MENU
Thesari.com © 2001 - 2023

Të dhjefsha konkurset Edi Rama - Thesari

E Martë 10 Dhjetor, 2013
Të dhjefsha konkurset Edi Rama

Konkurs-Einladung

Ja dhe idiotesia e radhës. Në zbatim të meritokracisë së premtuar, lëshohet një njoftim për një vend të lirë pune nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Siç mund ta shikoni edhe në foton poshtë, pozicioni që kërkohet të plotësohet është për një "Specialist në Sektorin e IT-së dhe Komunikimit", por kushti i parë që duhet të plotësoje kandidati është që të ketë mbaruar Juridikun. Se çfarë lidhje ka Juridiku me IT vetëm ai që ka lëshuar këtë njoftim duhet ta dijë. 

Por më idiotesk ky njoftim duket kur lexon kushtin tjetër: " - Të përdorë programet bazë të komputerit". 
Pra sipas këtij njoftimi, ose sipas atij që e ka lëshuar atë, titulli Specialist IT nënkupton këdo që përdor programet bazë të komputerit. Po kush janë programet bazë të komputerit? Edhe këtë duhet ta dijë vetëm ai që ka lëshuar njoftimin.

Unë nuk e di se si e ka fituar vendin e tij të punës ai që ka nxjerrë këtë njoftim (me konkurs apo me bythë), por një gjë është e qartë, që vetëm i drejtë nuk mund të jetë një konkurim i tillë. Me sa duket ne nuk heqim dot dorë nga drejtuesit "Barinj" që kanë kapur pozicionet më të larta nëpër Ministri, që shpallin konkurse dhe pastaj janë edhe kryetar jurie te ai konkurs dhe megjithëse vet nuk dinë nga lidhet gomari marrin guximin të vlerësojnë aftësinë e një specialisti. 

Ky njoftim për mendimin tim është ofendimi më i madh që i bëhet cdo Specialisti IT. Uroj që Kryeministri duhet ti vërë pak gishtin kokës me këta lango të zgjedhur në administratë përpara se ti kthehen konkurset në estrada.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?