MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Efektet pozitive të Trumpizmit - Thesari

E Enjte 09 Shkurt, 2017
Efektet pozitive të Trumpizmit

trump-effect

Ka shumë zëra në Amerikë dhe në botë që janë të tmerruar nga Trumpizmi, thonë:
- Trumpizmi është katastrofë për Amerikën dhe botën;
- Amerika do mbetet pa sistem shëndetësor;
- Amerika do i lëshoj pe Rusisë;
- Trumpizmi do largoj politikat amerikane nga problemet ekologjike;
- Trumpizmi do prodhoj mure etj.

Nuk duhet te harrojmë se një artist ka qenë ndër presidentët më të njohur të Amerikës - ai ishte Regani.

Reformat e aprovuara duhet kohë të zëvendësohen, raportet jo vetëm me Rusinë por edhe me Kinën do të shtrëngohen akoma më shumë – janë çështje të strategjive ekonomike, strategjike dhe teknologjike, treni i politikave globale ekologjike nuk mund të ndalet më sepse përfitimet komerciale për vet firmat amerikane qysh tani janë të mëdha, çdo kundërveprim do të ishte sulm në ekonominë e brendshme, muret mund edhe të ndërtohen por jo me parat e huaja, por mundësitë e tilla do të ri rreshtojnë shumë probleme socio-politike.

Sistemi politiko-ekonomik amerikan bazohet ne fuqinë e grupit, zhvillimit, iniciativave dhe rrjedhimisht individi sado i fuqishëm dhe karizmatik të jetë është në funksion të shoqërisë dhe grupeve që amerikën e lëvizin përpara. Në historinë e zhvillimit të shoqërive dhe demokracive paraqiten momente kur duhet të merren vendime nga persona që personifikojnë politikën dhe të cilët ballafaqohen me pasojat në rast të dështimit – pra politika e fort Trumpiste mbështetet rreth konceptit: ‘’Në qoftë se nuk je pjesë e zgjidhjes atëherë je pjesë e problemit’’! Ky koncept është koncept i zgjeruar i politikave të ‘’forta’’ të Republikanëve! Ky koncept është i kundërte nga koncepti i zgjeruar i politikave të ‘’buta’’ të demokratëve që bazohen në principin: ‘’Bëju sikur je aktiv edhe pse nuk bënë asgjë!’’.

Veprimet Trumpiste në lidhje me vendimin ekzekutiv për ndalesat nga vende si Irani, Siria, Libia, Jemeni, Iraku në dukje janë veprime jo racionale, të ngutshme jo të drejta, diskriminuese etj. por në të vërtetë vendimet e tilla janë përshpejtues të përparimit të politikave demokratike dhe vet procesit demokratik në USA! Mund të pyes dikush se si është e mundur një gjë e tillë?!!! Mos të harrojmë një gjë se kurrë në historinë e 25 viteve të fundit nuk ka pasur një sensibilizim të tillë të çështjeve të barazisë, drejtësisë dhe mos diskriminimit sesa në muajin e parë të epokës Trumpiste! Kompanitë më prestigjioze si Apple, Microsoft, ... artist, shoqëri, komunitete janë vërë në lëvizje të thyerjes së tabuve të cilat pranuam ne apo jo kanë qenë prezentë edhe në kohën e ‘dashur’ të demokratëve. Vendimi i tillë ka hapur potencialisht me dhjetëra mijëra vende pune për ata që deri dje shikoheshin me paragjykime sepse ishin qytetarë të vendeve që njiheshin si vatra të burimit të grupeve potenciale terroriste ...Kush mund të shkaktonte një lëvizje të tillë masive përveç se grupit politik që përfaqësohet nga Trumpizmi ...

Paramendoni situatën kur paraqitet një sëmundje që mund të ketë pasoja katastrofike dhe për sëmundje të tillë zbulohet ilaçi i cili garanton sukses dhe shërim në 80% të rasteve. Pjesa e mbetur do ishte dëme kolateral pra 20% do eliminoheshin si pasojë e efekteve anësore të ilaçit! Si do vepronit ju në rast të tillë po të ishit në pozitën e vendimmarrësit? 

Andaj të gjitha vendimet e politikës Trumpiste do kenë dëme kolaterale për hire të proceseve të ardhme dhe stabilizimit dhe konsolidimit të politikave globale. Por ama ato politika do të zgjidhin së paku 80% të problemeve. 

Evropa është në krizën që është për arsye se nuk tregoj guximin e duhur të kaloj nga Evropa versioni 1 në Evropa versioni 2, të bëjë balancimin dhe krijimin e shteteve me status të barabartë... 

Veprimet e ardhme të politikës Trumpiste do të ndikojnë pozitivisht në raportet me shtetet në kufi me USA, në raport me politikat ekonomike dumpiste kineze, në raport me lëvizjet taktike-strategjike ruse në zonat me interes, ka bllokuar dhe do të zbej jashtëzakonisht shumë lëvizjet ultra nacionaliste në Evropë dhe do hap rrugën për gjeneratë të re të politikanëve dhe politikave ndryshe...

Veprimet e tilla do të kenë edhe dëm kolateral por në fund të fundit dëmet mbeten vetëm kujtime historike ...

fb/nmaloku

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?