MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

PO apo JO? - Thesari

E Premte 15 Nëntor, 2013
PO apo JO?

chemical-weapons

Ambasadori amerikan e tha shumë qartë që kishte folur me te dy palët e politikës për çështjen e arsenalit kimik të Sirisë, si me Lulzim Bashën ashtu edhe me Edi Ramën. Të dy i kishin premtuar mbështetje. Basha që nuk do të protestonte kundër marrëveshjes dhe Rama qe do të aprovonte marrëveshjen.  Dukej një marreveshjë e kopsitur midis të treve.

Ambasadori na tregoi se i pari qe doli nga besa e fjalës së dhënë ishte Basha. Ai deklaroi se "Basha e kaloi vizen e kuqe". Ma merr mendja se Basha duhet ta dijë shumë mirë se ç'do te thotë për amerikanët të kalosh vizën e kuqe. Megjithatë nga fjalët e ambasadorit kupton se Arvizu më tepër ishte shokuar se si Basha kishte dekonspiruar kaq shpejt gjithçka tek bosi i tij në PD dhe nën rrogoz PD-ja dhe veglat e saj kishin vendosur të frynin çështjen në kundërshtim mesa ishte lënë mes tyre.  Nga ky pikëvështrim ambasadori amerikan po ashtu deklaroi se do zhgënjehej shumë nqs edhe Rama do ti thoshte tashti "JO". Pra do zhgënjehej nqs do i dilte nga fjalë edhe Rama. Kjo në zhargonin e ambasadorit do të thuhej ndryshe që këta të dy nuk janë "burra shteti".

Pse?

Me termin "burre shteti" këtu nënkuptohet një lider i cili din të mbaj sekrete dhe e mban fjalën e dhënë, ashtu siç e mbajti Berisha kur Arvizu i kërkoi atij në emër të qetësisë publike dhe të ndonjë konflikti që mund të dilte nga kontrolli, që ky mos të organizonte anti-mitingun e PD kundra mitingut të Ramës. Dhe Berisha i premtoi që nuk do e organizonte antimitingun dhe e mbajti fjalën. Për këtë ai mori nga Arvizu medaljen "burrë shteti" në atë kohë.

Të jeni të bindur që nqs Sali Berisha do ishte sot akoma kryeministër, në këto kushte, ai përsëri do e meritonte titullin "burrë shteti" nga ambasada amerikane me çdo kusht, edhe sikur çmimi të ishte jeta e ndonjë protestuesi. Dhe këtë ambasadori e di mirë ndërsa i kujton Gent Strazimirit nëse i ka gjetur akoma puçistët e 21 Janarit meqë po i kërkonte. Kujtojmë se Strazimiri, mbështetës i flaktë Bashës në PD, ka kryesuar "Komisionin e Puçit të 21 Janarit".

 

Po pse jepen këto tituj-lëvdata nga/për figura të tilla?

Të jesh burrë shteti do të thotë para së gjithash jo vetëm të drejtosh një shtet ose një administratë, por më kryesorja është te dish të jesh konspirativ, të dish të mbash sekrete të mëdha me peshë shtetesh dhe të mos kthehesh në bukëshkalë ose të tradhëtosh peshkun e madh. Lëvdata të tilla amerikanët kanë lëshuar edhe për Sadamin gjatë luftës Iran-Irak. Dhe për ironi të fatit këto lavdërime Sadamit ja bënte në ate kohë Donald Rumsfeld i cili ishte edhe shefi i Departamentit te Mbrojtjes në kohën kur u pushtua Iraku. Pra ky që dikur e furnizonte me armë dhe me lavdërime, po ky i hapi edhe gropën sapo Sadami filloj ti besonte Mao Ce Dunit se "Amerika është tigër prej letre". Dhe Amerika i tregoi Sadamit se Mao Ce Duni e kishte gabim.

 

A është Obama "burrë shteti"?

Të gjithë e mbani mënd se kur George W. Bush ishte president ai sulmoi Irakun dhe Afganistanin. Kur Obama hodhi kandidaturën për president ai nuk la gjë pa thënë kundër këtyre luftrave dhe politikave luftarake të presidentit Bush.  Mirëpo erdhi dita që  Bush duhet të dorëzonte mandatin e tij presidencial pikërisht tek Obama. Tranferimi i pushtetit mori pak a shumë një muaj. Gjatë kësaj kohe Bush ishte i detyruar ti dorëzonte Obamës edhe sekretet ku vetëm presidenti ka akses dhe vetëm ai duhet ti dijë. Këto sekrete janë esenca e politikës amerikane në botë. Menjeherë pasi mori presidencën, vrulli i Obamës kundër politikave globale të Bushit u vanit. Obama nuk fliste më me aq entuziazëm si më parë. Ishte vet ai që tashti duhet të manaxhonte Amerikën dhe politikat amerikane. Vetëm në ato momente Obama kuptoi se çdo të thotë të jesh president i Amerikës, të jesh "burrë shteti". Pasi Amerika nuk ecën as me plane ditore, as me plane 5-vjeçare. Obama në zyrë gjeti plane që as nuk i kishin shkuar ndërmend kur ishte Senator dhe për kohën që ai ndoshta nuk do jetë gjallë ta shikoj.  Por presidenti Obama, ashtu si  çdo president tjetër amerikan diti të jetë "burrë shteti".  Ai nuk shkoi të flasë për këto gjëra as me Zonjën e Parë me të cilën ndan krevatin dhe as me Liderin e Demokratëve ku ai bënte pjesë. Ky është koncepti amerikan për "burrin e shtetit". Përndryshe, për Amerikën je një "langaraq katundi" dhe nqs shtyn në drejtim të kundërt nga drejtimi që ecën makina amerikane atëhere ti ke kaluar vizën e kuqe. 

 

Po me ne çpatën xhanëm?

Të gjithë duhet ta kenë bërë sikur një herë të vetmë pyetjen: Po pse zgjodhën pikërisht Shqipërinë?
Me të vërtetë mendoni se amerika s'ka 1 Ha truall të lirë duke filluart nga Alaska e deri në Meksikë (shkretëtira, akullnaja, male te pashkelura kurrë nga njëriu) për të neutralizuar 1600 ton LHL? Me të vërtetë mendoni se edhe Rusia s'ka aq toka në stepat e Siberisë apo Kina në Himalaje ose India dhe Afrika në xhungël për këtë punë? Ai që mendon kështu është fare i painformuar. Ndërsa ai që mendon se popujt e këtyre shteteve do bënin revolucion me protesta për ta ndaluar këtë aktivitet, eshtë i keq-informuar shumë.
Mendoni vetëm kaq. Sa bomba atomike, çentrale nukleare apo anije dhe nëndetëse nukleare kanë të gjithë? Sa nga këto mjete bredhin nga një cep në tjetrin me ngarkesë të plotë. Kush është më e rrëzikshme? Te mbash nje raketë nukleare mbrapa oborrit të shtëpisë apo te mbash ca kamiona me kimikate dhe helme? A i dinë popujt e këtyre vëndeve këto gjëra? Patjetër që po. Por pse nuk i heqin me revolucion? 

A e dini se sa kapacitet nuklear ka vetëm Izraeli? A e dini se sa transportohet në vit nga amerika nga këto armë shumë më të rrezikshme se Sarina? Nuk besoj ta dini. Por mjafton të dini që përpara tyre Sarina e Assadit eshtë një pikë uji në Adriatik. A e dini se çfarë armatimi mbajnë bazat amerikane në Gjermani, Itali, Japoni, Kore e gjetkë? Po ta dinit do ishit lutur për ca kamionë me Sarinë. 

A e dini se nga niseshin avionët amerikanë kur bombardonin Beogradin? A do pranonin shqiptarët të kishte baza të tilla në territorin e Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës dhe avionët të niseshin nga këto baza për të bombarduar Beogradin në vend që të niseshin nga Aviano e Italisë? Po pse atëhere Italia duhet të ishte e detyruar të niste nga territori i saj bombardues amerikan për një luftë që nuk ishte e saja? Apo sepse është pjesë e NATO-s? Po në Luftën e Gjirit Persik që nuk ishte lufta e NATO-s pse Italia i vuri në dispozicion amerikanëve bazat e veta? Sepse me dollarët që paguan Amerika për këto baza mbahen qytete të tëra me bukë edhe sot e kësaj dite në Itali e kudo që ka të tilla baza. Apo mos doni të thoni që Italia, Gjermania dhe Japonia janë bythlëpirës të amerikës?

A e dini pse Greqia erdhi në këtë derexhe ku është sot? A e dini që dikur në Greqi kishte baza amerikane dhe grekët protestuan dhe e detyruan shtetin e tyre ti heqë ato baza nga territori grek? A e mban mend ndokush që presidenti Clinton u prit me vezë në Greqi ashtu si edhe G.W. Bush u prit me protesta atje përpara se të vizitonte Shqipërinë? Dhe si rrjedhojë sot në Greqi nuk ka më baza amerikane. Bash si ja donte zemra komandant Enverit.

Dhe së fundi, a e dini se kush ja fali pavarësinë dhe e bëri shtet Kosovën?

 

Ata që i dinë këto fakte historike patjetër që duhet të dinë edhe përgjigjen e pyetjes pse pikërisht Shqipëria për armët e Assadit. Dhe përgjigja është sepse amerikanët na konsiderojnë popull mik e besnik dhe jo bukëshkalë, popull pro-amerikan që dimë ta kthejmë nderin e bërë, dhe më tepër se kaq, popull në nevojë për të përfituar edhe njëherë nga ky rast. Këtë herë financiarisht. Dhe kjo është edhe arsyeja pse Greqia i kërkon qeverisë Rama që të mos pranojë ofertën e Amerikës. Vetëm një budalla do mendonte se Greqisë ju hap barku për jetën e shqiptarëve. Por edhe jeta e grekut këtu nuk hyn fare sepse një grek do ishte po aq i rrezikuar nga këto LHL në territorin shqiptar, aq sa ishte në rrezik jeta në Turqi kur i përdorte Assadi në Siri. Dhe Assadi nuk i demolonte, ai i plaste. Por këto LHL kanë një rreze aq të vogël dhe një kohë aq të shkurtër veprimi saqë kërkesa e Greqisë të bën të mendosh se arsyeja e vetme e shqetësimit të tyre është se ata nuk duan ta shohin arkën e Shqipërisë plot dhe ekonominë tonë të lulëzojë, sepse kështu mund të vijë shpejt koha kur grekët të dynden refugjatë në Shqipëri dhe ndoshta vet qeveria Greke na kërkon edhe ndonjë Euro borxh. 

Pra amerikanët nuk mund tja lënë në dorë Rusisë këto LHL pasi dihet shumë mirë që Rusia me regjimin dhe korrupsionin që e karakterizon mund ti riciklojë ato në duart e ndonjë terroristi ose mund tja shesë ndonjë Assadi tjetër. Por edhe Rusia nuk i beson tja lërë në dorë amerikës për motive të ngjashme.  Thjesht këto dy superfuqi nuk i besojnë njëra tjetrës në çështje të niveleve të tilla. Për këtë u pa më e arsyeshme Shqipëria. Dhe për mendimin tim personal ky është një rast që duhet shfrytëzuar.

* * *

Ka vetëm dy mundësi për zgjidhjen e kësaj çështje. PO ose JO. Ta pranojmë si ofertë ose ti themi - "JO, faleminderit Amerikë. S'ta kemi më nevojën".

Pra pak a shumë këtu flitet ose t'ja lëme në dorë amerikanëve dhe të prosperojmë si shtet e si komb, ose të ngordhim për bukë dhe të hamë bar, por mos i shtrimë dorën imperializmit. Për tragjedi tip Gërdeci siç mundohen ta paragonojnë e ta fryjnë qarqe të caktuara, këtu as që nuk bëhet fjalë. Por nqs ti i lë këto LHL në dorë të barinjve, atëhere më mirë ti themi një JO të madhe të gjithë në kor.

Varianti i parë PO, presupozon që amerikanet ta marrin në dorë këtë punë dhe përgjegjësitë përkatëse. Të sjellin ushtrinë e tyre për ti ruajtur këto LHL, të sjellin impiantet dhe specialistët e tyre përkatës për ti zmontuar (dhe jo fshatarët e zonës, as kalamajtë e lagjes), dhe të gjejnë një vend jashtë Shqiperisë për ti hedhur mbas demontimit, me mjetet e tyre ushtarake nën kontrollin e tyre të rreptë. Pra të mos na lënë asgjë në dorë ne. Kjo do të sillte miliarda dollarë të ardhura; Besnikëri ndaj një aleati që na fali Kosovën dhe po na kërkon nja 2 dynym truall borxh; Siguri kombëtare dhe besim ndërkombetar të jashtëzakonshëm. 

Varianti tjetër JO, presupozon një dalje fiasko në sy të aleatëve. Besim zero nga ana tyre për çdo çështje të çfarëdo niveli. Mbyllje e rubinetit financiar me pasoja të rënda ekonomike. Zhytje në borxhe tek institucionet ndërkombëtare që kontrollohen po nga ata. Ulje e investimeve. Dhe më kryesorja, zhgënjimi dhe prishja e një miqësie pa të cilën sot ndoshta nuk do të ekzistonim si shtet. 

Nga ana tjetër me versionin JO do mund të sigurojmë edhe Greqinë se mbetemi akoma të varur nga ekonomia e tyre. Dhe ndoshta padyshim mund të përfitojmë ndonjë medalje speciale nga Kuba komuniste apo Koreja e Veriut per thyerje hyndësh imperializmit amerikan. 

Populli le të zgjedhë. Qeveria le të bëjë sehir.

Një grua sot i turrej Erjon Braçes duke e quajtur komunist i poshtër, meqë ky po shpjegonte se nuk vjen asnjë e keqe nga ky proçes. Jam i bindur që kjo grua ka vuajtur në regjimin komunist të Hoxhës. Por ajo grua e paska harruar shpejt sloganin e gjakpirësit të saj që thoshte: "Ç'don populli bën partia, ç'thotë partia bën populli". Mu duk sikur po kërkonte zbatimin e parrullës. Por meqë nuk është më koha e sistemit një-partiak, gjysmën e parë ja kërkonte PS-së, kurse gjysmën e dytë ja dedikonte PD-së. 

Koha do tregojë sa të zgjuar jemi.

(Jay Vee)

Mendimi juaj
15 Nëntor, 2013 15:42 UTC
hajri halili
Nje llogjike dhe analize per ta pasur zili.
16 Nëntor, 2013 16:27 UTC
hasanfilani
Ç'janë këto idjosira, është gjithshka çështje biznesi prandaj u zgjodh shqipëria.. proçesi i asgjesimit me hidrolizë kërkon kërkon shumë ujë të pastër gjë që shqipëria e ka me bollëk, së dyti shqipëria është relativisht afër sirisë, së treti po të ishte me leverdi kjo punë të gjitha shtetet do ishin vënë në rradhë kush ti merte armët kimike i pari
16 Nëntor, 2013 17:36 UTC
gjoka
e ca te keqe ka me bo biznes hasano? pse ti nje truall qe e mban kot nuk do e jepje me qera?
17 Nëntor, 2013 14:47 UTC
ema
@hasanfilani. ca me ke bo me qesh o hasanfilani. dmth shqiperia u zgjodh sepse paskemi uje te paster me bollek. hahahahaaa, ti duhet te kesh mbaru masterin te Kristali
17 Nëntor, 2013 14:59 UTC
anonimo
Nje gje me ben pershtypje mua me kete analize. A parte qe eshte analize super e sakte po si ka mundesi qe eshte shkruar perpara se te behet publike pergjigja e rames dhe kur asnje skishte dijeni per oferten amerikane. Autori ska as emer. Po ta shikoni pjesen e fundit per varientet po dhe jo duket sikur autori ka pasur shume informacione te sakta sepse keto gjera dolen hapur me mbrapa. Vetem mbas pergjigjes se rames filluan te shkruajne te gjithe per oferten dhe per pasojat qe ky i paska ditur. Booooo????? As kemi per ta marr vesh nga1her se ca bohet them un.
19 Nëntor, 2013 00:21 UTC
Abel
Artikull domate-kastraveca me ullinj, qepe te njome dhe buke te thekur.
Ben muuuuu amerikanizmi i pacavure-shkruesit. Jo se ka ndonje gje, po ta shpif ky vleresimi kolonializues dhe kjo unjesia prej spurdhiaku e nje shtetasi te te njejtit komb.
Po mir more djale, un nuk kam asgje me ha-mer-dhe-iken, dmth me shtetasit amerikan, se per qeverine skam ne konsiderate qe nga J.F.K e ketej!

Kaq e thjeshte te duket ty kjo pune, mbush anijet, hidh spirancen ketu, veri roje 24 ore, cmonto-pastro-aromatizo dhe mbeturinat hidhi ne kosh??
Pse nuk lobuat fuqishem ju futuristet-b-lepires qe kjo gje te mos plaste si rrufe ne qiell te hapur dhe te mos frigohej kaq shume njeriu i thjeshte?

http://www.youtube.com/watch?v=2DMiPd6CzFQ

http://www.youtube.com/watch?v=hhpulzUmAsM

(nese dini anglisht, gjithmone)
19 Nëntor, 2013 11:22 UTC
Arabeli
abel o bythlepirs i Rusis qe na ven lajmet e Zeri Rusis. kushedi sa mire e flet edhe serbishten ti. sa te thella ti paska lan gjurmet komunizmi ne tru mor cun. duhet ta kesh trunin me parafin
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?