MENU
thesari.com © 2001

Krimi i organizuar, dashuria e tij me pushtetin okult - Thesari

E Shtunë 17 Dhjetor, 2016
Krimi i organizuar, dashuria e tij me pushtetin okult

rama-krimi

“…për sa kohë një teser partie do të ketë fuqi më shumë se shteti, ne kurrë nuk do ta mundim mafien….”
Carlo Alberto Dalla Chiesa

Kohët e fundit, janë shtuar zërat  për dekriminalizimin e politikës, dekriminalizimin e institucioneve publike, parlamentit,  njësive vendore, sistemit te drejtësisë, sistemit mediatik. Fjala “Dekriminalizim” është bërë tema kryesore e ditës. Krimi i organizuar shqiptar  i ka  fillesat e tij rreth viteve 1990,  kryesishtë kriminel ordiner u dyndën drejtë  vendeve fqinje duke u marrë  me aktivitete të vogla klandestine të tilla si trafiku i  ashtëquajtur i “Mishit i Bardhë”, i vjedhjes së banesave dhe shfrytëzimit të fëmijëve për lypje.

Disa vite më vonë aktivitetet e grupeve shqiptare kaluan në një nivel më të lartë, në trafikimin e substancave psikotrope, drogës dhe kontrabandimit të mallrave dhe njerëzve. Fitimet nga ky trafik ishin marramëndës sa  rreth viteve 2000 kriminel ordiner papritur u shfaqen ne tregun vëndas si afaristë të fuqishëm, sipërmarrës të suksesshëm në fusha si  biznesi i ndërtimeve, ai i hidrokarbureve, turizmit dhe bankave.  Ky ishte dhe fillimi i katapultimit të tyre në politik. Dikur banditët ishin përdorur nga parti te ndryshme si “krahu i tyre i armatosur”,  për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa ne vitet 2000  kishte ndryshuar taktika. Partitë tani nuk kishin më nevojë për “muskujt e të fortëve” por për  xhepat e tyre, parat e tyre. Kishin ardhur kohët kur zhvilloheshin fushata elektorale  “Perëndimore”, “Evropiane” me banketa, banderola, vargje makinash lukzose, me tam–tame dhe koncerte madhështore, dhe  për të  gjitha keto duheshin mjete financiare. Ketu lindi “dashuria” e politikës me të ashtëquajtur të “fortë”. Politika kishte nevojë për parat e tyre, kurse ata kishin nevojë për pastrimin e figurës, për më shumë respekt sipas devizës  së njohur mafioze: “Më shumë para, më shumë respekt”. Askush nuk doli nga forumet partiake kundër kësaj politike nihiliste, askush.  Kishte ndonjë  “intelektual” që  kundërshtoj por atij ju kujtua se - jemi në ekonomi tregu dhe se kush ka para  ka dhe pushtet. Pastaj pasoj heshtja derisa ne vitet 2015- 2016 faktori ndërkombëtar nuk mund të pranonte  kriminel ordiner  në rangje të ndryshme të shtetit. Ndërhyrja e ndërkombëtarve dhe aleatve  strategjik ishte e fortë, ata kishin investuar për Shqiperine dhe nuk mund ta linin atë në dorë të krimit të organizuar. Ata kishin plane të tjera, plane  ku të ndërtohej një shtet i së drejtës i mbeshtetur  tek parimet demokratike dhe jo shtet i cili kontrollohej nga “Puparët”. Po intelektualët, po drejtuesit e ndershëm në forumet e partisë ku ishin? Pse heshtën kur teserat për antarsime në parti vërshonin lumë?

Unë do t’ju tregoj një histori pak mizore për të kuptuar se cfar rendesie ka pushtetit politik për krimin e organizuar dhe mafien, një histori e vjetër e treguar në Janar 1983 nga gazetari legjendar italian Xhuzepe Fava, i ekzekutuar  barbarishtë nga krimi i organizuar më 5 Janar 1984, pasi ai denoncojë lidhjet e pushtetit okult me mafien.  Kjo histori ka ndodhur disa vjet më parë, në Mars te viti 1957 por  edhe sot ajo tingëllon aktuale:

“…. Në qytetin Kamporeales, provincë e Palermos, në zemër të Sicilisë, ishte një kryetar bashkie demokrat, një demokrat i ndershëm, i quajtur Paskuale Almeriko, i cili duke qënë edhe Sekretar Bashkiak i Partisë Demokristiane, i refuzojë kartën e anëtarësimit në parti nje patriarku të mafias, të quajtur Vanni Sacco dhe të gjithë miqëve te tij, si dhe aleatëve dhe bashkëpunëtorve te tij. Katerqind persona. Katerqind tesera te refuzuara. Pranimi i tyre do të kishte qënë një triumf politik për partinë në një zonë çiflig deri në atë kohë nga liberalët dhe monarkistët, por kryetari i bashkisë Almeriko e dinte se këto katërqind tesera do të mernin shumicën në këshillin bashkiak dhe do ta plaçkisnin qytetin për interesat e mafias. Me një gjest të guximshëm ai i refuzoj teserat 400 mafiozëve. Kryetari i Bashkise Almeriko besonte tek Partia e tij Demokristiane, besonte tek parimet dhe idealet demokratike. Dhe si nje burrë me “tope” ai vazhdonte t’ju thoshte jo mafiozve për të hyrë në Parti. Por një sekretar provincial  i Partisë pezullon nga forumet e saj Alemrikon dhe pranojë 400 mafiozët në parti duke ju shpërndarë dhe teserat. Almeriko i shkroi një letër Sekretariatit Kombëtar të Partisë për atë që po ndodhte, madje ne letër ai tregojë emrat e mundëshëm të vrasësve të tij. Askush nuk reagoi. Askush nuk i dha atij te drejtë. E braktisën të gjithë, madje edhe miqtë e ngushtë. Deri sa një natë Marsi teksa po dilte nga zyra 50 plumba automatiku dhe armë gjahu u shkrehën mbi trupin e tij. Kryetari Paskuale Almeriko ishte coptuar nga plumbat, shpërfytyruar dhe vrarë mizorishtë, mafiozet ishin bërë padronët e qytetit. Paskuale Almeriko, për vite e vite me radhë, në qarqet zyrtare të partisë u konsiderua si një kujtim i çmendur, nje idealist i çmendur…”

Dhe së fundi dua ta mbyll kete shkrim me fjalët e gjeneralit të vrarë nga dora e Krimit te Organizuar por me shume gjasa e  porositur nga pushteti okult, gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chiesa

“….Për sa kohë një teser partie do të ketë fuqi më shumë se shteti. Ne kurrë nuk do ta mundim krimin e organizuar dhe mafien….”

Këmbanat po bjenë fortë. A do ti dëgjojnë këto shqipëtarët.

Besim DERVISHI
Mrsc Criminal Justice.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?