MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Administrata Trump nuk e mbështet bojkotin e Partisë Demokratike - Thesari

E Mërkurë 29 Mars, 2017
Administrata Trump nuk e mbështet bojkotin e Partisë Demokratike

hoyt-brian-yee

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee, dha një mesazh të fortë për politikën shqiptare, ndërsa i bëri thirrje partive që të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Po ashtu, gjatë një interviste për RTK, Yee ripërëriti apelin e shtetit amerikan, ndërsa theksoi se opozita duhet të marrë pjesë në garën parlamentare.

Pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje kreut të PD-së që të ndalonte bojkotin në Kuvend dhe opozita të merrte pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në një reagim zyrtar, Ambasada amerikane në Tiranë tha se administrata e Trump nuk e mbështet bojkotin e Partisë Demokratike, ndërsa apeloi për dialog mes palëve.

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha deklaroi se kishte marrë mbështetje për kauzën e opozitës, gjatë takimeve me zyrtare të administratës se Presidentit Trump si edhe me senatorë e kongresmenë.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?