale, e konfirmoi edhe DASH dhe këtë e ka bërë për një rast, sepse një shtet serioz nuk është nevoja të dalë DASH dhe të shkojë Zëri i Amerikës për të marrë një informacion dhe ti thotë a është ky qëndrimi DASH? Është bërë për ti thënë Shqiptarëve që  ky është qëndrimi i DASH. Donald Lu është ambasador karrierë nuk mund të dalë një cm nga linjës zyrtare. Tejkalimi i kopetencave është i Adriatik Llallës nuk duhet të kishte folur fare, të bënte punën e vet ashtu sic e ka bërë sepse nuk ka më kohë që ta bëjë më mirë. Ligji i ri e ka zhveshur nga kopetencat, është figurë deri në momentin që do fillojë struktura e re. Llalla ka dalë jashtë kornizave, Donald Lu nuk ka dalë farë nga kornizat.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?