MENU
Thesari.com © 2001 - 2023

Pse na ndodh ne - Thesari

E Mërkurë 06 Gusht, 2014
Pse na ndodh ne

pushtat

Janë munduar shumë para nesh të parët tanë. Po prap s'bënë dot gjë. Luftuan, sakrifikuan, na abetarizuan. Por jo se jo. Prap se prap s'e bën që se bën dot atë që ëndërruan për ne. Dhe shikoni ku jemi. Më duket se jemi pak të gjithë si ata që si durojmë dot. Ata janë ne, dhe ne jemi ata. Nuk durojmë dot veten. Jemi të gjithë pak Berish, pak Nano, pak Fullan, pak Ram dhe shumë të Met. Jemi krahinor, jemi palë në krim, jemi kamikaz. Mbushim xhepin dhe harrojmë kokën, harrojmë ata që kemi ne krah, harrojme se vrasim të ardhmen e femijëve me breza të tërë. Na pelqen të ngremë shtëpi parajse në mes të lagjes plot ferra, të ngremë kështjella në mes të pellgjeve me plehra, të kemi verandë kur pamja është e zymtë. Na pelqen të japim imazhin e bosit kur në shpirt jemi bosh.

Paguajm diplomat me lek që fëmijët te na duken derra se i kemi gomer. Perndryshe s'do kishim paguar. I quajm investime. Paguajm edhe kur s'kemi lek. Paguajm e marrim borxh edhe për të puthur bythën. E quajm prap investim. Biles edhe diplomat prandaj na duhen, që të puthim një bythë më të majme e të ngjitemi më lart në vetitë e bythës që duhet puthur. Mbajmë valixhet e dikujtit për të ndërruar lëkurë, që magazinieri të bëhet guvernator, që kamarieri të bëhet president, langaraqi të bëhet ministër, krimineli të bëhet deputet, bariu të bëhet drejtor që lopa t'ja mbushi kovën me florinj. Kemi nevojë për tituj, kemi nevojë për vlerësime, kemi nevojë të na thonë bravo ti je më i miri nga ne. Kemi nevojë të kemi dikë në dorë e të na ndjekin nga pas si bytha më e mirë për tu puthur. Janë puthur aq bythë për te arritur deri këtu saqë na duhen vetëm ata që dinë ta puthin. Të tjerët s'na duhen. Le të emigrojnë. S'janë për këtu. S'dinë ta puthin si ne. I duam për vete, i duam si vetja.

Për të vërtetuar sa më lart bëjmë një eksperiment. Le të bëjmë një fushatë zgjedhore e të votojmë për këto kandidatë: PS, LSI, PD dhe... Bythës tonë. A nuk jeni të bindur që ne dalim të fundit? Provojeni po nuk e besuat. E dini pse? Sepse e kanë shitur bythën të gjithë, edhe për një thes miell, nga i pari e deri te më i fundit.

fb.com/jvasili

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?