MENU
Thesari.com © 2001 - 2023

Rrefimi per femijet e moshes nga 18 deri ne 99 vjec i Ministrit Tahiri - Thesari

E Enjte 05 Mars, 2015
Rrefimi per femijet e moshes nga 18 deri ne 99 vjec i Ministrit Tahiri

tahiri-didi

Lexova deklaraten e Ministrit Tahiri dhe jam cudit. Dmth Tahiri ne takimin e pare me atentatorin "farse" ka degjuar emrin e Llalles midis te akuzuarve nga Tom Doshi. E cfare ka bere? Ke thirrur menjehere ne zyre Llalen me i than si esht kjo pune. Pastaj ne takimin e dyte thote se ka degjuar emrin e Ilir Metes si dergues. E cfare ka bere prap? Ka shkuar me vrap te Kryetari i Kuvendit (qe eshte Ilir Meta, bashk me Ramen nuk diskutohet) dhe ka raportuar per ate qe ka degjuar. E cfare donte te zbulonte Tahiri mbas kesaj, laraskat apo puplat e laraskes. Se po ti thush te dyshuarit me kan tregu per ty kshu-e-kshu ca pret ti qe te bej i dyshuari. Une them qe patjeter do pezulloje planin e do terhiqet duke fshehur sa te mundet gjurmet. Nuk e di ca mendimi ka Ministri Tahiri per kete pike.

Dmth shkurt, muhabete amatoreske si ato te kafes se lagjes edhe pse te kryera keto ne zyren e Ministrit dhe per me teper vijne e na e tregojne vet publikisht qe ta shohim edhe ne se nuk e kane idene se cfare nxjerrin nga goja dhe as nuk skuqen as nuk zverdhen fare. Pastaj po ta vesh re ne gjithe deklaraten e tij Tahiri i meshon fort faktit qe i eshte lutur e pergjeruar Doshit dhe kriminelit qe te benin kallzimin penal per kete qe thonin. E kuptoni si funksionon shteti Shqiptar apo jo. E thote vet Ministri i te Brendeshmeve. Une i them Ministrit - kam marre vesh se Dylberi ka vene nje bombe te shkolla e djalit tim po une dua te jem anonim. Ministri me thote - a te keqen hajde te besh denoncimin se s'di ca me bo pa bo ti denoncimin. Une i them - jo jo (dmth edhe skam aq sh besim te ty). Edhe Ministri per ti shku deri ne fund kesaj ceshtje, gjithmone per te miren time s'diskutohet, shkon kap Dylberin edhe i thote - ore se mos don te vesh bombe te shkolla ti se e kam marr vesh dhe une kete.

Pastaj vjen e na e perfundon tregimin Ministri duke na thene qe hisoria eshte farse e trilluar, se na paska bere hetime e ka vene kamera e ka kontrolluar shtepi plot e ka gerrmuar po hic gje nuk ka gjetur, as qenin e ngordhur. Nderkohe i penduari i Doshit mbas dy netesh te kendshme ne biruce, na qenka penduar prap, por ne drejtim te kundert kesaj radhe dhe ka deklaruar se e ka sajuar Doshi kete histori, edhe pse Doshi nga ajo kohe filloi te bridhte me kater bodyguard dhe nje makine te blinduar te re fringo qe i kishte kushtuar jo pak por 250 mije euro. Te gjitha keto per nje farse dmth.

Por na del edhe Keshilltari i Metes, Emiljano Aleksi, qe deklaron ne fb e tij se "kjo ngjarje ka shume emra". Pra paska nje ngjarje thote ai, ndryshe nga cfare deklaron Tahiri, qe s'i ka rezultuar asnje ngjarje. E vetmja gje qe mund te mendojme tashti eshte se ngjarja na qenka qe Tom Doshi e ka sajuar vet ngjarjen, dhe Keshilltari i Metes di shume detaje rreth kesaj ngjarje te sajuar nga Toma. Pra pregatituni mire, mbahuni fort e mos ju duket cudi fare se ne fund ky do jete edhe rezultati final i hetimeve te pa(ca)varura. "E shikoni pra, qe krisma s'ka patur... edhe sikur te kete patur ato kane qene diku tjeter".

Une nuk e kuptoj se si nje Minister i Brendshem nuk arrin te kuptoje qe me menyren amatoreske qe ai thote se ka vepruar, e ka futur veten ne nje siklet per dy gjera qe ai nuk i ka menduar fare. E para, sikur Toma sot te ishte duke folur me San Pietron ne boten tjeter, Tahiri duhet te ishte denuar per fshehje krimi. Nga ana tjeter, ne keto rrethana, sikur Tom Doshit sot e tutje ti ndodhe gje, jo vetem qe Tahiri do jete pergjegjes por do mbaje pergjegjesi te rende edhe (kush...) Rama dhe Meta me parti e me katandi dhe ka rrezik qe te na plasi dhe nje 97 tjeter, se vetem ate kemi mangut tashti. Keshtu qe Tahiri tashti duhet ta mbroje Tom Doshin si syte e ballit, me mire se c'mund te mbroje baben e vet.

Nqs Tahiri dhe ekipi qe ai drejton do ishte treguar profesional, duhet te kishin nisur hetimet e tyre me urgjence qe ne momentin e pare dhe ne fshehtesi absolute sa me shpejt, pavaresisht nese donte Toma apo jo. Dhe ne rast se historia e Tomes rezultonte pastaj false, atehere Tom Doshi edhe krimineli qe ai kishte kapur prej veshi, duhet te ishin kapur prej veshi te dy dhe te denoheshin per mashtrim dhe inskenim ne dem te shtetit. Keshtu te pakten e kishin perjashtuar edhe nga politika me arsye tamam, se sa ashtu si e hoqen ne menyre diktatorike.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?