MENU
thesari.com © 2001

Mashtruesi për ekselencë, mediat e përdhosura dhe katundarët e Tiranës - Thesari

E Martë 24 Janar, 2017
Mashtruesi për ekselencë, mediat e përdhosura dhe katundarët e Tiranës

erion-veliaj-supermen

Punon 5 ditë në muaj në Tiranë dhe është 22 ditë jashtë Shqipërisë. Ky është bilanci i muajit Tetor 2016 për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dalë nga investigimit i gazetarit Artur Çani.

Ky është lajm për ata që nuk e njohin mirë Erion Veliajn, ose e njohin për djalin punëtor të MJAFT-it që po e transformon Tiranën sipas shijeve ekonomike të oligarkisë dhe establishmentit që e financon, me në krye George Soros. 

Por nuk mbaron ketu lajmi. Lajmi tjetër, edhe më i madh ka të bëjë me sistemin e ngritur nga Rilindja dhe që më pas është përqafuar nga e gjithë politika Shqiptare. Një staf i tërë, i zyrës së "Public Relation" në Bashkinë e Tiranës manipulon të vërtetat duke mashtruar dhe hedhur hi syve opinionit publik që mban me taksa Bashkinë dhe paguan jo vetëm rrogat e tyre por dhe udhëtimet e Kryebashkiakut për të cilat asnje media nuk flet, por përkundrazi i fsheh duke u bërë njësh me pushtetin gënjeshtar. 

Në fakt, siç provohet nga kronikat e televizioneve të blera dhe raportimeve në faqen e Bashkisë Tiranës, Veliaj është shfaqur thuajse përditë në ekranet tona gjatë muajit tetor të vitit të kaluar.

Ai inauguron, viziton, hap punime, inspekton, puth fëmijë, ndihmon të moshuar, preket emocionalisht me aktorët militantë qe janë sjellë aty të aktrojne në shërbim të teatrit te kryebashkiakut dhe propagandës Rilindase.  Pra, shfaqet si kryebashkiaku punëtor, që gjendet gjithnjë në krye të detyrës 24/7. Çdo gjë e mirëpregatitur, gatuar në kuzhinën e propagandës së Rilindjes pranë Bashkisë Tiranës me lekët e taksapaguesve të saj.

Dhe stafi i propagandës nuk ka se si ta paraqesë kryebashkiakun ndryshe, ashtu siç ndodh në të vërtetë. Nuk ka si ta paraqesë që Veliaj ka qenë në zyrë e në terren vetëm 5 ditë pune. Jo. Stafi raporton ngjarjet sipas sistemit të porositur dhe të ngritur nga demagogët, mashtruesit dhe gënjeshtarët e Rilindjes.

FAKTET

Erion Veliaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria në datë 5 Tetor 2016 (14:45) dhe është kthyer në datën 7 Tetor (00:10) 2016 dhe në datën 6 shfaqet në televizor që përuron palestrën dhe ambjentet e tjera sportive të gjimnazit “Qemal Stafa”, në një kohë që ai ka qenë në Lubjanë, vërtetuar nga TIMS-i dhe përforcuar nga faqja online e Bashkisë Tiranë. Por si e përuroi palestrën po atë ditë në Tiranë në një kohë që ishte në Lubjanë?

Fluturimi i radhës së Veliajt është data 11 Tetor (14:38), dhe është kthyer në Tiranë me 13 Tetor (23:46). Në 12 Tetor ai ka qenë në Goteborg të Suedisë. Pra në datat 11, 12 dhe 13 ai ka qenë jashtë. Mirëpo, në datën 12 Tetor shfaqet në televizor dhe në njoftimin e faqes së Bashkisë del që inspekton punimet për këndin e ri të lodrave në sheshin "Shyqyri Peza".

Veliaj ka fluturuar sërish jashtë me 15 tetor (09:10) dhe është kthyer në 21 tetor (14:25). Një javë e plotë jashtë Shqipërisë.  Por edhe kësaj radhe,

- pikërisht në 15 Tetor Veliaj shfaqet në rikonstruksionin e rrugës "Kujtim Laro".
- në datën 16 Tetor shfaqet përsëri duke inspektuar trotuaret dhe rrugën "Ali Demi".
- të nesërmen në 17 Tetor prap shfaqet duke inspektuar këndin e lojrave në Njësinë Nr.7.
- vazhdon teatrin e shfaqjeve propagandistike, me datën 18 Tetor si i pranishëm në rikualifikimin urban të bllokut të banimit tek Fusha e Aviacionit.
- në 19 Tetor duke inpektuar nisjen e punimeve në rrugën "Heirmann Gmeiner" të Njësisë numër 2.
- në 20 Tetor në përfundimin e punimeve të fushave sportive të "Fan Noli".
- dhe në 21 Tetor në përfundimin e rikonstruksionit të rrugës "Ali Shefqeti".

Të gjitha sa më sipër, të cilësuara si në kronikat televizive ashtu edhe në faqen web të Bashkisë që ai vet drejton.

Kryebashkiaku ka dalë sërish jashtë shtetit në 22 Tetor (07:47) dhe është rikthyer në 26 Tetor (12:54). Pra dhe 5 ditë të tjera jashtë. Por, si gjithnjë,

- në datën 22 Tetor shfaqet me aktoren Hajrie Rondo...
- në datën 23 Tetor përfundon rikualifikimin urban të një tjetri blloku pallatesh në Njësinë Nr.4, ku Veliaj është i pranishëm...
- në 24 Tetor përfundon një tjetër investim në zonën e Farkës...
- në 25 Tetor Veliaj shfaqet në televizion në rrugën "Vëllezërit Manastirliu" për nisjen e rikualifikimit urban.

Dhe fluturimi i fundit për muajin është 27 Tetori (13:23) për t’u rikthyer në datën 30 Tetor (14:22). Katër dite të tjera jashtë. Por, përsëri, ndërkohë shfaqja vazhdon.

- në datën 28 Tetor Veliaj shfaqet duke inspektuar punën për zhvendosjen e nënstacionit elektrik te Unaza e Vogël...
- në datën 30 Tetor flet me zë dhe figurë nga Njësia Administrative Numër 7.

Fare e thjeshtë. Kryeqytetasit e ndiqnin atë "Live" me idenë që punonte për Tiranën, por në fakt në këto ditë ai ndodhej jashtë Shqipërisë. Dhe gjatë kësaj kohe stafi i Veliajt e ka mbuluar me 16-18 kronika televizive, të pasqyruara edhe në faqen e Bashkisë, në një kohë që ai ndodhej diku nëpër botë. Një sistem i ngritur për mrekulli, me qëllim që askush mos të dyshojë për prezencën ose jo në punë të Kryebashkiakut më të rëndësishëm, por edhe mashtruesit gënjeshtar më të pacipë, që i mungon respekti për ata që i paguajnë rrogën.

Më poshtë kalendari Tetor 2016 i Kryetarit mashtrues të Bashkisë së Tiranës.

Investigimi dhe Faktet nga Artur Çani botuar te "Shuplaka"

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?