MENU
thesari.com © 2001

Kush e nisi serialin e vrasjeve në Tropojë?! (VIDEO) - Thesari

E Mërkurë 28 Shkurt, 2018
Kush e nisi serialin e vrasjeve në Tropojë?! (VIDEO)

Artan-Hoxha-1

Pas videos ku Sali Berisha shfaqej duke regjistruar me diktofon në reanimacionin e spitalit ushtarak, ish-truprojën e Azem Hajdarit, Zenel Neza, i vetmi i mbijetuar nga atentati i 12 shtatorit 1998, emisioni Xhungël, po sjell një tjetër regjistrim, këtë radhë edhe më të rëndë.

Bëhet fjalë për mitingun e fundit elektoral të presidentit ende në detyrë, Sali Berisha, para banorëve të Tropojës, pikërisht më 19 qershor 1997.

Me që jemi në kohë regjistrimesh dhe kur flitet për regjistrime politikanesh apo shtetarësh të lartë të implikuar në krime shtetërore.

Sali Berisha është regjistruar nga stafi i tij duke kërkuar të rrëmbehet me patjetër, me forcën e armeve vëllai i vogël i familjes Haklaj, Shkëlqim Haklaj.

Berisha i drejtohet stafit të truprojave te veta se e do patjetër me vete, “gjalle ose vdekur” Shkëlqim Haklajn.

Ai nuk mundi ta “merrte” dot me vete atë dite qershori Shkëlqim Haklajn, pse e akuzonte se i kishte prishur mitingun.

Por gjashte muaj me pas, me 5 janar 1998, Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri (kunati i Fatmir Haklajt) u gjetën të masakruar në automjetin e tyre ndërsa ktheheshin nga qyteti i Krumes.

Vrasësit, një grup i madh personazh, qëlluan drejt tyre me breshëri të tëra armësh gjatë një prite të ngritur në Qafën e Luzhës.

Kjo ishte vrasja e parë pas 1997-ës që i vuri flakën Tropojës dhe nisi konfliktin e përgjakshëm ku mbetën të vrarë dhjetëra djem dhe burra në Malësinë e Gjakovës.

Asnjë nga këto krime të përgjakshme, me mina të telekomanduara, snajperë dhe komando nuk është zbardhur kurrë.

Nxitësi, organizatori dhe përfituesi direkt i këtij bilanci tragjik të vrarësh, kullash te djegura, madje deri dhe varresh të dhunuara në Tropojë, ishte vetëm një emër.

Nëse prokuroria shqiptare, ka ndërmend të zbardhë ndonjëherë kush fshihet pas krimeve në Tropojë, ja ku e ka një provë të re nga ku duhet të nisë zanafilla e hetimeve për serialin e përgjakshëm.

Pjesa më poshtë, ku Sali Berisha komunikon me truprojat e veta është shkëputur nga emisioni Xhungël, “Dosja Tropoja”, pjesa e katërt, transmetuar për herë të parë, më 3 dhjetor 2007.

Kush e nisi serialin e vrasjeve ne Tropoje?!!!!

 

Posted by Artan Hoxha on Tuesday, February 27, 2018
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?