MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Skandali me “Crown Agents”: Shpenzon 400 mijë euro për mjete që nuk lejohen të qarkullojnë në BE - Thesari

E Hënë 12 Maj, 2014
Skandali me “Crown Agents”: Shpenzon 400 mijë euro për mjete që nuk lejohen të qarkullojnë në BE

crown-agents

Kompania angleze që kontrollon doganat shqiptare ka blerë në shumën 400 mijë Euro makina që rezultojnë me parametra të ndryshuar nga ato origjinale. Dhjete mjete Land Rover janë regjistuar në Shqipëri me dokumenta të falsifikuara duke hedhur dyshime të rënda mbi agjensinë “Crown Agents”. 

Kompania angleze “Crown Agents” e kontraktuar nga qeveria Rama, për të kontrolluar dhe zbuluar mashtrimet në doganat shqiptare, dyshohet se është përfshirë vetë në një aferë të falsifikimit të dokumenteve.

Hijet e një skandali rëndojnë mbi tenderin e parë të kësaj kompanie, për blerjen e 10 makinave të tipit “Land Rover Defender”.
Këshilli i Ministrave, i ka vënë në dispozicion agjencisë “Crown Agents”, një shumë prej 400 mijë eurosh për blerjen e 10 makinave që do përdoren për nevojat e saj në Shqipëri. Por këto makina janë blerë me të dhëna të tjera nga ato që janë regjistruar kur kanë hyrë në Shqipëri. 
Ato janë blerë në Angli, me parametra mjedisorë të kategorisë Euro 2 por në letrat me të cilat janë regjistruar kur kanë hyrë në vendin tonë, janë shënuar sikur janë të kategorisë Euro 5.

Makinat Euro 2 janë të destinuara për vende si India, Pakistani, Afganistani, apo shtete në Afrikë, dhe janë të ndaluara të qarkullojnë brenda Bashkimit Europian për shkak të nivelit të lartë të ndotjes. Por këtu nuk është në konsideratë respekti që ka “Crown Agent” për qyetarët shqiptarë.
Shqipëria nuk e ndalon futjen në territorin e saj të makinave euro 2, por atëherë pse makinat e porositura për llogari të “Crown Agent” kanë paraqitur të dhëna të rreme? Çfarë ka ndodhur dhe si ka mundësi që kompania që ka për detyrë të zbuloj mashtrimet në doganat shqiptare të jetë përfshirë në një falsifikim të tillë?

Në lidhje me këtë tender, “Crown Agents” ka kontraktuar zyrën ligjore “Kalo & Associate”, për të organizuar tenderin në shumën e 400 mijë eurove për blerjen e makinave. Zyra ligjore, siç e shihni në këtë dokument, ka shpallur tenderin duke përshkruar me detaje llojet e makinave dhe specifikimet teknike të tyre, ku ndër të tjera përcaktohet që ato të jenë të kategorisë mjedisore EURO 5. 

Firma fituese e tenderit ka sjellë nga Anglia në Shqipëri, nëpërmjet portit të Durrësit 10 makinat. Siç duket në dokumentet zyrtare të origjinës së makinës, ky mjet me këto të dhëna specifike dhe numër shasie rezulton i renditur në kategorin mjedisore “EURO 2”. Por e njëjta makinë, e regjistruar dhe zhdoganuar në doganat shqiptare që menaxhohen nga vetë “Crown Agents”, është përshkruar sikur i përket kategorisë mjedisore “EURO 5”, duke falsifikuar kështu të dhënat specifike të mjetit.

Si ka mundësi që makinat e “Crown Agents” të ndryshojnë dokumentacionin me të hyrë në Shqipëri? Përse ka ndodhur një gjë e tillë? 

Mjetet e kategorisë mjedisore “EURO 2”, që nuk lejohen të qarkullojnë në BE, në tregun e makinave kanë një çmim rreth 20 % më të ulët se mjetet që kategorizohen si “EURO 5”. Diferenva në çmim mund të jetë një arsye, por kjo duhet vërtetuar nga hetimi i organeve përkatëse. Madje jo vetëm kategoria mjedisore, por edhe parametra të tjerë rezultojnë të ndryshuara nga ato parashikuara në shpalljen e tenderit. 

Mësohet se për këtë veprim të jashtëligjshëm, edhe 4 kompanitë e skualifikuara nga tenderi, janë ankuar pranë zyrës “Kalo & Associate” duke renditur shkeljet e konstatuara, por i mbetet prokurorisë të nisë hetimet dhe të provojë këto falsifikime.

***************************

Doganat, “Crown Agents” merr 4.25 milionë euro në vit, pagesa edhe për blerje makinash

Skandali me “Crown agents”: Shpenzon 400 mijë euro për mjete që ndalohen nga BE

Kompania britanike, që po asiston doganat shqiptare në mbledhjen e të ardhurave, “Crown Agents”, ka shpenzuar plot 400 mijë euro për të blerë automjete që nuk plotësojnë as të nivelet minimale të ruajtjes ndaj mjedisit, madje që ndalohen të qarkullojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Në një kronikë televizive të "Vizion plus", thuhet se dokumentet tregojnë se kompania që ka për qëllim të reduktojnë evazionin në doganat shqiptare, e ka nisur punën duke falsifikuar dokumentet pikërisht në doganë.

“Crown Agents” ka blerë 10 automjete “Land Rover defender” që do të shërbejnë gjatë punës në terren. Por, këto makina kanë hyrë në Shqipëri me parametra të ndryshuar. /Vision+/

Mendimi juaj
12 Maj, 2014 15:33 UTC
ministri
On the same day... Vanyo Tanov, head of the Customs Agency, said that Crown Agents' work was not worth the money Bulgaria had paid it since 2001.
"I don't know what Crown Agents has done in the past but since I have been in office (since the summer of 2009) the fee they get is quite serious and not worth paying," Tanov was quoted as saying by Bulgarian National Radio.
Since 2001, Crown Agents has signed four contracts with Bulgaria, the most recent in January 2009 under the previous government, by Dyankov’s predecessor Plamen Oresharski, which expires in June.
Over the years, Crown Agents’ presence in Bulgaria was treated with misgivings by the media and, by extension, the public, because the contracts detailing the cost and the exact nature of the services rendered by the consultancy were classified.
12 Maj, 2014 15:51 UTC
crown agents
Doni te dini se kush eshte Crown Agents dhe me cfare merren?

https://groups.google.com/forum/#!msg/wanabidii/Inzxfx4AgdM/uFHyJb1oHxUJ

Ja nje paragraf:

Crown Agents was organizing covert weapons shipments into Africa well into the 1990s, helping to fuel the recent genocidal warfare in the Great Lakes region, and abetting the butcher Yoweri Museveni, in Uganda.
The current chairman and Senior Crown Agent is David H. Probert. Probert has been with Crown Agents since 1981. During this period he sat on the board of directors of the Birmingham Small Arms Company, one of the most famous weapons manufacturers in Britain. Another one of his directorships was with a company which reportedly held a majority stake in Defence Systems Limited, one of the preeminent British "private" mercenary outfits, now running around Africa and Ibero-America.
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?