MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Kur pushteti mbyt Shoqërinë Civile, fillon shtrimi i rrugës drejt diktaturës - Thesari

E Premte 17 Mars, 2017
Kur pushteti mbyt Shoqërinë Civile, fillon shtrimi i rrugës drejt diktaturës

thurje

SOT ËSHTË NJË DITË E ZEZË PËR DEMOKRACINË NË KËTË VEND!

Policia, me urdhër të drejtëpërdrejtë të Kryeministrit na ka mohuar të drejtën për të vazhduar zhvillimin e protestës së heshtur për uljen e çmimit të naftës në krah të kryeministrisë.

Një grupimi civil, që proteston për një çështje totalisht jo-politike, siç është ulja e taksave të naftës, i mohohet e drejta themelore, e drejta bazë që ndan demokracinë nga diktatura, e drejta për të protestuar! 

Qytetarëve që ngrihen në protestën më paqësore ne botë, proteste e heshtur, vetëm me pankarta, pa asnje thirje, iu mohoet kjo e drejtë.

Njëkohësisht aktiviste te Nismes Thurje, jane shoqëruar sot dhe jane mbajtur në komisariat prej disa orësh, për organizim tubimesh të paligjshme, pavarësisht se ne, si në çdo rast tjetër, konform të gjitha rregullave të shtetit, patëm paraqitur, siç ligji e parashikon, kërkesën në organet përkatëse.

Por duket se qeverisë po i dhimbka shumë zëri i heshtjes së qytetarëve që qëndrojnë përpara saj, saqë jo vetëm nuk siguron leje, por sigurohet që aktivistët e Nismës të jenë në qeli në kohën kur është parashikuar të organizohet protesta.

Ku po shkojmë?

Kjo është një këmbanë e fortë që paralajmëron se ky vend po rrëshket drejt asaj së cilës më forcë popullore iu shkëputëm 26 vjet më parë! Dhe po rrëshket me shpejtësi të frikshme. Një këmbanë që duhet dëgjuar nga të gjithë. 

Mbytja e zërit qytetar është elementi bazë që ndan Korenë e Veriut nga gjithë pjesa tjetër e botës. Por së fundmi duket se Korea e Veriut nuk qenka e vetmja…

Me sa duket ne kete vend lejohet te importosh plehra, por jo te protestosh per shendetin. Ata qe duan import behen Ministra e ata qe protestojne kercenohen me burg.

Ne kete vend lejohet te vjedhesh qytetaret nepermjet karburantit me te shtrenjte me cilesine me te keqe por ndalohet protesta kunder ketij fakti. Ata qe perziejne naften e rrjepin qytetaret behen deputete, Ministra apo pronare te pasurive publike ndersa kush proteston kercenohet me burg e perballet me policine.

Ne kete vend lejohet te vjedhesh por ndalohet me ligj te denoncosh hajdutin.

Kjo do te ndryshoje!

Gjithsesi, ndryshe nga bandat politike ne jemi dhe do te mbetemi qytetare. Jemi dhe do te mbetemi njerez qe respektojne ligjin. Duke qene se kemi pergjegjesi per te gjithe ata qe ju bashkohen protestave tona dhe duke qene se cdo protestues sot ne saj te kesaj letre do te jete subjekt arrestimi dhe procedimi penal, vendosem ta anullojme protesten e sotme. Do te riorganizohemi dhe vazhdojme ne forma te tjera.

Fushata vazhdon!

fb.me/thurje

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?