MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Droga që po i shpëton skanimit qindra milionësh! - Thesari

E Hënë 20 Shkurt, 2017
Droga që po i shpëton skanimit qindra milionësh!

dogana-porti-tragete

Koncesioni i skanimit në dogana po rezulton në një prej skandaleve më të mëdha, për koston e madhe, por edhe evidentimin tanimë të provuar se droga në Shqipëri është çështje politike.

10 tonë u kapën sot në Ancona të Italisë, në një kamion, shoferi i të cilit, shtetas shqiptar, është arrestuar. Marijuana ishte fshehur poshtë pjesëve metalike dhe këtu del në dritë vlera e supozuar e skanerëve që duhet të zbulojnë kalime të kësaj natyre në doganat shqiptare. 

Nuk ka ndodhur. Droga ka kaluar pa u vënë re. Dhe kjo është situatë e përsëritur. Kalimi i marijuanës me kamionë flet për një industri të vërtetë droge në Shqipëri dhe në thelb për liçencimin e saj si ekonomi. Në këto kushte dhe kushtet kur qeveria mohon, kurse prokuroria bën sikur nuk shikon është e logjikshme që të mendohet se paratë e këtyre sasive, milionat e eurove që po vërshojnë lumë, do të shkojnë edhe për zgjedhjet. 

Le të vihet re edhe njëherë se tonelatat e marijuanës që po kapen nuk po “vihen re” nga qendrat politike në Europë, të cilat te Lazarati arritën të identifikojnë edhe ISIS. 

Sot qeveria shqiptare nuk ka më asnjë alibi. Ajo nisi qeverisjen me një dhuratë nga qeveria e kaluar, e cila në 16 shtator 2013 miratoi koncesionin e skanimit në dogana pas të cilit qëndrojnë biznesmenë që dikur PS-ja i quante “të Familjes”, kurse sot mundtë jenë të afërt me kryeministrin, apo edhe me nëpuës të lartë të administratës. 

Edi Rama deklaroi dikur se konçesionin e skanimit nuk e zhbëjmë dot se do të humbisnim në Arbitrazh. Vetëm për të arritur në këtë konkluzion ky njeri i dha studios së bashkëshortes së Tony Blair, 500 mijë euro, ndërkohë që rrugës u rinegociua tarifa. Kontrata sipas deputetit Erjon Braçe që tani nuk flet më, duhet t’i nënshtrohej hetimit tatimor, për kalimin e aksioneve te një firmë tjetër vendase për vetëm 499 lekë të reja(më pak se një prerje 500 lekëshe që mbajmë në portofol kundrejt një kontrate që vlerësohej 280 mln euro). Diçka që u përshëndet me një premtim në hava nga ish – ministri i Financave Cani. 

Një qeveri e përgjegjshme, sidomos nga ato që po bëjnë shtet, do të monitoronte në imtësi zbatimin e një kontrate si kjo, duke kërkuar në dështime si këto të kalimit të drogës, opsione për rishikim të saj, apo zgjidhje. Një kontratë ka rezultate pune dhe mbi të bëhet analizë. Shkelja e saj nga njëra palë, apo mosrespektimi, i jep të drejtë palës tjetër të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme. Ky është rasti. Vetëm sot janë 10 tonë drogë. A po hetohet njeri për këtë? 

Kryeministri vendosi në krye të doganave njeriun e vet besnik, ish-këshilltaren Bela Ikonomi, e cila duket se po punon për titullin Bleta Punëtore e nuk ka kohë të japë ndonjë sqarim.

A po kalon në skaner vetë kompania, e cila “dëboi” para disa kohësh edhe partnerët ndërkombëtarë, nëse të tillë ka patur ndonjëherë?

Me sa dimë jo dhe kështu me heshtje do të vijohet edhe më tej. Po flasim për miliona euro dhe dyshim është i ligjshëm të mendohet se pas këtij trafiku në rritje, edhe vetë integriteti i kompanisë vihet në pikëpyetje. Së fundmi në Shqipëri ka kompani, të cilat cilat kanë emetuar letra me vlerë për shitjen e borxhit përkundrejt interesave. Kjo na thotë se ka nevojë për likuiditet dhe bankat sikur e kanë zënë rubinetin. Droga në këtë kuadër është një mundësi e mirë dhe sa kohë që nuk ka hetime për tonelatat e saj, çdo hamendësim është i ligjshëm.

Dhe duhet shtruar me forcë. Një kryeministri që thotë se po bën shtet duke patur parasysh ca njerëz që vjedhin energjinë, ndërkohë që ha dreka e ndikohet nga po të njëjtët biznesmenë që kanë marrë kontrata skandaloze, i duhen thyer turinjtë duke mos lejuar që masturbimi i tij virtual në media të kalojë pa u vënë në sitë.

/respublica/

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?