Që unë të prekja ëndrrën time profesionale duhet të lejoja pushtetarët, përfaqësuesit e zyrave të institucioneve shqiptare të më preknin trupin tim, të josheshin me mua. Kështu unë do të kthehesha nga një shërbyese e shtetit në një shërbyese të pushtetarëve, në një objekt seksual e troç fjala në një prostitutë.
I nderuar z. Kryeministër:
Edhe pse jemi lodhur duke të parë në lajme, në takime me fëmijët, në debate parlamentare, në propaganda boshe e në premtime boshe, përsëri jam e detyruar të shkruaj e të përmend emrin përderisa ju jeni Kryetar i Ekzekutivit.
Unë, jam Adelina dhe mora shkas të shkruaj pasi dëgjova nga Zelanda e Re propagandën tënde të radhës “Preke Ëndrrën” dhe menjëherë më vajti mendja tek ëndrra e ime që shikoj të çdo natë dhe që kohët e fundit janë bërë aq të shpeshta sa janë kthyer në ankthe.
Kisha shumë ëndrra ashtu si çdo e re në këtë botë. Me shumë sakrifica e mundime të mëdha arrita të mbarojë Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Me thënë të drejtën edhe pse isha person që kërkon maksimumin nga vetja, Fakulteti i Drejtësisë nuk më afronte as një maksimum.
Shumicën e leksioneve nuk i kemi bërë asnjëherë, sepse profesorët tonë të dashur ishin gjithmonë të zënë të shkretët se bëjnë nga 100 punë e marrin rroga e privilegje ngado. Në këto kushte mësimdhënien e kanë kthyer në një moment argëtimi, promovimi. Po ashtu edhe provimet tona bëheshin ashtu si bëheshin, ata që ishin të fortë, kishin miq e kishin para edhe pse nuk i kishim parë asnjë ditë në auditorë në listat e provimeve rezultonin gjithmonë e me nota të larta. Disa e dinim se ishin bijtë e politikanëve, vipave, gazetarëve e njerëzve të biznesit. Askush nuk kishte guxim të mos u jepte provimin edhe pa ardhur asnjë ditë në Universitet.
Mbarova Fakultetin e Drejtësisë e ky ishte një moment mjaft i rëndësishëm për mua, realizimi i një ëndrre që do të më mundësonte prekjen e ëndrrave të tjera. Kam ëndërruar gjithmonë mbi bazën e meritës të isha një shërbyese e shtetit apo e administratës shtetërore, por shpejt e kuptova se kjo ëndërr do të ishte e largët për mua dhe ndoshta e pa realizueshme.
Kudo që paraqitesha për të marrë pjesë për konkurse në administratë apo për të aplikuar për punë nisnin fillimisht të më bënin komplimente për pamjen fizike, kërkonin numrin tim të telefonit, më ftonin për kafe për darka e në fund edhe për favore seksuale.
Pra, që unë të prekja ëndrrën time profesionale duhet të lejoja pushtetarët, përfaqësuesit e zyrave të institucioneve shqiptare të më preknin trupin tim, të josheshin me mua.
Kështu unë do të kthehesha nga një shërbyese e shtetit në një shërbyese të pushtetarëve, në një objekt seksual e troç fjala në një prostitutë.
Kjo më mërziste pa masë dhe nuk arrija ta pranoja se si kishte përfunduar vendi im e bashkë me mua edhe ëndrra ime për të qenë një shërbëtore e shtetit dhe e vendit tim duke i shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri. Megjithatë, me keqardhje them se u lehtësova pak, kur kuptova se edhe shoqet e mia kishin të njëjtën problem. Kjo më lehtësojë pak për të mos besuar se unë kisha ndonjë të dhënë për “kurvë” apo ndonjë shkrim në ballë se isha e disponuar për tu bërë e tillë.
Pra, problemi nuk ishim ne, por ata që kishin kapur zyrat e keqpërdornin zyrat e shtetit për mllefet e tyre e kënaqësitë e tyre perverse.
Nga mbarimi i shkollës ditë po kalon në dëshpërimin për të gjetur një punë, në melankolinë për të vrarë kohën duke parë telenovela e qëndruar me orë të tëra nëpër kafe si dhe duke kërkuar punë e duke refuzuar perversët e zyrave të shtetërore që ishin të gatshëm të më gjenin punë vetëm nëse me preknin. Në këto rrethana vendosa të largohem përgjithmonë nga Shqipëria. Doja të largohesha sa më larg e kështu do të harroja ankthet që kisha përjetuar. Vendosa të largohesha drejt Zelandës të Re. Sot, që po të shkruaj jam në Zelandë të Re, mësojë anglisht çdo ditë dhe po pres të sistemohem me dokumente.
Nuk jam e lumtur që jam në Zelandë dhe mërzia për familjen është diçka e pashmangshme. Ndërsa mërzia për vendin nuk ekziston dhe për këtë jeni ju dhe modeli i juaj që më kanë bërë të urrej vendin tim.
Ky është realiteti i sotëm z. Kryeministër, mijëra të rinj e të reja po braktisin në mënyrë të dëshpëruar Shqipërinë, sepse atje shpresa ka vdekur dhe bashkë me të edhe dëshira për të jetuar. Ky është realiteti dhe jo ato përrallat që ju, ministrat tuaj dhe drejtorët tuaj na shesin çdo ditë në kanalet televizive.
Shpresojë dhe uroj që Zoti të kthejë sytë e ta shikosh mirë e qartë realitetin se ku është katandisur Shqipëria.
Adelina, Zelandë e Re.
Ndaj shqiptar sa nuk ju ka qir te gjithve ne bythe ne 21 qershor votoni kunder dyshes monster Rama -Meta sa nuk jeni vone