Dejtoria e Policisë Rrugore, nisur nga aksidentet rrugore të ndodhura ditët e fundit, kërkon të sjellë në vemendjen e publikut në gjithë vendin rëndësinë e kontributit të secilit në respektimin e normave të qarkullimit rrugor.
Në disa aksidente me pasoja fatale është konstatuar se prindërit i besojnë fëmijve të tyre ende minorenë drejtimin e automjetit. Nuk synojnojmë të përmendim dispozitën e Kodit Rrugor që përcakton ndëshkimin e kësaj shkelje, por kujdesi, respekti për ligjin dhe për jetën e femijës duhet t’i bëjë këta fëmijë të përgjegjshëm dhe të shmangin me çdo mënyrë dhënien e mjetit fëmijës së tyre apo mundësimin e marrjes prej tyre pa leje.
Shpesh në rrugët tona shihen prindër, të cilët me justifikime nga më të ndryshmet, mbajnë fëmijët në prehër apo të ulur në vendet e para të automjetit, kur Kodi Rrugor përcakton fare qartë se femijët nuk duhet të ulen ne sedilet e para.
Një fenomen që po shtohet në rrugët e vendit tonë është edhe ai kur pasagjerët, pa treguar kujdes zbresin nga mjetet e transportit publik dhe pa vemendje, të shkujdesur dalin përpara mjetit dhe ndërpresin rrugën duke rënë në rrotat e mjetit tjetër.
Gjithë sa thamë në përmendjen e këtyre rasteve që janë shoqëruar me pasoja fatale, Drejtoria e Policisë Rrugore e shikon shumë të rëndësishme që të sjellë në vëmendjen e gjithësecilit të kontribuoje në respektimin e rregullave të qarkullimit për ruajtjen dhe shpëtimin e jetëve tona dhe të fëmijëve tanë.
