MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Raporti i KLSH 2018: Dëmi ndaj shtetit 957 milionë euro. Rekordin e mbajnë konçesionet dhe PPP - Thesari

E Mërkurë 05 Dhjetor, 2018
Raporti i KLSH 2018: Dëmi ndaj shtetit 957 milionë euro. Rekordin e mbajnë konçesionet dhe PPP

edi-rama-zyre

Shkeljet e konstatuara nga Kontolli i Lartë i Shtetit përgjatë auditimeve të periudhës janar-shtator kanë kapur vlerën e përgjithshme 957.3 milionë euro.

Nga këto 917 milionë euro janë shkleje të dispilinës financiare me ndikim negativnë performencën e subjekteve të audituara të lidhura me fushën e të ardhurave respektivisht me shumën 351.1 milionë euro dhe në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve në nivelin 566.5 milionë euro.  Nga ana tjetër parregullsitë shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, kanë rezultuar me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekë ose 39.7 milionë euro.

Në raportin e tij KLSH rendit edhe fushat ku është konstatuar edhe dëmi më i madh.

Në fushën e të ardhurave rekordin e mban pjesa e shitjes, qirasë, konceisoneve dhe Partneriteve Publike Private me 2.1 miliardë lekë pasuar nga Doganat me më shumë se 1 miliardë lekë e më pas vijnë me radhë grupi “Të tjera” me 295 milionë lekë dhe Tatim Taksa 223 milionë lekë.

Tek shpeznimet është konstatuar që në fushën e  prokurimeve dëmet e konstatuara kapin vlerën 974 milionë lekë, paga e shpërblime 22 milionë lekë dhe shpenzimet operative 55 milionë lekë.

Edhe tek grupi i shkeljes së disiplinës finaniare në fushën e të ardurave sërish PPP, Konceisonet dhe qiradhënia apo shitja e pronës shtetërore zë një vend të konsiderueshëm. Në total nga auditimet janë konstatuar shkelje në shumën 12.1 miliardë lekë në këtë fushë, pasuar nga grupi të tjera me 17.7 miliardë lekë dhe në sistemin tatimor me 14.2 milirdë lekë.

KLSH ka nënvizuar se në kahun e shpezimeve tek shkelja e disiplinës financiare janë konstatuar pagesa të kundraligjshme në vlerën  62 miliardë lekë, procedura prokurimi kontrata dhe zbatim punimesh 3.5 miliardë lekë, shpenzime operative 4.7 miliardë lekë dhe paga shpërblime 264 milionë lekë.

Për periudhën janar-shtator KLSH ka planifkuar 148 auditime nga të cilat 102 janë të evaduara dhe rezultatet janë bërë publike ndëkorhë që pjesa tjetër janë në përpunim.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?