Per këtë klasë politike qe nuk mund te dalin ne popull e te mburen me vendet e reja te punes te hapura, me shkollat dhe spitalet e reja te ngritura, me rritjen e pagave dhe pensioneve, me uljen dhe kontrollin e cmimeve te ushqimeve te shportes, sigurisht qe do te dalin e te bejne adetin e rradhes per “integrimin”.
Cfare eshte integrimi evropian i Shqiperise? Integrimi evropian eshte nje proces reformash qe cdo vend ndermer per te permbushur kriteret dhe standartet e antaresimit ne BE. Per politiken shqiptare, eshte e vetmia fitore ne nje lume deshtimesh. Me flamurin e integrimit ne dore, keta donkishote kerkojne ta integrojne Shqiperine ne Evrope atehere kur duan ata, jo atehere kur shqiptari te jetoje njesoj si ai fqinji i tij evropian. Aq fort i trumbetohet “integrimit evropian”, aq sa te krijohet pershtypja se Shqiperia nuk eshte gjeografikisht ne zemer te Evropes por nje ishull i larget i saj.
Dhe integrimi evropian qe shqiptareve u eshte shitur here si “çek i bardhe” e here si “zgjidhja e gjithe problemeve te vendit”, vazhdon te ngelet nje fjale e pakuptimte per veshet e shqiptareve. Politikanet nga ana tjeter me ndihmen e “integrimit evropian” u shesin shqiptareve nje imazh te reme sikur jane te perkushtuar ndaj integrimit evropian te Shqiperise. Integrimi evropian i Shqiperise fillon dhe mbaron me reforma te suksesshme demokratike ne vend dhe Shqiperia nuk duhet te kerkoje daten e hyrjes ne BE, duhet te kerkoje ndihmen e BE ne permbushjen me sukses te reformave ne vend. Nese politika shqiptare do te harxhonte me pak fjale boshe per konsum te brendshem dhe ti merrte me seriozisht reformat ne vend……
