MENU
Thesari.com © 2001 - 2023

Aleanca Kuq e Zi: Kosova është Shqipëri, Greqia e Turqia janë fqinjët tanë - Thesari

E Premte 25 Tetor, 2013
Aleanca Kuq e Zi: Kosova është Shqipëri, Greqia e Turqia janë fqinjët tanë

Logo_of_AK

TIRANE - Aleanca KuqeZi, duke reaguar pas deklarates ” Kosova eshte Turqi, Turqia eshte Kosove”, kërkon një reagim zyrtar të qeverisë shqiptare të Tiranës dhe Prishtinës, duke e quajtur kete cenim të integritetit kombëtar.

Sipas AK, “Kosova është Shqipëri, Greqia dhe Turqia janë komshi”. “Për vite e vite me rradhe asnjë kryeministër shqiptar nuk ka guxuar që të deklarojë se Kosova është Shqipëri. Ju gjithmonë keni hezituar të deklaroni se Kosova është Shqipëri ndërkohë që kryeministri turk Erdogan deklaron se Kosova është Turqi. Le ta marre vesh gjithë bota mbarë se Kosova, Cameria, Ilirida, Presheva, Ulqini janë Shqiperi dhe Greqia apo Turqia janë thjesht dhe vetem fqinjët tanë”- shkruan AK, ne faqen e saj ne FB.

Sipas AK, shqiptarët janë një komb i pastër etnik dhe askush nuk mund të përdorë influencen ekonomike apo monopolet në Tiranë dhe Prishtinë,

“Kryeministri Rama brenda një muaji ka konsideruar shqiptarët në Maqedoni pakica etnike, ka vlerësuar turqit vëllezer, grekët motra dhe kosovarët miq. Kjo përbën një nga fyerjet me të rënda për identitetin tonë kombëtar”- thote AK.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?