MENU
thesari.com © 2001

Palaçot e kulturës së pushtetit dhe aktori i madh - Thesari

E Martë 21 Shkurt, 2017
Palaçot e kulturës së pushtetit dhe aktori i madh

ndrenika-culi

Hervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar ka dalë kundër protestës së opozitës, e cila është përqendruar brenda një çadre të vendosur para Kryeministrisë. Ai ka ironizuar tubimin e 18 shkurtit me anë të një statusi në facebook, përmes së cilit shigjetonte aktorin që hapi protestën, Besmir Haliti, në mbrojtje të së cilit duket se është vënë edhe ikona e kinemasë dhe teatrit, aktori Robert Ndrenika.

"I pari ne proteste foli nje aktor (keshtu u prezantua) nga Fushe Kruja. Nese e njeh njeri te me japi ndonje koordinate, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shume gjera per teatrin (shante para mbrapa) deri ne Fushe Kruje edhe mund te mos kene mberritur. Ta marre djalli, dhe kete aktorin nga Fushe Kruja kishim mangut!"- shkruan Çuli në postimin e tij.

Dhe aktori Ndrenika i prekur nga kurajo qe merr nje drejtor politik për të vlerësuar aktorët i ka komentuar:

“Qe kur ka filluar te beje ham ham drejtori ???”.

Por drejtori Çuli edhe për Ndrenikën e kishte gati përgjigjen arrogante duke iu përgjigjur komentit të tij:

 “Qe kur niveli yt ikone zbriti ktu ku je….”.

Përveç faktit se si drejtor i një institucioni kulture ky çapaçul i pushtetit nuk shkruan mirë as gjuhën shqipe në komunikimet publike, është interesant se ku e gjen ai kurajon të bëj vlerësimin e aktorëve kur vet nuk njihet për asgjë tjetër, por veçse për shërbime politike  dhe lëpirje për tu bërë drejtues i një institucioni që e ka katandisur në atë derexhe saqë nuk krahasohet as me qenefin ku Ndrenika ulet çdo mëngjes kur fillon ditën.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?