MENU
thesari.com © 2001

Dënohet Bilal Shehu. Shoferi sekser 80 mijë dollar i Ramës për foton me Obamën - Thesari

E Enjte 02 Shkurt, 2017
Dënohet Bilal Shehu. Shoferi sekser 80 mijë dollar i Ramës për foton me Obamën

bilal-shehu-rama

Dënohet Bilal Shehu, i cili i mundësoi Edi Ramës takimim ku do të ishte i pranishëm Presidenti i SHBA-­ve, Barack Obama në tetor të vitit 2012, ku Kryeministri përfitoi të bënte foto që më pas u shpërnda në media.

Një gjykatë në New Jersey e shpalli fajtor Shehun për donacionin me vlerë 80 mijë dollarë, pasi pranoi se ishte një shumë me burim jashtë SHBA­-ve. 48­-vjeçari u dënua me një vit burg me kusht.

Shqiptari me shtetësi amerikane pranoi para gjykatës se këto para i kishte marrë nga një person që të merrte pjesë në takimin me Obamën në San Francisco në tetor të vitit 2012. Ligjet në SHBA ndalojnë shtetasit e huaj që të japin kontribut për fushatën elektorale presidenciale.

Për këtë, Lulzim Basha bëri një kallëzim penal në korrik duke akuzuar se burimi i parave ishte Kryeministri, Edi Rama.

LINK: N.J. man who disguised foreign donations to Obama campaign gets...

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?