MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

"Shekulli": Nëse zgjedhjet shtyhen, Kokëdhima do të kërkojë drejtimin e PS-së - Thesari

E Hënë 10 Prill, 2017
"Shekulli": Nëse zgjedhjet shtyhen, Kokëdhima do të kërkojë drejtimin e PS-së

Rama-Kokedhima

Nëse skenari i shtyrjes së zgjedhjeve do të realizohet, atëherë Koço Kokëdhima dhe lëvizja e tij “Zgjidhja” do të kërkojnë lidershipin e PS-së. Kështu shkruan sot editorialisti i gazetës “Shekulli”, Genc Burimi që ka ofruar “leximin e duhur” të takimit Kokëdhima-Basha.

Le të supozohet se opozita ndërron mendje dhe pranon të hyje në zgjedhje në datën e fiksuar nga ligji më 18 qershor. Por sërish ligji duhet ndryshuar sepse legalisht PD-ja, tani që kanë skaduar afatet, nuk mund të hyjë më në zgjedhje edhe po të dojë. Rama do të ishte i detyruar në këtë rast të thërriste deputetët që të votonin një ndryshim të Kodit Zgjedhor për t’i lejuar partive që s’janë regjistruar të regjistrohen. Por kur qenka e mundur të ndërrohet ligji për të shtyrë datën e rregjistrimit të subjekteve pranë KQZ-së, përse nuk mundet të shtyhet po nga këta deputetë data e zgjedhjeve që t’i lihet kohë përgatitjes së reformës zgjedhore? Rama është në këtë pikë në një kontradiktë flagrante. Prandaj Kokëdhima i sigurt se lideri i PS-së nuk do t’i shmanget dot shtyrjes së datës së zgjedhjeve, i “zuri vendin” atij në takimin me shefin e opozitës për të filluar pa humbur kohë nga diskutimet mbi thelbin e çështjes. Mbi përmbajtjen e reformës zgjedhore pasi pallavrat e Ramës që data e zgjedhjeve nuk shtyhet nuk bindin veçse atë. Për më tepër, Kokëdhima merr kështu “takim” në avancë me delagatët e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së më 29 prill. Ai do të paraqitet atje si lideri i fraksionit brenda PS-së që pati të drejtë para Ramës, si ai që tha se reforma zgjedhore do të bëhet duke shtyrë datën e zgjedhjeve. Nëse Rama zbrapset duke u detyruar nga presioni ndërkombëtar të shtyje datën e zgjedhjve, është normale që Kokëdhima do të kërkojë për lëvizjen Zgjidhja lidershipin e PS-së. Ndaj mund të thuhet me plot gojë se takimi i parë i punës midis PD-së dhe PS-së për t’i dhënë konturet reformës zgjedhore ndodhi në fund javë. Kokëdhima i nisi këto bisedime si lider fraksioni në PS. Ai do t’i përfundojë ato si kryetar i PS-së, i votëbesuar nga Kongresi për të nxjerrë vendin nga kriza e paparë institucionale dhe për t’i ofruar së majtës një fitore të re pa prapamendime vrastare midis aleatëve…”, shkruan Burimi.

Shashkë elektorale, prishje nervash, apo ambicie reale? Mbetet për t’u parë, por me gjasë duket se Kokëdhima po kërkon legalizimin e fraksionit të vet për të bërë atë që Ilir Meta nuk diti ta bënte në vitin 2003 kur u nxitua dhe la partinë.

Shkrimi origjnal: shekulli.com.al

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?