MENU
thesari.com © 2001

Qeveria Rama duhet rrëzuar një orë e më parë si qeveri e paaftë, e rrezikshme - Thesari

E Martë 21 Qershor, 2016
Qeveria Rama duhet rrëzuar një orë e më parë si qeveri e paaftë, e rrezikshme

rama-ahmetaj-tahiri

Edi Rama erdhi me premtime të mëdha para fushatës së qershorit 2013. Premtoi luftë ndaj monopoleve, por nuk i rrëzoi dhe nuk i penalizmi. I mori nën kontroll duke i bërë të paguajnë për qeverinë “Rama”. Pra, nga “monopole të Saliut”, siç akuzoheshin para qershorit 2013, kaluan në “monopole të Ramës and Co”. Një zhgënjim i madh publik premtimet e Ramës.

Më pas, kryeministri i sotëm tha se do të luftonte krimin e organizuar dhe mafien e drogës. Në fillim e nisi mirë, pati mbështetje popullore vitin e parë. Mbylli “Republikën e Lazaratit”, por hileja paska qenë diku tjetër. “Republikën e Lazaratit” e rrëzoi për interesa të grupeve të reja mafioze të majta, të cilat donin të kapnin tregun e drogës, trafikun e saj në Europë. Nga “Republikë e Lazaratit”  u kalua te “Republika e Tepelenës dhe Vlorës”, ku ligjin e bëjnë të fortët e PS-së, të cilët kanë marrë në dorëzim trafikun disa miliardë euro të drogës.

Edi Rama e di, por hesht!

Premtoi punë për shqiptarët, por nuk po duken ato 300 mijë vende pune të premtuara. Zyrtarët thonë se janë punësuar kaq e aq persona, por nuk është ashtu siç thonë. Qeveria ka bërë një zgjidhje të drejtë duke zyrtarizuar të punësuarit e deridjeshëm që nuk paguanin sigurime shoqërore, por nuk ka  rritur numrin e të punësuarve. Pra, ka bërë  legalizimin e të punësuarve në të zezë. Një veprim pozitiv që duhet përkrahur, por nuk ka pse e quan sikur ka hapur vende të reja pune.

Edi Rama pritej të luftonte korrupsionin, siç premtoi kur erdhi në pushtet, por e ka kthyer këtë në sistem, bile e kontrollon fort e egër. Nuk guxon ministër të bëjë asnjë veprim pa e ditur Rama apo njerëzit e tij. Kjo po e shkatërron ekonominë.

Edi Rama bëri një veprim që ha diskutim, që lidhet me vendosjen e rregullit që secili të paguajë energjinë elektrike, ujin, taksat. Në të vërtetë varfëria është kudo dhe duhet të ketë një politikë me sociale për të varfrit për sigurimin e jetesës më minimale, etj. Ndërsa taksat janë rritur shumëfish me qeverinë Rama. Ai thotë se nuk paguajnë biznesi i vogël, por nuk  është e vërtetë, pasi Edi Rama duke rënduar biznesin e madh dhe sidomos të mesmin, indirekt ka rënduar dhe shtuar taksat për biznesin e vogël. Pasi nëse ka taksa të rënda siç janë sot mbi biznesin e mesëm ku është e punësuar shumica e njerëzve do të ketë falimentime, largim nga puna të një morie punonjësish, rritje të numrit të papunëve, shtim të  çmimeve,etj.

Edi Rama pagoi vërtet borxhet e kompanive të mëdha nga buxheti i Shtetit duke marrë kredi të forta nga të huajt, por nuk po shtron asnjë kilometër rrugë kombëtare. Po bën një rrugë buze detit nga Jugu dhe mirë bën, por Shqipëria nuk është vetëm bregdeti ku pushon Qeveria!

Ndaj ka ardhur koha që njerëzit të mendojnë për zgjidhje të tjera politike dhe të mos e bjerrin më votën për dy forcat e vjetra politike.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?