MENU
thesari.com © 2001

Ule gishtin o anti-imperialist i vockël - Thesari

E Mërkurë 05 Tetor, 2016
Ule gishtin o anti-imperialist i vockël

IMG_0095

Z.Donald Lu do të mësojë që c’ke me të, të bësh detyrën tënde dhe kjo biles po pate fatin, se mund të jesh dhe pa fat.

Të qënurit kryetar i një partie X nga mijra parti në botë, e aq më tepër në Shqipëri, akuzuar për korrupsion dhe i patalentuar për të bërë punën e dhuruar të kryetarit duke e cuar partinë nga humbja në humbje, është hic me 5 trilion (sa buxheti i Amerikës) përballë një përfaqësuesi të shtetit amerikan sic është z.Lu i cili përcjell me zë, figurë e letër vetëm interesat e Amerikës. Pse doni të hiqeni si naiv, ju e ca satelitë që të rrethojnë e bëni si mendimtarë të mëdhenj duke hedhur shashka me erë se si rrëzohen mitet.

Sado delirantë,  të gjithë e dini fare mirë si qëndron e vërteta por kërkoni shesh për përshesh e meqë ra fjala unë bindem cdo ditë e më shumë se ju z.Basha jeni aty në atë parti vetëm për të ngrënë përshesh. As më shumë e as më pak se një impotent politikë i fobizuar nga autoritarizmi i shefit plak dhe i zv/ shefes në hije, individ cfarëdo, pa kurrëfarë ekselence, i psikologjisur mirë dhe i nxjerrë nga turma për t’i shërbyer me budallallëk shejtanllikut të një anatemuari publikisht nga politika ndërkombëtare, e cila doni apo s’doni ju, udhëhiqet nga Amerika.

Juve mund të mos ju pëlqeje ky fakt se do donit një pyll pa luan ku cdo majmun  të bëhej mbret, po ja që s’funksionon kështu.

Organizimi botëror sot është më afër se kurrë globalizmit ekonomiko-politik, i cili njësohet me një rend të ri mbarëbotëror pa kufinj e doktrina boshe e që do të thotë më pak luftë e më shumë uniformim në arritjen e tejkalimin e minimumeve jetike për cdo qytetarë të botës që sot vuan urinë e luftën. Kuptohet që e gjitha kjo nuk realizohet pa përplasje e konflikte, si dhe pa predominancën e një fuqie që udhëheq politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht sistemin.

Për këdo që ndjek sado pak zhvillimet në botë, është më se evidente, që Amerika është kjo predominancë, pa anashkaluar ambicjet e dukshme të një sistemi historikisht të dështuar si ai i Rusisë.

Tani, që të mos e zgjas shumë, ashtu si s’do mund ta zgjasni as ju z.Basha apo zotërinjtë e kushtetueses me të cilët po shpresoni të lani duart si Ponci Pilat para qindra gjykatësve e prokurorëve që do kryqëzohen, me kë do pozicionoheni me Amerikën apo Rusinë?! Se s’ka më hedhim valle në gojë të ujkut, këtë rast ujku ju përlan me gjithë kockat e Berishës.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?