MENU
thesari.com © 2001

Ylli Manjani: Udhëzimet antikushtetuese të Kryeministrit për KQZ tregojnë frikën që ka mbërthyer Ramën nga Ben Blushi - Thesari

E Mërkurë 22 Shkurt, 2017
Ylli Manjani: Udhëzimet antikushtetuese të Kryeministrit për KQZ tregojnë frikën që ka mbërthyer Ramën nga Ben Blushi

ylli-manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. sqaron në kuadrin ligjor pse Rama i jep KQZ-së vendime që janë kokë e këmbë antikushtetuese dhe anti-ligjore. Manjani këto lëvizje të liderit të Rilindjes i lidh me frikën që Rama ka ndaj Ben Blushit dhe lëvizjes së tij Libra. I trëmbur nga votat që Blushi, Hafizi dhe më tutje Kokëdhima mund ti shkëpusin Rilindjes nga elektorati i majtë dhe që do ta çonte Rilindjen në kuotat e humbjes dhe Ramën në shtëpi, ai vendos ti japë KQZ-së urdhëra anitikushtetues dhe antiligjor për ti përjashtuar këta kundërshtarë të frikshëm nga pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme politike.

Ja çfarë thotë Ylli Manjani në sqarimin e tij:

Miq,

Propozimi më i fundit i Kryeministrit që KQZ të interpretojë Kodin Zgjedhor sipas qejfit të tij politik, është ligjërisht dhe demokratikisht I PA PRANUESHËM!

Me pak fjalë, sipas Kryeministrit, mandati i deputetëve që kritikojnë atë dhe që largohen nga grupi i tij politik nuk vlen më ligjerisht! Kulmi! Kjo sjellje nuk është parë e as dëgjuar as në zgjedhjet e Marsit '91!

Kjo sjellje politike ka precedentë vetëm në shtetet diktatoriale!

Kodi Zgjedhor në nenin 68 të tij ka përcaktuar shumë qartë kriterin që partia politike që ka të paktën një mandat deputeti në 6 muajt e fundit, nuk ka nevojë të mbledhë firma mbeshtetëse për kandidatët e saj.

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë që sot më shumë se 6 muaj që nuk janë më anëtarë të grupit parlamentar të partisë së Kryeministrit! Sipas rregullores së Kuvendit në fillim të çdo legjislature bëhen edhe ndryshimet e grupeve Parlamentare dhe që vjet në tetor Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk janë më anëtarë të grupit të PS.

Sipas Kushtetutës mandati i deputetëve nuk lidhet me asnjë mandat detyrues. Pra askush nuk mund të detyrojë deputetin se si të flasë, votojë apo shprehet! Kjo do të thotë se mandati nuk hiqet/njihet edhe kur voton kundër partisë nga e cila e ke marrë atë mandat.

Gjithashtu, po sipas Kushtetutës, mandati i deputetëve mbaron në mënyrë normale vetëm kur mbaron mandati i Kuvendit. Mandati i këtij Kuvendi mbaron me 9 shtator të këtij viti. Pra nuk mbaron as me 18 Qershor e as me 28 Prill siç propozon Kryeministri i KQZ!

Nga ky rregull kushtetues nuk bën perjashtim Ben Blushi e as Mimoza Hafizi! Edhe atyre mandati ju mbaron si gjithë të tjerëve, përfshi dhe mandatin e vetë deputetit Kryeministër!

KQZ-së i ka mbërritur një projekt-udhëzim që e lidh mandatin me data të sajuara! Ky udhëzim nuk ka asnjë lidhje as me Kodin Zgjedhor e as me Kushtetutën!

Ka lidhje me Ben Blushin dhe me Mimoza Hafizin dhe me aktivitetin e tyre politik. Ka lidhje me hakmarrjen primitive politike të Kryeministrit!

Nuk bllokohen sot kundërshtarët të konkurrojnë! Diktatura e Proletariatit është rrëzuar njëherë e mirë nga sistemi politik dhe juridik i Shqipërisë.

Prandaj i sugjeroj KQZ të respektojë kushtetutën dhe ligjin e jo udhëzimet e diktaturës së proletariatit të Kryeministrit!

Duhet rrefuzuar ai palo Udhëzim!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?