MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Talluni sa keni dajakun në dorë, por kur t'ja u marrin nga dora... - Thesari

E Enjte 02 Shkurt, 2017
Talluni sa keni dajakun në dorë, por kur t'ja u marrin nga dora...

protesta-prokuroria

Tallni menderen me popullin, talluni. Do ju vijë dita shumë shpejt që populli të marri hak.

Sot tallet vajza jote me ty dhe me ne o Kryeprokuror që na bën kapriço sikur të ishte ndonjë sheik nafte, por mos harroni se kjo jetë është portokall.

Ne protestonim para zyrës tënde kundër paaftësisë së këtij institucioni për të zbatuar detyrën e tij. 

Sipas Kushtetutës, misioni i organit të akuzës është: të zhvillojë hetime dhe ndjekjen penale, të përfaqësojë në emër të shtetit akuzën në gjyq, të mbrojë interesat publike, t’u vijë në ndihmë organeve të drejtësisë si dhe të garantojë zbatimin e ligjit. Detyrën tuaj nuk e zbatuat për shumë çështje. Disa nga këto çështje që ne protestuam janë:

1. Gerdeci
2. 21 janari
3. Hetimi per blerjen e votes
4. Çeshtja Doshi
5. Serveri i Tatimeve
6. Vrasja e Santos
7. Çeshtja Fullani
8. Çeshtja ÇEZ
9. Tenderat e shendetesise
10. Avionet e Droges
11. 7℅ e Metes
12. Hetimi i pasurise te politikaneve

...e shumë e shumë të tjera. Por jo vetëm për paaftësinë tënde por edhe për korrupsionin që nuk të lejoj të bëje detyrën që more mbi supe.

Ju informojme se buxheti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme në 2015 ka qene 1.6 miliard dhe për 2016 1.8 miliard lek të reja.

Sot talluni me ne. Hapni gjyqe kundra nesh për disa protesta super të drejta, pa asnjë shkelje ligjore nga ana jonë për të na kthyer nga viktima në agresor. Por mos harroni se një ditë ky vend do bëhet. Dhe atë ditë ju do jeni në bankën e të akuzuarve. Jo vetëm ti, por edhe shumë politikan e "gjakpirësa" të popullit tim.

fb/mekshiqi

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?