MENU
Thesari.com © 2001 - 2023

Kalbja e drejtësisë, korrupsioni dhe mos-ndëshkueshmëria, rrëzojnë statusin për Shqipërinë, BE: Kujdes me pronat - Thesari

E Mërkurë 18 Dhjetor, 2013
Kalbja e drejtësisë, korrupsioni dhe mos-ndëshkueshmëria, rrëzojnë statusin për Shqipërinë, BE: Kujdes me pronat

Jose-Barroso-Angela-Merkel

Gjyqësori i korruptuar, zvarritja në vite e zgjidhjes së çështjes së pronave ka penalizuar Shqipërinë prej 3 muajsh nën qeverisjen e Ramës, për statusin në BE.

“Këshilli përshëndet veprimet e mëtejshme të ndërmarra në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, angazhimin e qeverisë së re dhe përpjekjet e shtuara të saj në këto fusha, ndërsa nxit autoritetet të mbajnë këtë ritëm të ri. Këshilli do shqyrtojë, mbi bazën e raportit që do paraqesë KE, zbatimin e mëtejshëm të strategjive të reformave anti-korrupsion dhe gjyqësore e atë të ligjeve të rëndësishme të miratuara kohët e fundit, në formën e një tendence në vazhdimësi të hetimeve e akuzave përfshirë krimin e organizuar”, thuhet në dokumentin e djeshëm të ministrave të BE.

“Në dritën e këtij raporti, dhe të bindjes se Shqipëria vijon të ecë në rrugën e përparimeve pozitive të bëra deri tani, Këshilli do marrë një vendim për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendin kandidat në qershor 2014, që duhet të miratohet nga Këshilli Evropian”, thuhet në vendim. Në përputhje me konkluzionet e 5 dhjetorit 2011, konstaton se hapja e negociatave do vlerësohet nga Këshilli Evropian sipas praktikës, pasi KE të pohojë se Shqipëria ka arritur nivelin e duhur të përmbushjes së kritereve anëtarësuese. Në vijim të Opinionit të KE të 2010 dhe duke theksuar kushtet e vendosura në konkluzionet e tij më 11 dhjetor 2012, “Këshilli nënvizon se Shqipëria duhet të arrijë përparësitë kyç për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ai nënvizon në mënyrë të veçantë nevojën e shtimit të përpjekjeve në fushën e zbatimit të ligjit, në veçanti reformën e Gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut e politikave anti-diskriminuese përfshirë minoritetet e trajtimin e tyre të barabartë, zbatimin e të drejtave të pronës. Do kërkohet dhe zbatim i vazhdueshëm i reformave. Këshilli përshëndet nismën e dialogut të nivelit të lartë lidhur me përparësitë kyç.

Ai nënvizon se dialogu konstruktiv dhe i qendrueshëm midis qeverisë e opozitës lidhur me reformat që kanë lidhje me BE do jenë jetike për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë”. Ku nxit qeverinë të vazhdojë politikën e saj me objektiv përmirësimin e menaxhimit ekonomik dhe klimës së investimeve dhe përshëndet angazhimin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal e marrëdhëniet e mira me fqinjët, që mbetet thelbësor.

Dje Këshilli i Ministrave i vendeve të BE ka vendosur shtyrjen e dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë për verën e ardhshme. Sikurse paralajmëroi “Shqiptarja.com” Holanda, Franca, Danimarka, Britania e Gjermania të cilët kanë shprehur skepticizmin e tyre për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë që në muajin dhjetor.

Ndonëse nuk ka shtim të kushteve për Shqipërinë, ndër objektivat,  që do të monitorohen nga Komisioni Evropian, janë edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta ndaj korrupsionit. Më pas do të jetë Komisioni Evropian, i cili do të paraqesë një raport sërish përpara Këshillit të Bashkimit Evropian, që do të vendosë për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?