MENU
thesari.com © 2001

AKUZE PER VJEDHJE E SHPERDORIM. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, kallëzim penal për Arben Imamin - Thesari

E Hënë 09 Dhjetor, 2013
AKUZE PER VJEDHJE E SHPERDORIM. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, kallëzim penal për Arben Imamin

Arben-Imami-dy-gishta

Ministria e Mbrojtjes kallëzon penalisht ish-ministrin Arben Imami.  Imami akuzohet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike. Padia që do të depozitohet në Prokurorinë e Përgjithshme është hartuar nga një grup ekspertësh të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në të kërkohet nisja e hetimeve ndaj Imamit lidhur me akuzat për veprat penale “shpërdorim detyre”, “shkelje e kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje e barazisë në tendera”.

“Ky nuk është një kallëzim i zakonshëm. Është një padi e mirëargumentuar dhe e përgatitur nga një grup ekspertësh që e kanë shqyrtuar deri në detaje këtë aferë korruptive të cilët kanë dalë në konkluzionin që kush ka qenë pjesë të dalë para drejtësisë. I kërkoj në mënyrë të veçantë Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë në lidhje me këto procedura që kanë çuar në abuzime të mëdha me paratë publike. Kjo nuk është aspak komode për mua apo për bashkëpunëtorët e mi, ndaj paraardhësit tim, por kjo ishte gjëja e e vetme që duhet të bëja në kushtet e të ndodhurit përpara fakteve të tilla”, tha ministrja Mimi Kodheli, në një konferencë shtypi lidhur me këtë çështje.

AKUZAT

Akuzat për abuzime me 1.2 milion euro pagesa për reklamat televizive kanë çuar në prokurori ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Ishte ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ajo që ka bërë publike padinë në prokurori ndaj Arben Imamit, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, i cili në 4 vitet e qeverisjes së kaluar mbante postin e ministrit të Mbrojtjes.

Pëmes një deklarate për shtyp bërë sot rreth orës 14:00 nga godina e kryeministrisë ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur se Imami akuzohet për konsumimin e veprave penale, “shpërdorim detyre”, “shkelje e kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

“Ky nuk është një kallëzim i zakonshëm. Është një padi e mirëargumentuar dhe e përgatitur nga një grup ekspertësh që e kanë shqyrtuar deri në detaje këtë aferë korruptive të cilët kanë dalë në konkluzionin që kush ka qenë pjesë të dalë para drejtësisë. I kërkoj në mënyrë të veçantë Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë në lidhje me këto procedura që kanë çuar në abuzime të mëdha me paratë publike."- nënvizoi Kodheli.

"Kjo nuk është aspak komode për mua apo për bashkëpunëtorët e mi, ndaj paraardhësit tim, por kjo ishte gjëja e e vetme që duhet të bëja në kushtet e të ndodhurit përpara fakteve të tilla."- shtoi Kodheli në fund të deklaratës për shtyp.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur për A1 Report dhe Shqiptarja.com se, dosja e parë që është dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ka të bëjë me mënyrën e dhënë nga Ministria e Mbrojtjes e reklamave ndaj televizioneve.

Bëhet fjalë për shpenzime për spote publicitare në 2 vitet e fundit që sipas burimeve të A1 Report kapin vlerën e 1.2 milionë euro, duke filluar nga 100 vjetori i Repartit Ushtarak numër 6660, të paguara një kompanie reklamash që janë transmetuara në media proqeveritare, asokohe.
 
Të njëjta burime për A1 Report bëjnë me dije, se nga dikasteri i Mbrojtjes janë duke u përgatitur dhe kallëzime të tjera si aferat me karburantin, shkelje këto të kryera nga Imami.
 
Imami në këto moment është zyrtari i parë i qeverisë Berisha që përfundon në prokurori. Pasi i pyetur dy ditë më parë, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deklaroi se nuk kishte asnjë dosje për zyrtarë të lartë dhe në momentin që do të kishte kallëzim do të hetohej cilido.

 REAGON IMAMI: AKUZAT E PAVERTETA 
Ish-ministri i Mbrotjes Arben Imami përmes një deklarate për shtyp nga selia e PD-së thotë se  akuzat janë të pavërteta dhe se ai ishte përcaktuar si armik i kreut të PS-së prej dy vitesh.

“Qytetarët duhet ta dijnë se në ministrinë e Mbrotjes nuk ka asnjë abuzim me ligjin, asnjë abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Por ishte përcatuar prej dy vitesh armiku i kreut të PS dhe u bënë përpjekje për të montuar një akuzë false duke akuzuar një institucion model për tenderat. Jam i sigurtë se nuk do të dalë asgjë.

Kryeministrit i them se po kapërcen një vijë të kuqe ligjore, politike por duhet ta dish mirë se kërcënimet e tua nuk trembin askënd dhe ti e di fare mirë që nuk më trembin as mua”- tha Imami.

Deklarata vjen një orë pasi ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli bëri publike kallzimin penal për konsumimin e veprave penale, “shpërdorim detyre”, “shkelje e kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
A keni besim se qeveria Rama 2 do e përmirësojë jetën tuaj?